Në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik, 82 subjekte u ndëshkuan me gjoba, ndërsa kontrolli u ushtrua në 185 subjekte. Mësohet se vlera e gjobave të subjekteve që janë ndëshkuar shkon në 2,4 milionë lekë.
Siç bën me dije Ministria e Financave, për një periudhë 30 ditore janë bllokuar disa komplekse, pasi kishin probleme të përsëritura me kuponat tatimore. Subjektet e bllokuara janë; Tropikal Resort, Durrës; Piratët, Dhërmi; Kompleksi San Pietro, Golem, Durrës; Restorant “Kalaja e Tetovës”, Zona Plazhit Iliria, Durrës; Restorant Ibiza, Gjiri i Lalëzit, Durrës; Market Bolena, Sarandë.
Ndërkohë janë konstatuar 7 subjekte të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat janë marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt TVSH;
18 tatimpagues janë konstatuar në shkelje të Moslëshimit të kuponit tatimor (rasti parë);
3 tatimpagues nuk kanë të instaluar pajisjet fiskale dhe 5 të tjerë nuk i mbajnë pajisjet fiskale në gjendje pune; Gjatë kontrolleve janë evidentuar 13 subjekte që disponojnë mallra pa dokumentacion tatimor.
“Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Administrata Tatimore ftojnë sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjësve dhe lëshimin e kuponit tatimor.
Në të njëjtën kohë, MFE fton të gjithë qytetarët të japin kontributin e tyre duke denoncuar rastet e abuzimit, informalitetit dhe paligjshmërisë. Strukturat tatimore në terren do të vijojnë të jenë prezente në çdo biznes, për të këshilluar dhe asistuar, me etikë dhe profesionalizëm, sipërmarrjet të korrigjojnë përgjegjësinë tatimore dhe pajtueshmërinë me ligjin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Kaloni dhe te Aqua Park, se as kupon tatimor e cmimet si ne Dubai…..
Po tallen keta. Kane dale ndonje here per kontroll si civila ta shohin sa kupone tatimore do marrin ?