SHIFRAT: "Në turizëm janë punësuar 15 mijë persona të rinj gjatë këtij sezoni"

2 Gusht 2018, 15:33Ekonomia TEMA

Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve ka dhënë informacion  rreth rezultateve të arritura në kuadër të zbatimit të planit të detajuar të masave, me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, uljen e evazionit fiskal, rritjen e të ardhurave, rritjen e numrit të vendeve të punës, si dhe ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për tërheqjen e kuponit tatimor.

Nga aksioni rezulton se janë identifikuar 240 subjekte të paregjistruara, të cilat janë regjistruar. Janë konstatuar 366 tatimpagues, me punonjës të padeklaruar, të cilët janë futur në skemën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.

Ndërkohë, gjatë sezonit veror janë punësuar 15,000 punonjës të rinj, nga të cilët5,458 – Të punësuar të rinj, DRT Durrës;  3,377 – Të punësuar të rinj, DRT Vlorë; 2,208 – Të punësuar të rinj, DRT Sarandë; 1,777 – Të punësuar të rinj, DRT Shkodër.

KONTROLLI TATIMOR

HETIMI TATIMOR DHE ZBATIMI

EDUKIMI DHE INFORMIMI

Pëpara fillimit të sezonit turistik AT u angazhua në një fushatë edukimi dhe informimi për tatimpaguesit, të cilët ushtrojnë aktivitet në zonat turistike:

Administrata tatimore  njofton se do të vijojë me kontrollet e subjekteve, që zhvillojnë akvititet në zonat turistike.

Ajo u bën thirrje, të gjithë tatimpaguesve për të zbatuar legjislacionit tatimor dhe për vetëpërmbushje.

Çdo të punësuari, tatimet i kërkojnë që të denoncojë mospagesat e kontributeve për punën e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje