Ahmetaj i përgjigjet me shifra akuzave të PD për punësimin dhe bizneset

9 Gusht 2018, 10:33Ekonomia TEMA
Ahmetaj i përgjigjet me shifra akuzave të PD për punësimin

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i është përgjigjur deklaratave të diteve të fundit nga deputetët e opozitës lidhur me ecurinë e ekonomisë së vendin.

Përmes një postimi në “Facebook”, ministri Ahmetaj ka publikuar shifrat që tregojnë shifrat e punësimit dhe bizneseve të reja.

“Ja e vërteta e shifrave mbi punësimin, bizneset e reja dhe ekonominë!

Qershor 2017-Qershor 2018, rezultojnë 38 mijë vende të reja pune në ekonomi.

Në shtatemujorin e parë të vitit 2018, janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja (efekti neto nga diferenca mes bizneseve të regjistruara rishtazi dhe atyre të çregjistruara)

Dhe sa per t’ju kujtuar korbave të dëshpëruar… rritja ekonomike aktualisht është 4.5 herë më e lartë se ajo që gjetëm në 2013!””, shkruan ministri Ahmetaj. (TemA)

1 komente në “Ahmetaj i përgjigjet me shifra akuzave të PD për punësimin dhe bizneset”

  1. olimpia says:

    Ahmetaj ,mos ju pergjigj banditeve tye PD ,por njerezve ,atyre qe punojne dhe atyre qe kerkojne pune .Si eshte e mundur qe industria e fasoneve paguan maksimumi 30.000 leke puntoret qe japin nje fitim te larte pronareve….Shumen nga punedhenesit kane transferuar prodhimin nga perendimi ne Shqiperi.Ne perendim nje rrobaqepese merr zakonisht 1200 E ne muaj plus siguracionet .Ne Shqiperi,keta punedhenes paguajne 200 E…Pra vetem nga fuqia punetore fitojne neto 1000 E .Ateherè eshte shfrytezim kriminal ,me keq se ne Afrike qe u behet grave shqiptare .Minimumi duhet te paguhen 1/3 e atyre ne perendim,pra 400 E,,dhe gjithesesi punedhenesve u mbetet nje fitim i larte vetem nga fuqia punetore ,plus ngfa shitja e mallit.A ben njeri llogari ne kete shtet??Apo jeni te kenaqur qe nuk ka rezistence ,nuk ka sindikata ,sic shprehet liberali Rama .Sepse ne Shqiperi xhirojne miliarda ,por gjithnje ne xhepat e nje grupi biznesi plus politika ,plus drejtesia plus shendetesia.I ngjajme Anglise dhe Gjermanise tye shekullit te xlx,ku punetoret paguheshin vetem per te mbijetuar.Askush nuk kujtohet per qindramijra njerez qe jetojne ne varferi .Ironia eshte se me votat e popullit tye majte zbatoni politika te djathta ,pa piken e ekuilibrit .PPP,koncensionet,prirja drejt betonizimit dhe jo industrise,shkaterrimi i ndergjegjes shoqerore kundershtuese jane me keq se thecherizmi ..
    Rama ,Ahmetaj ,ktheni rruge drejt shtetit social ,vendosni rrogen minimum tye pakten 300 E ,shterngoni miliarderet te investojne ne industri dhe jo ne kulla ,lereni teatrin deri sa te shembet ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje