Hapet gara për Milot-Balldren, fondi limit 20 miliardë lekë, çfarë parashikon projekti

24 Korrik 2018, 07:00Ekonomia TEMA

Projekti i tretë i paketës “1 miliardë”,  rruga Milot-Balldre,  ka hyrë në fazën e prokurimit. Ministria e Infrastrukurës dhe Energjisë hapi këtë të hënë garën për këtë rrugë me një fond limit prej 20 miliardë lekësh. Më herët qeveria shpërbleu kompaninë A.N.K sh.p.k me një bonus 8.5 për qind të pikëve për ofertën e saj të pakërkuar lidhur me këtë rrugë çka nënkupton se kjo kompani do të hyjë me pikë eksta në garë ndëkrohë që kompani të tjera nuk kufizohen për të marrë pjesë në tender.

Sipas dokumenteve të bëra publike  projekti i propozuar perfshin ndertimin e segmentit rrugor “MILOT – BALLDRE”, si dhe ndertimin e tunelit me 1 portal ne malin e Rencit. Gjatesia e autostrades Milot-Balldren eshte 17.2 kilometra perfshire rrugen automobilistike kryesore dhe tunelin perkatesisht me keto gjatesi: a) Rruge automobilistike kryesore 15 km+570.35m  b) Tuneli me 1 portal, me gjatesi 850m c) Ura e Matit, me gjatesi 620 m d) Ura e Drinit, me gjatesi 223.4 m

Gjithashtu propozohet ndertimi ne total i 9 500 m rruge dytesore dhe rruge lidhese te nyjeve per te mundesuar dhe lehtesuar qarkullimin e banoreve te kesaj zone.

Qeveria ka vënë theksin vazhdimisht tek përfitimet që do të sjellë kjo rrugë sidomos në zhvillimin ekonomik të Milotit dhe Lezhes. “Ky aks lehtëson gjithashtu komunikimin me pjesen tjeter te veri-perndimit ne Shqiperi dhe me shtetin fqinj Malin e Zi. Kjo rruge njekohesisht realizon dhe bajpasin e qytetit te Lezhes qe eshte shume i domosdoshem per kete qytet” thuhet në dokumentet zyrtare.

Edhe në këtë rast parimi që do të ndiqet është ai i “çelsave në dorë” që do të thotë se koncesionari do ta ndërtojë dhe më pas mirëmbajë në harkun kohor të 13 viteve këtë vepër infrastrukturore.

Me heret qeveria dha kontraten e rruges se Arbrit tek Gjoka Konstruksion nderkohe qe Thumane-Vore u fitua nga Gener 2 duke i hapur rruge negocimit te kontrates.

1 komente në “Hapet gara për Milot-Balldren, fondi limit 20 miliardë lekë, çfarë parashikon projekti”

  1. ben says:

    E te lumte palla o timonier
    Ti i vjen hakes ketij populli ( mgjth ta quash popull nje turme bagetie eshte guxim i madh)
    160 milione € per 17 km rruge ku nuk thuhet sa korsi do kete. Po duke u nisur nga tuneli e morem vesh se e shkruan qe do jete me 2 kalime dhe vetem 1 galeri.
    Autostrada pothuajse identike por me 2 korsi me pak me autostraden nga Levani ne Vlore e ndertuar nga saliu me gjatesi 20 km ka kushtuar 39 milione €.
    Mjafton te kesh mbaruar klasen e dyte fillore dhe e kupton ca grabitje po behet.
    Ndersa autostraden nga thumana ne kashar 20 km timonieri do e beje me 260 milione €.
    Me gjeni 1 vend tjeter ne bote qe 1 km autostrade fushore e ben per 13 milione € per km.
    Te lumt ed rama ky popull legen e meriton ti maresh edhe kokren e fundit te lekut.
    PS: rilindas sikur ju ka ikur llapa me duket nuk e permendi me rrugen e kombit se ajo autostrade prej 130 km me ura pa fund me tunelin me te gjate ne ballkan me germime malesh pa fund ka kushtuar 1 miliarde €. Me kete ritem ky tipi gjysem miliardi € i mori per 37 km ne rruge fushore .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje