Zbulohet një vath ari 2 200-vjeçar

8 Gusht 2018, 16:23Lifestyle TEMA

Arkeologët izraelitë kanë zbuluar sot një vath prej ari që datonte që prej 2 200 vitesh dhe përfaqësonte kokën e një kafshe me brirë, e para e këtij lloji zbuluar në Jeruzalem, sipas tyre.

Një unazë e stilit helenistik u zbulua në tetor të vitit 2017, gjatë gërmimeve në qendrën e quajtur “Qyteti i Davidit” dhe u bë objekt i një artikulli shkencor, por gjetja nuk është prezantuar ende për shtypin, raporton ata.

“Ne nuk dimë shumë gjëra për Jeruzalemin e epokës helenistike, në shekullin II-III para Jezu Krishtit”, theksoi profesor Yuval Gadot, nga Universiteti i Tel-Aviv, bashkëdrejtues i gërmimeve.

“Qyteti, konsideruar gjithmonë si shumë konservator, nuk ka lejuar hyrjen e objekteve që vinin nga bota e jashtme”, theksoi ai duke shtuar se gjetja e një vathi të stilit grek është shumë befasuese.

“Kjo hap një debat mbi natyrën e popullsisë së Jeruzalemit të asaj kohe”, shtoi ai.

Nuk dihet nëse vathi është mbajtur nga një burrë apo një femër dhe cilit besim fetar i përkiste”, theksoi autoriteti arkeologjik izraelit në një komunikatë.

“Por, cilësia e bizhuterisë dhe fakti që ajo u zbulua në afërsi të Malit të Tempullit, atje ku ngrihej tempulli hebre i Jeruzalemit, shkatërruar nga romakët, të bën të mendosh se pronari i kësaj bizhuterie i përkiste një klase të privilegjuar”, shtoi autoriteti arkeologjik izraelit. (TemA)

1 komente në “Zbulohet një vath ari 2 200-vjeçar”

  1. Aleksander Thana says:

    Vathe te ketij stili gjenden edhe ne te quajturen Kultura e Matit, e periudhes Ilire, te cilat jane ilire e jo helene. Thenia e prof.Godat se qyteti i asaj periudhe paska qene konservato e se nuk pranonte te huaj, eshte tendencioz, ska logjike historike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje