Një shembull suksesi: Kooperativa e Xarrës në Sarandë, aty ku papunësia është zero

21 Korrik 2018, 09:14Ekonomia TEMA

Kooperativa e Xarrës e drejtuar nga zv.ministri i Bujqësisë, Dhimo Kote, është një model suksesi i bashkimit të fermerëve.

“Bujqësia” ishte në qendër të diskutimit të emisionit “Ekopolitikë”, ku të ftuarit në një linjë përmendën pikërisht këtë kooperativë kapitaliste të agrumeve, e cila sjell përfitime të mëdha dhe ku papunësia në këtë zonë është zero.

Arben Malaj: Një shembull të sukseshëm sot kemi zv/ministrin në qeveri Dhimo Koten, i cili shumë vite më parë ka emigruar, u rikthye, mori teknologjinë që kishte aplikuar në Greqi, mori edhe tregjet sepse kërkesa ishte më e madhe dhe u fut menjëherë në treg.

Pra avantazhi i tyre është që ata futen në treg sepse ata njofin dhe tregjet potenciale aty ku kanë punuar. Jo se ja marrin atij nga të cilit kanë ikur.

Kur bëhet fjalë për eksport  bëhet fjalë për sasira të mëdha dhe shumë shpejt ai sapo u kthye në Shqipëri pas dy vitesh ai pati eksport në Poloni dhe shumë vende europiane.

Artur Dojaka: Dhe në mos gabohem bëhet fjalë për një iniciativë të suksesshme që është ndër të parat, kooperativa e Xarrës sa i përket agrumeve.

Pra një kooperativë  e krijuar nga disa emigrantë drejtuar nga Dhimo Kote, e cila ka treguar që afatgjatë në 15 vite është e suksesshme

Arben Malaj: Dhe papunësia në atë zonë ishte zero.

3 komente në “Një shembull suksesi: Kooperativa e Xarrës në Sarandë, aty ku papunësia është zero”

  1. lirim says:

    BRAVO,,,SHEMBULLIN A ZARRES HE MARRIN DHE FERMERET E SHQIPERISE,,BUJQESIA DHE TURIZMI DO KANE SEKTORE ME TE ARDHME TE SHKELQYER ME SHQIPERI….

  2. ce says:

    Po kooperativat ja vrisnin sytë Sali Berishës dhe i shkatërroi te gjitha duke e parcelizuar fshatin si ne epokën e gurit dhe duke lenë djerr ne mijra Ha toke duke pritur te vije gruri apo misri nga jashtë,,

  3. Prostituta Kombetare Sali says:

    Shumica e pronareve te tokave ne Shqiperine e veriut jane pa CertifikatePronesie dhe kjo me bekimin e qeverive!
    Gjithkush bllokon rruget sipas qejfit, nuk behet fjale per ujitje.
    As te mendosh te blesh me shume toke, se jane pa letra, eshte pa letra gjithcka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje