Ekonomia, Rama publikon raportin. Përgjigje ndaj ankesave: Konfirmohet ecuria pozitive, s’ka nevojë për koment…

6 Gusht 2018, 08:26Ekonomia TEMA

Kryeministri Rama e ka nisur diten sot me nje lajm nga ekonomia, duke iu pergjigjur keshtu gjithe atyre qe ankohen per gjendjen e veshtire me te cilen perballen e gjithashtu edhe kritikave per politikat qe po ndjek qeveria e tij.

Ai ka publikuar sot raportin e agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, e cila sipas tij, ka konfirmuar ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Mesazhi i Rames:

Dhe me këtë pasqyrim që s’ka nevojë për komente të agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, e cila ka konfirmuar ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë?

⭐Shqipëria pritet të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe ka pak gjasa të pësojë çbalancime fiskale ose të jashtme, gjatë tre a katër viteve të ardhshme.

Performanca fiskale e vendit është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit, mbështetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadër fiskal i përmirësuar, i cili tani përfshin edhe një frenim të formalizuar të defiçitit (Ligji Organik Buxhetor). Kjo do të ndihmojë vazhdimësinë e uljes së risqeve që lidhen me borxhin e lartë publik.

S&P njeh përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar ekonominë informale, për të arritur statusin e kandidatit formal për pranimin në BE.

S&P parashikon që ecuria fiskale e Shqipërisë të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me vlerësim të ngjashëm. Kjo si rezultat i pritshmërive pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të defiçitit buxhetor nga qeveria.

5 komente në “Ekonomia, Rama publikon raportin. Përgjigje ndaj ankesave: Konfirmohet ecuria pozitive, s’ka nevojë për koment…”

  1. No Coment says:

    Cdo fjali e Rames ka per kryefjale:
    No Coment! (nga njerezit qe e degjojne)
    Ato qe thote Rama, perfshire pordhet e tij,
    jane postulate qe nuk mund te diskutohen..

  2. Zigur Qarri says:

    Agjencia huaj mor Haxhi Qamil,i ka marre te dhenat nga ekspertet e ekonomise shqiptare,prandaj o mashtrues,
    cito me emra ekspertet qeveritare nga kan dale te dhenat ,dhe jo agjencine e huaj,qe nuk merr asnje pergjegjesi
    per dezinformacion.Meqe paska “ecuri potitive ekonomia”,perse e kan braktisur vendin afro 500 mije shqiptare
    gjate kohes se qeverisjes tende?!Perderisa Shqiperia drejtohet nga nje Minister financash,qe nuk eshte financier,
    nga nje Kryeminister drogaxhi,qe as Mesues vizatimi nuk e punesuan ne France,kuptohet mire se ne çfar gjendje
    eshte e konomia, qe nga 210-2017 ka punesuar vetem 28 mije persona,dhe keto kan qene ne sektorin publik,
    militante te PS-s qe sevendesuan ata te Pd-s.”Ligji që i ul taksat kumarit; Me koncesion do paguajnë 40 % më pak
    tatime”

    1. patrioti says:

      Zigur Qarri , pas nje shpelarje te pergjitheshme te trurit , shndrohet ne Zagar Qorri dhe ca nga ca po ze vendin e Nokes , Palokes , Vokshit , Lulit etj.
      Degjo ,more Zagar , me tipa si ty , Rama fshin menderen çdo mengjez ne banje . Hajt , te fala Strazimirit dhe gazetes 55 . Je nje qenef i keq .

  3. raul says:

    si eshte ne rregull ekonomia mor z. kryeminister kur humbjet ne Oshe jane 25 % me te lartat ne bote kur ato nuk duhet te kalojne 6-8% ne vere dhe 12-14% ne dimer

  4. Zabiti says:

    Je i njejte si Ai i pari. Ia mbushni mendjen botes per ekonomine, vetem shqiptareve jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje