Nuk lëshonin kuponin, tatimet bllokojnë të tjera hotele dhe lokale luksoze në bregdet

29 Korrik 2018, 11:26Ekonomia TEMA

Strukturat e Hetimit Tatimor bëjnë me dije se janë duke vijuar kontrolle verifikimi për subjekte që ushtrojnë veprimtari ekonomike në zonat turistike në vend, me qëllim zbatimin korrekt të legjislacionit fiskal.

Gjatë prezencës së këtyre strukturave në terren janë konstatuar tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar apo që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje.

Nga kontrollet e ushtruara nga Hetimi Tatimor Rajoni Qendror janë konstatuar rastet, për të cilat u morën masat si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin “Adriatik 2”, me vendndodhje Golem, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin hotel “Kamomil” me vendndodhje Golem, Durrës, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin bar kafe “ Favol” me vendndodhje Tiranë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Ndërsa referuar kontrolleve të ushtruara nga Hetimi Tatimor Rajoni Jugor, u morën masat si më poshtë vijojnë:

– Për subjektin Dorjan Maze, me vendndodhje Borsh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

– Për subjektin Aleksandër Duka, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Floreta Dura, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Florika Feruli, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

– Për subjektin Spiro Llajo, me vendndodhje në Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, me qëllim që të sigurohet një ecuri sa më pozitive e sezonit veror për të gjithë turistët, por dhe të garantohet konkurrenca e ndershme. (TemA)

4 komente në “Nuk lëshonin kuponin, tatimet bllokojnë të tjera hotele dhe lokale luksoze në bregdet”

  1. Roberto says:

    Ju mire beni qe kontrolloni dhe merrni masa per shkeljet por pse nuk vendosni edhe kontrolle per cmimet astronomike dhe abuzive qe aplikohen sidomos ne sezonin e veres?? Te jete e vertete qe nje veze kushton 800 leke te reja?? po nga 8 leke apo 10 leke apo 50 leke nese blihet ne dyqan te shitet 800 leke(8000) dhe pervec ketyre duhet te ruheni dhe nga kamarieret se ju qethin dhe ju rruajne c’do dite??? Keto rregulloni dhe mos lejoni qe te hash nje koker apo dy kokra veze dhe ti paguash sa frengu pulen. ???????

    1. Bambi says:

      Po nuk pste leke, skuqi vete vezet…
      Kapitalizmi eshte kerkese oferte. Po nuk te pelqen , nuk te detyron njeri te shkosh.

  2. rroku says:

    Shume mire bjeruni qelbesirave se i pine gjakun pushusve me cmime ne stratosfere, hajdute e te pa ngopur jane, me lire eshte te shkosh ne Antale qe ke per te paguar dhe avjonin se sa ne jug.

  3. drino says:

    Eshte shume e drejte por kjo pune nuk duhet bere me fushata por duhet ne vazhdimesi se dihet qe pronaret qe Edi ju uli yatimet jane gangestere, ulja sa te duash ata perseri jane te babzitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje