Tatimet njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Ja lista e dokumenteve që nga sot do të dorëzohen online

18 Korrik 2018, 17:06Ekonomia TEMA

Qytetarët dhe bizneset nuk do të duhet të paraqiten më pranë zyrave të administratës publike për të dorëzuar një sërë dokumentesh.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të reformës së deregulimit, si një nga nismat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare, për lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve publike, bën me dijë se dokumentet e më poshtme, tashmë do të merren vetëm përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi.

Dokumentet që nuk duhet të dorëzohen më në zyrat e administratës publike, janë:

Qytetarët

• Certifikatë familjare

• Certifikatë personale

• Certifikatë nga akti i martesës

• Certifikatë nga akti i vdekjes

• Certifikatë nga akti i lindjes

• Karta e shëndetit

• Vërtetim për lejen e drejtimit të automjetit

• Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit

• Vërtetim si punëkërkues i papunë

• Vërtetim pensioni

• Vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi

• Vërtetim për pagesën e kontributeve për individin

• Konfirmim i gjendjes aktive të mjetit

• Çdo dokument tjetër që e disponon vetë shteti

Biznesi

• Vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti

• Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)

• Vërtetim për pagesë detyrimesh

• Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit

• Vërtetim për përgjegjësitë tatimore

• Ekstrakt i thjeshtë

• Ekstrakt historik

• Vërtetim për regjistrimin e investitorit

• Certifikatë regjistrim

• Çdo dokument tjetër që e disponon vetë shteti

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave, për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, një shërbim cilësor për të gjithë tatimpaguesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje