SHIFRAT: Emigrantët "vjelin" Italinë, ja shumat e parave që dërgojnë në Shqipëri

20 Korrik 2018, 12:21Ekonomia TEMA

Që nga viti 2005 deri në 2017-n, emigrantët që jetojnë në Itali kanë dëruar në shtëpitë e tyre rreth 1.7 miliardë euro, me një mesatare prej rreth 120-130 milionë euro në vit.

Shifra është bërë e ditur nga Il Sole 24 ore në një infografikë të ndërtuar nga të dhënat e Bankës së Italisë.

Viti që ka shënuar rekordin është 2007-a, me mbi 140 milionë euro të dërguara në atdhe nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në shtetin përtej detit. Më pas tendenca e tyre ka ardhur në rënie, për të arritur nivelin më të ulët në 2012-n, me nën 120 milionë euro, një tendencë kjo që është konstatuar edhe për emigrantët e shteteve të tjera. Më pas tendenca e tyre ka ardhur në rritje të lehtë, për të rënë sërish në 2016-n dhe për t’u ringjitur lehtë të 2017-n, në rreth 130 milionë euro.

Il Sole shkruan se në përgjithësi, emigrantët që jetojnë në Itali po dërgojnë gjithnjë e më pak para në shtëpitë e tyre.

Fenomeni ka shënuar një rritje konstate nga viti 2005, duke kulmuar në vitin 2011 në kuotën prej 7,3 miliardë eurosh në total, ndërsa më pas në 2012/2013 ka shënuar një rënie (përkatësisht 6,8 e 5,5 miliardë) deri sa arriti në 5 miliardë euro të regjistruara sin ë vitin 2016 ashtu dhe në vitin 2017.

Gjatë periudhës dymbëdhjetëvjeçare të shqyrtuar, rajonet më të prekura nga ky fenomen ato me numrin më të madh të banorëve dhe, pa shumë surpriza, Lazio (18.1 miliardë) dhe Lombardia (16), udhëheqin renditjen në të cilën pasuar nga 10 miliardë nga Toskana (7.9), Emilia Romagna (5.4) dhe Veneto (5.2).

Nga pikëpamja e shpërndarjes sipas provincave (gjithashtu të filtrueshme sipas rajoneve që ndërveprojnë me hartën e Italisë), në top 10 shfaqen zona e Romës (17 miliardë) dhe Milano (9.8), në vend të tretë është Prato (2,7).(monitor)

6 komente në “SHIFRAT: Emigrantët “vjelin” Italinë, ja shumat e parave që dërgojnë në Shqipëri”

  1. te shikoj ne sy says:

    Viti qe kane derguar me shume, tregon se atehere ka qene varferia me e madhe ne Shqiperi, ndersa kur ka filluar renia e dergimeve, tregon se ka filluar e rritet mireqenia e shqiptareve. Keto jane fakte te pamohueshme.

    1. Nuk eshte kshtu, ta them une qe jetoj per vete ne itali!!!! Italia eshte ne kriz, dhe kjo kriza sa vjen e shtohet; kshtuqe emigrantet per te mbijetuar mbajn me shume lek per vete dhe dergojn me pak…..

  2. H says:

    Kur të behen me të zgjuar nuk do të dergojne asnje lek, ne menure që parazitet shqiptare te çohen dhe të punojne dhe mos tallen me emigrantet duke menduar se punojne ato loqet dhe hajme ne se jemi të mençem. Poshte dembelizmi, rrofte puna.

  3. Inxhinieri says:

    Si mor “vjelin” Italine? Nuk po vjelin emigrantet, keto para qe dergojne jane para djerse, mundi dhe sakrifice! Parate qarkullojne, hyjne dhe dalin nga Shqiperia, sjellin emigrantet brenda dhe vjedhin kusaret e i nxjerrin jashte. Kush i ben keto tituj?

  4. sapa says:

    Te sjelesh para ne shqiperi nuk do te thote perkrahje e familjeve por edhe e jetegjatesi e te korruptuareve te cdo lloj klase shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje