Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar pas kthimit për rishqyrtim në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta të ligjit “Për të ardhurat” .
Përmes një deklarate për media ministria e Financave sqaron se ndryshimet e propozuara ne ligj, per tatimin mbi lojerat e fatit, nuk sjellin asnje ndryshim apo relaksim te tatimit per kategorite e lojerave te fatit nga ligji i vitit 2015, perkundrazi, unifikojne proceduren e tatimit, per te gjithe kategorite e lojerave te fatit, perfshire Lotarine Kombetare qe me ligjin e vjeter ka qene e perjashtuar.
Reagimi i plotë i ministrisë së Financave:
Nuk ka asnjë ndryshim në ligjin “Për lojrat e fatit” dhe asnjë relaksim sa i përket tatimit mbi lojrat e fatit, përkundrazi ka njehsim të aplikimit për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit
Kuadri rregullator dhe fiskal i lojrave të fatit është vendosur dhe standardizuar në vitin 2015 me Ligjin 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërise” i cili përcakton konceptet, përkufizimin dhe mënyren se si tatohen të gjitha kategoritë e lojërave të fatit.
Neni 52/2 i këtij ligji përcakton shprehimisht se të gjitha kategoritë e lojërave të fatit tatohen në masën 15 për qind mbi të ardhurat bruto.
Neni 52
Detyrimet tatimore 2.
Të ardhurat bruto nga loja për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit tatohen në masën 15 për qind, përveç rasteve të parashikuara ndryshe me ligj të veçantë.
Në ligjin e sipërcituar, Neni 4, pika 40, përcaktohet qartësisht baza e tatueshme, që është e ardhura bruto nga loja.
Neni 4
Përkufizime 40.
“Të ardhurat bruto nga loja” është shuma e mbetur organizatorit nga diferenca midis shumës totale të luajtur nga lojtarët në lojërat e fatit dhe shumës së fituar prej tyre.
Eshtë ky sistem fiskal dhe rregullator të cilin Presidenti në argumentat e tij e cilëson si “regjim fiskal dhe rregullator të rreptë, që synon shtimin e barrës fiskale, me qëllim dekurajimin e këtij aktiviteti”.
Dhe është pikërisht ky sistem fiskal të cilin synon të unifikojë ndryshimi i miratuar nga Parlamenti dhe i kthyer nga Presidenti.
Kjo, sepse e vetmja kategori që bënte përjashtim nga ky rregull, ishte Lotaria Kombëtare, e dhënë me ligj të veçantë nga Qeveria Berisha në vitin 2013, nr. 95/2013 “Për miratimin e marrëveshjes së licencës për Lotarinë Kombëtare ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “Oesterreichische Lotterien”, Gmbh, nëpërmjet shoqërisë “Olg project” Shpk, sipas të cilit kjo kategori lojrash është e tatueshme në masën 10%.
Ndryshimi i propozuar, jo vetëm që nuk bie ndesh me rregullimin e vendosur në vitin 2015, por e unifikon këtë rregullimin duke përfshirë edhe Lotarinë Kombëtare në të njëjtin kuadër fiskal.
Neni 5
Paragrafi i dytë, i pikës 7, të nenit 38, “Dispozita kalimtare”, ndryshohet, si më poshtë vijon: “Tatimi mbi lojërat e fatit sipas nenit 52/2, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, aplikohet me shkallën 15% mbi të ardhurat bruto nga loja për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit, përfshirë Lotarinë Kombëtare të licencuar sipas ligjit 1 nr.95/2013. E ardhura bruto nga loja është shuma e mbetur organizatorit nga diferenca midis shumës totale të luajtur nga lojtarët në lojërat e fatit dhe shumës së fituar prej tyre. Tatimi mbi fitimin llogaritet në përputhje me dispozitat e këtij ligji.”.
Pra, nuk ka asgjë të re përsa i përket shkallës tatimore apo bazës së tatueshme lidhur me tatimin mbi lojrat e fatit, por qëllimi i ligjëvënësit i shprehur qartë në këtë parashikim ligjor ështe përcaktimi i një regjimi fiskal dhe rregullator të njejtë, njësoj i aplikueshem, për të gjitha kategoritë e lojrave të fatit.
Presidenti, nëpërmjet mos dekretimit, ndoshta pa dashje, ka rrëzuar pikërisht parimin që synon të mbrojë, pra parimin e një sistemi të rreptë dhe njësoj i aplikueshem për të gjithë.
Nëse ndryshimet e kthyera nga Presidenti nuk do të hyjnë në fuqi, atëhere do të kemi një trajtim të diferencuar të një subjekti në treg, i cili do të vijojë të tatohet me shkallë tatimore 10%. (TemA)
E ç’ke, a i vrarë, që i trazon të ardhurat Likes?!
Tatim per fitimin,duke u marrre vetem me lojtat e fatti !!!!!!!?
A e di ministri sa duhet te tatohet nje dyqan i dyte i trete..i tete !???
Po shtepia e dyte,e trete !??
Ne nje shtet ku veprimet nuk kalojne nepermjet bankave,nuk mumd te tatahet fitimi,por mashtrimi.
Z.Minister nxirre ekonomin nga informaliteti,ne te kundert je i koruptuar
Meta e dime te gjithe kush eshte,po me ordiner se ky Ahmetaj nuk gjen asgjekundi
JO SHQIPERISE DEMOKAZINO !
– Stop lojerave vrastare te fatit . !
– Profecia e Shefqet Verlacit
– Hallall gjiri i nenes Z. President !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Presidenti i Shqiperise Zoti Ilir Meta nuk dekretoi nje ligj ala demokazino te qeverise shqiptare .
Nje vendim plotesisht i drejte dhe nje argumentim i shkelqyer ligjor nga Presidenti Ilir Meta !
Rritje taksash dhe kontroll strike per keto hiena te ndyra!
Mbyllini sa me pare pa vrare per se gjalli me mijera familje, gra e femije dhe vete viktimat e kesaj Mafia qe sponsorizohet nga djalli a nga kushdo qofte !
Stop !
Sipas te dhenave jo te plota te shtypit rreth 11 veta kane kryer vetvrasje ne keto 7 muajt e fundit, qe pervec parate dhe fatit ua kane rrembyer edhe trurin dhe jeten viktimave te tyre !
Te mos e kthejme edhe Shqiperine ne nje Demokazino !
Lojrat e fatit jane lojerat e Djallit vet!
Stop !
Demokazino eshte nje fjale qe po e perdori per here te pare publikisht ashtu sic kam perdorur fjalen demokrature dhe Salikraci qysh ketu e 24- 25 vjet me pare!
Por ka vite qe e perdor me shoke e miq !
Lojerat e fatit jane vetvrasje jo vetem per viktimat por edhe per familjet e pafajshme, per prinderit, per grate dhe per femijet, per vellazerinee tyre !
Pse ?
Po ju sjell profecine shqiptarit me te pasur ne vitet 20-40 te shekullit te kaluar Shefqet Verlacit !
Djali i tij shkon per studime te larta ne Itali, natyrisht i shoqeruar nga truproja dhe kujdestari i tij…
Vitin e pare shkelqen ne mesime e gjithcka …. I jati krenohet me birin e tij …
Ne fund te vitit te dyte kujdestari i tij informon Shefqetin se ishte shume mire po jo si ne vitin e pare !
Kur e pyet per aresyen e renies, kujdestari i thote se ka filluar te merret me femra dhe i ka lene pasdore mesimet ! Hajt se i ri eshte dhe i riu si veriu !
Vitin e trete bie ne pikiate!
Pervec femrave kishte filluar te pinte ! I jati shqetesohet por e justifikon perseri me moshen !
Ne prag te fundvitit te fundit, kujdestari njofton Verlacin se i biri rrezikonte te mbetej ne provime… !
Shefqeti e pyet ate se cila ishte aresyeja e kesaj dekadence, renie te rende !
– Vallahi Bej, djali ka filluar kumarin dhe ka harruar mesimet !
– Ah i mjeri une … Paskam mbetur pa kete djale… thote Verlaci.
Therret keshilltarin e tij dhe i thote pergatit nje lajmerim vdekjeje se Shefqet Verlacit i ka vdekur ky djale … Ka marre rrugen e dreqit dhe nuk ka kush cfare ti beje!
Ky eshte kumari, lojerat vrastare te fatit , lojerat e djallit !
Kjo eshte demokazinoja qe eshte kthyer ne nje epidemi boterore!
Nese per mbare Boten eshte nje fatkeqesi, per nje vend te Vogel e te varfer si Shqiperia eshte nje tragjedi!
Demokazinoja eshte piramida me e ndyre, me djallezore, me rrenuese me grabitqare per miliarda njerez ne mbare Boten!
Eshte nje ves qe ua kalon edhe kokaines heroines dhe duhanit te marra se bashku.
Eshte djalli vet …
Larg nesh !
Stop Shqiperise demokazino !
me dashuri e qetsi i fusni gisht?n likes se esht merzitur
Ne cdo vend tjeter,ky minister do ishte i dorehequr per fyerje te institucioneve te shtetit te vet.
Ne Albanistan,ky do te gradohet…nga partia e tij,qe e ka zgedh ate President debil sipas ketij minister…
Ky po qane pastrimin e pareve te droges qe nuk do mundet me me ba…
A e kane ble ruset gazeten tema?
Se po me duket se shume po i fryen kjo gazeta disa tema qe i shkojne per stat rusise e serbise…
Cudi si vetem tema e ´gjen’ kete kryeveper nga patriote qe mitrovicen e kane aty te okupuame e nuk reagojne….
Cudi jo?
Cfare patriote jane keta,nga ato qe martojne motrat me shije si disa te ketij forumi…
dy super hajdute qe zoti ja nxjerrte per hundesh pasurine, qe te na vije turp si popull qe lejojme keto
katunare te shkelin qytetarine