Referuar publikimeve në media rreth procedurës së hapjes së garës për dhënien me koncesion partneritet publik/privat për “Ndërtimin, financimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot-Balldren”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron sa vijon:
Vlera e shënuar në relacionin e Buxhetit të Shtetit përfaqëson vlerën e parashikuar të kostos së ndërtimit të kësaj rruge në momentin kur është paraqitur idea. Ndërkaq, vlera e vendosur në fondin limit të hapjes së garës për këtë koncesion është 20.1 miliard lek dhe përfshin brenda saj edhe ndryshimet që ka pësuar projekti për ‘Ndërtimin, financimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot-Balldren”.
Konkretisht, projektit i janë shtuar krahasuar me atë fillestar sa vijon:
1. Ndërtimi i rrugëve sekondare që nuk ishin parashikuar në variantin e parë por të konsideruara të domosdoshme.
2. Sjellja në parametrat e kategorisë A të aksit ekzistues si dhe përmirësimi i nivelit, shtimi edhe i korsive të emergjencës në këtë aks.
3. Rikonstruksioni i dy urava ekzituese mbi lumin Drin dhe Mat si dhe i të gjitha veprave të artit për ti sjellë edhe ato në parametrat e kësaj kategorie rruge.
4. Përmirësimi i parametrave të rrugës në zonën kënetore nga Ura e Drinit deri në hyrje të tynelit dhe i të gjitha nënkalimeve që i shërbëjnë komunitetit.
5. Ndriçimi i të gjitha nyjeve hyrëse dhe dalëse që nuk ishin parashikuar në variantin e parë.
6. Përmirësimi i sinjalistikës vertikale dhe horizontale në rrugën ekzistuese sipas Kodit të Bashkimit Europian për rrugë të kategorisë A
Kosto e parashikuar në fondin limit të hapjes së procedurës përfshin kryerjen e një pakete ndërhyrjesh të reja krahasuar me variantin fillestar ndaj dhe shuma ndryshon nga ajo e shënuar paraprakisht në relacionin e Buxhetit të Shtetit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë garanton median dhe opinionin publik se për secilin projekt të Partneritetit Publik Privat në fushën e infrastrukturës rrugore do të merret kompani e huaj e specializuar për të kryer supervizimin dhe çertifikimin e punimeve dhe kostove përkatëse.
Ada e njeh mire kete hajduten e kerkuar ne Amerike per vjedhje, qe me prapaskena, vjedhje e fallsifikime ka ndertuar jeten dhe karrieren e saj. Funderine shqiptare.
ikni ore laro…vete rruga me shtrenjt se ne Gjermani ku puntori merr 7 fish me shume
Pike e zeze rruge e projektuar nga injorantja Entela Prifti (Cano) qe mezi ka marre nje diplome me te shtyra ne kohen kur per te mos mbyllur degen e hidroteknikes ne fakultetin e ndertimit kaloheshin dhe perbindesha te llojit te saj. Person i kerkuar nga drejtesia amerikane per vjedhje qe eshte kthyer pergjithe naten nga Amerika ne Shqiperi ti shpetonte burgut.
Merrni Aqadhjemik Jorgaq Kacanin tu auditoje se ai eshte specialust vjedhje. Yytttt ne litar gjithe hajdutet
As mos e bëni gabimin me tenderu këtë rrugë pa kryer PROÇEDURAT :
1. Miratimin e Projektit Fitues , i dalë nga konkurimi dhe ballafaqimi i të paktën 4 projekteve , ndën drejtimin e komisionit ad-hoc vetëm me specialista e asnjë politikan dhe përfaqësues e drejtues të lartë të administratës .
2. Vlerësimi i VLERES së gjithë trasesë , bashkë me pjesët anekseve përkatëse , sipas vlerës së tregut dhe rregullave e ligjeve në fuqi .
Ky vlerësim duhet të ketë marrë MIRATIMIN , NENSHKRIMIN dhe GARANCINE e të gjithë organeve të pushtetit vendor në vendet ku kalon .
Kjo vleftë do jetë pjesë integrale dhe e pa diskutueshme në vleftën e përgjithshme të projektit .
3. Të zhvillohet KONKURSI , Kombëtar e Ndërkombëtar , për përcaktimin e SUPRVIZORIT , me pjesmarrjen e të paktën 4-5 kompanive apo organizmave të specializuara dhe licensuara për këtë punë .
KONKURSI për përcaktimin e SUPERVIZORIT fitues , duhet të zhvillohet në mënyrë korrekte , i hapur dhe pa asnjë kufizim , apo përkrahje të njëanëshme . SUPERVIZORET , pjesmarrës në tender , duhet të disponojnë paraprakisht dokumentacionin e plotë teknik të projektit , kushtet e lëvrimeve të fondeve dhe garancinë shtetërore për PLOTFUQISHMERINE e SUPERVIZORIT ndaj operimit me këto fonde .
Po ashtu , në proçesin e Konkurimit për SUPERVIZORIN , duhet t’i përcaktohen me detyrim , kushtet , që i kërkohen dhe sa ofron pjesmarrësi për vendosjen e Garancisë Pasurore dhe asaj Ligjore për marrjen përsipër të kësaj detyre . Supervizorët , kanë plotësisht të drejtë ligjore për të bërë vërejtje dhe sugjerime karshi projektit dhe kushteve të realizimit të detyrës e janë të detyruar t’i paraqesin ato gjatë konkurimit .
4. Faza e fundit – Tenderi i hapur kombëtar , apo ndërkombëtar , ndën drejtimin e Komisionit , por detyrimisht me pjesmarrjen e SUPERVIZORIT , me të drejtën e votës më të fortë se të kujtdo në procesin e tenderimit .
Pjesmarrësit nuk duhet të kenë asnjë kufizim dha absolutisht asnjë përkrahje paraprake apo avantazh bonusi .
Nëse nuk zbatohen këto kushte dhe liri pjesmarrje e veprimi , tenderi është i komprometuar që në fillim dhe vjen erë korrupsioni dhe abuzimi .
Pikë shumë e fortë me PENALITETE dhe BONUSE në fitimin e tenderit duhet të jenë AFATI si dhe gjobat marramendëse për shkeljen e tyre për ç’do javë , e bonuset përfituese jo të vogla , për realizimin për ç’do ditë para afatit
5. Dikasteri përkatës , mbasi tërheq të gjithë dokumentacionin e plotë përkatës të dalë nga tenderi , bën llogaritjet dhe përcakton fondin TOTAL , e të detajuar për gjithë investimin sipas projektit të miratuar . ( Toka , Supervizori , Projekti )
Kur të sigurohet nga qeveria apo organizma të tjerë financues të fondit të plotë , ta depozitojë atë të ndarë në një Bankë të nivelit të dytë bashkë me autorizimin përkatës të të drejtës së SUPERVIZORIT për të lëshuar Urdhëra Pagese karshi të tjerëve nga këto fonde .
SUPRVIZORI , mbi bazën e vlerësimit të komplet truallit të trasesë dhe të nënshkruar e vulosur nga organet Vendore , urdhëron e fillon menjëherë çeljen dhe lëvrimin e fondeve karshi këtyre Organeve dhe ndjek me përgjegjësi ligjore realizimin e shpërblimeve të vlerësuara e përcaktuara për seicilin pronar deri më një . Kjo proçedurë quhet e përmbyllur vetëm në rastin kur nuk ka mbetur pa u paguar as edhe një metër katror tokë që i nevoitet trasesë sëbashku me anekset si dhe është kryer veprimi përkatës në Hipoteka dhe Kadastër të shndrrimit të këtij aseti në TOTAL , nga toka me pronarë të ndryshëm në TOKE PUBLIKE , me pronar Shtetin Shqiptar .
Të gjitha këto veprime , i bëhen të njohura ( me dokumenta të plota e të hollësishme ) edhe organeve përkatëse Vendore dhe të ruajtjes së Rendit e Pronës ( Policisë së Shtetit ) , të cilëve me ligj i është ngarkuar detyra e ruajtjes së rendit e të pronës , dhe duhet të ndërhyjnë për zgjidhjen e problemeve që mund të shkaktojë ndonjë e kushdo për të penguar sadopak realizimin e investimit .
Organet Vendore , detyrimisht duhet ta marrin me shkrim nga seicili pronar deklarimin se janë likujduar plotësisht nga shteti për truallin pjesë e tyre si dhe që nuk kanë më asnjë pretendim karshi saj . Pas kësaj edhe Organet Vendore do t’i deklarojnë me shkrim SUPERVIZORIT , se ç’do gjë është përfunduar sipas përcaktimit e vlerësimit dhe ato si organe i kanë të dokumentuara ato , por edhe kanë e marrin përgjegjësinë , për të mos u cënuar aspak dhe asnjeri gjatë punës për ndërtimin e veprës .
6. Supervizori , mbas realizimit të veprimeve e detyrimeve të këtij stadi , paraqet pranë investitorit raportin përkatës për mundësinë dhe kushtet e fillimit të punimeve . Po ashtu ai detyrimisht , sipas kontratës merr shpërblimin për kryerjen e punës deri në atë moment , pavarësisht se investitori mund të jetë gati apo jo për të filluar .
7. Nëse investitori është dakort me raportin e Supervizorit , dhe është gati me fondet totale për të filluar punë , vetëm në këtë moment thërret Përfaqësuesit e Firmës Fituese për nënshkrimin e Kontratës Përfundimtare për realizimin konkret të Investimit , si dhe fillimit të punimeve . Kontrata do kontrollohet , miratohet dhe nënshkruhet detyrimisht edhe nga SUPERVIZORI , si GARANTI PASUROR e LIGJOR i realizimit të saj sipas gjithë kërkesave teknike bazuar në projektin e miratuar dhe në zbatim të afateve . Kontrata duhet të përmbajë edhe detyrimin dhe garancinë ligjore të tij karshi Firmës Zbatuese për egzistencën disponibël të të gjithë fondit përkatës dhe të drejtës e detyrimit të SUPERVIZORIT për Urdhërat e Likujdimit sipas përcaktimeve në Kontratë .
8. Dikasteri apo institucioni INVESTUES ka detyrim ligjor me siguru fondet , por gjithashtu edhe të drejtën LIGJORE absolute e të pamohueshme t’i kërkojë në ç’do kohë llogari dhe informacion SUPERVIZORIT për ecurinë e punimeve në përputhje me kontratën .
Që këtu kuptohet qartë dhe pa asnjë ekuivok Rëndësia dhe Përgjegjësia e madhe me garanci Pasurore e Ligjore e supervizorit dhe pa mundësia e ndërhyrjeve nga investuesi në mos pasje qasje për mos realizimin apo ndryshimin edhe ma të vogël të ç’do gjëje të përfshirë në kontratë .
KONTRATA ME SUPERVIZORIN do ketë të sanksionuar me garanci pasurore e ligjore sidomos garancinë teknike e sidomos cilësore me afate të standarteve të njohura të veprës . Kjo GARANCI e vënë nga Supervizori nuk mund të kthehet kurrsesi mbrapsht pa e pagu vetë e pa hy në burg urdhëruesi .
Ka dhe më , por besoj del e qartë , se nuk mund të veprojë halldupshe , partizonçe , pa RREGULL e përgjegjësi me paret e POPULLIT , kushdo qoftë ai , madje edhe ministër e kryeministër .
Punët janë të ndame , prandaj dhe fjalët e premtimet duhen mbajtur sipas RREGULLIT e jo dëshirave e fushatave .