“Të ndjekim modelin e Holandës dhe Belgjikës”.
Kjo është deklarata që përsërit presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sa herë flet për tezën e rishikimit të kufijve të Kosovës në kuadër të finalizimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Por, cili është modeli të cilit i referohet ai?
Holanda dhe Belgjika, kanë rregulluar paqësisht kufijtë e tyre kombëtarë, duke shkëmbyer një pjesë toke, në përpjekje për të zgjidhur një makth juridiksioni policor në kufi.
Zona e diskutuar kishte përmasat e 27 fushave futbolli dhe gjendej në lindje të qytetit belg, Vise dhe në perëndim të fshatit holandez Eijsden dhe përgjatë lumit Meuse.
Nga 2018, kufiri i vendeve kalon tani mespërmes lumit me Holandën që ka marrë kontrollin e rreth 16 hektarë tokë të re ndërkohë që Belgjika ka fituar rreth 3.5 hektarë tokë.
Ndryshimi u bë pasi një gadishull i vogël mbi lumë, fitoi reputacion për mungesë ligji atje për shkak të vështirësive gjeopolitike të policimit atje nga ana belge, që në letra e kontrollonte atë.
Katër vite më parë, një trup pa kokë u gjet në gadishull, dhe autoritetet holandeze nuk mund të hetonin krimin pasi ai kish ndodhur në belgjikë. policia belge në anën tjetër kishte vështirësi të arrinte në zonë dhe mund të shkonte atje vetëm me varka.
“Marrëveshja tregon se kufijtë mund të shkëmbehen edhe paqësisht”, tha ministri i jashtëm belg, Didier Reynders pas nënshkrimit të saj.
Sidoqoftë, kufiri holandezo-belg është më pak racional në zona të tjera, me fshatin Baarle Hertog, në veri lindje të Antverpit që është i ndarë mes për mes me disa biznese e ndërtesa që një pjesë e kanë në anën belge e tjetrën në atë holandeze.
Të dyja vendet janë anëtare të zonës “Shengen”, çka do të thotë se nuk ka kontrolle në kufi, dhe në praktikë, situata është kryesisht një kuriozitet turistik.
Kush janë ata budallenj që bëjnë krahasime të tilla.Rasti i Sërbisë dhe Kosovës është si ti thuash hajdutit që të ka vjedhur pronën hajde të bëjmë marrëveshje ku ti të më japësh një pjesë nga prona që më vodhe e unë të të jap një pjesë nga prona ime.Me një fjalë grabitësi del faqebardhë kurse ne përsëri humbës.Toka e Kosovës është e larë me gjakun e shqiptarëve dhe asnjë cm nuk falet tek serbët.Alternativa e vetme është e do të jetë Serbia larg kthetrat nga Kosova.
Kufiri Kosove-Serbi eshte kufi-etnik me popullsi te ndryshme ( sllave dhe shqiptare) nuk eshte dicka e tille ne veri te Belgjikes ne kufi me Hollanden aty eshte e njeta popullsi….Flemen…te cilet jane pak a shume hollandeze ky rast nuk ka asnje gje te njejte me Kosove-Serbi cfare jane keto krahasime pa piken e te menduarit
O zhgarravina ceshte ky krahasim me kosoven?
Rishikimi behet kur shtetet njihen se pari ne menyre reciproke
apo mendoni se serbia kerkon tre fusha futbolli?
Presidenti Thaçi e mer shembull si zgjidhje paqesore more njerez, nuk citon gje tjeter ,thote paqe , nqs ato andej don te vijne ketej, dhe keto ketej duan andej, behet
Nuk e kuptoj se per cfare bene zhurme Shqiperia ne kete rast, shkembimi i veriut te Mitrovices me Luginen e Presheves do te ishte me e mira qe mund te behej…
O lapsaxhi ,shkembimi u be sepse nder vite lumi qe kalon aty “Meuse” me kalimin e viteve ne disa zona ka devijuar nga shtrati duke krijuar ishuj te vegjel te cilet nga efekti thatesires i bashkengjiteshin anes tjeter te lumit.Kjo krijonte probleme kur ndodhte ndonje gje.Kufiri belgo- hollandez ruhet shume se eshte pike kyce per kalimin e hashashit qe ne Hollande eshte i legalizuar ndersa ne Belgjike jo.Plus qe kemi te bejme me dy shtete demokratike .Rasti Kosoves ju intereson serbeve qe te fillojne te kerkojne tokat ku jetojne serbe.
Janë dy shembuj tërësisht normalë, por janë aq të ndryshëm me njëri tjetrin, saqë nuk krahasohen dot as në ëndërr. Pse nuk marrin shembull se si Hollanda me Belgjikën kanë këmbyer “Flamandët”… Askush nuk të fal tokën e tij, këtë e di dhe bufi. Kësi lloj marrëveshjesh për “administrim juridik” bëhet për të lehtësuar burokracitë e ndryshme (si për shembull zona Franceze e Aeroportit të Gjenevës ose Stacionit të trenit), por kurrsesi nuk fal kush tokë pa asgjë në këmbim.
Pranojeni troç, Veriu i Kosovës iku, tani hajt të përpiqemi të marrim Preshevën…