Zbulohet letra fatale e Sllobodan Millosheviçit: Si e lanë rusët të vdesë në burgun e Hagës

9 Gusht 2018, 17:04Rajoni TEMA

Zbulohet letra fatale e Sllobodan Millosheviçit, një ditë para vdekjes së tij në burgun e Hagës.

Është e përjavshmja serbe Nedelnjik që ka publikuar tekstin nga një prej avokatëve më të mirë serbë që ka asistuar ish-presidentin serb, ndërkohë që përballej me akuzat për “krime kundër njerëzimit”.

Sipas të përjavshmes serbe, Sllobodan Millosheviçi i ka shkruar një letër shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, pikërisht për braktisjen që Moska i kishte bërë atij, duke e “shitur” tek perëndimorët sipas Sllobos.

Avokati Zdenko Tomanoviç, duke folur për numrin e ri të revistës javore serbe, zbulon takimin e fundit me njeriun që mori përsipër rolin e kasapit të kroatëve, muslimanëve dhe shqiptarëve që jetonin në hapësirën e Jugosllavisë.

“Një ditë para se të gjendej i vdekur në qeli, Millosheviçi më kërkoi të shkoja më herët aty, mori një laps e letër dhe e shkroi me dorë. Më kërkoi më pas që ta dorëzoja në ambasadën ruse në Holandë, me kërkesën që ajo t’i dorëzohet ministrit rus, Sergei Lavrov. Në letër, ai u ankua se ai ishte duke u helmuar në Tribunalin e Hagës dhe i kërkoi Rusisë për ta mbrojtur dhe për të shpëtuar atë”, rrwfeu avokati.

Një ditë më pas, Millosheviçi u gjet i vdekur. Tomanoviç ishte i vetmi shtetas i Serbisë që e pa Millosheviçin e vdekur në qelinë e tij

“Nedelnjik” intervistoi Tomanoviçin pikërisht pas vrasjes së kolegut të tij, avokat Dragoslav Ognjanoviç – Misa.

Tomanoviç ishte qartësisht i zhgënjyer dhe dha dorëheqjen.

“Misa u vra vetëm për shkak se ai ishte një avokat. Dhe në këtë moment, kjo është e vetmja gjë e rëndësishme. Për fat të keq, elitat tona politike dhe mediatike janë të kriminalizuara.

Kjo krijon një atmosferë që relativizon rëndësinë e kësaj vrasjeje.

Të vrasësh një avokat vetëm për shkak se po bënte punën e tij shkon përtej forcës së të gjithë numrave që na ofrohen.

Barazia dhe siguria e çdo qytetari nuk sigurohet duke transferuar përgjegjësinë në disa kohë të kaluara”, tha ish-avokati i Millosheviçit, duke akuzuar egërsisht Beogradin se ka dorë jo vetëm në vrasjet e sotme që po ndodhin në kryeqytetins serb, por edhe në larjet e hesapeve në të kaluarën.

Në një intervistë të gjerë, Tomanoviç foli edhe për gjyqësorin në Serbi dhe të gjitha defektet e tij, ndikimin e politikës dhe medias mbi ligjin, mbrojtjen e Millosheviçit, lidhjen e mafias me politikën, por edhe me figura të njohura si Aleksandar Tijaniç dhe Bogdan Tirnaniç, Miroslav Mishkoviç, Milan Beko apo edhe Emir Kusturica.

Ish-avokati i Sllobodan Millosheviçit nuk ka folur shumë, por  a thënë aq sa për të shkaktuar një trazirë pikërisht në prag të evenimenteve të mëdha siç është marrëveshja për Kosovën.

“Sllobon e vranë”? Kush? “Nuk e di, por Rusia nuk e mbrojti”, thotë ai…(Tesheshi)

7 komente në “Zbulohet letra fatale e Sllobodan Millosheviçit: Si e lanë rusët të vdesë në burgun e Hagës”

  1. LORA says:

    Meqe Tomanovic qenka i vetmi qytetar serb qe ka pare xhenazen e Milloshevicit,nuk besoj qe ai ka vdekur ne burg.
    Besoj te kunderten;inskenimin e nje vdekje dhe akaparosjen ne Rusi te tij.Fakti qe e tere familja e Sllobos shkoi ne Rusi me pas m’e ben te besoj kete version.Sllavo-orthodokset jane 99-sha

    1. Pushkin says:

      Lora, shko ngri bythen diellit se vajti ora…

  2. AC/DC says:

    E helmuan Sllobon

    1. SS says:

      Edhe Janulla mbas qafe e ka si Sllobo barin e miut hahahahaha eshte vetem ceshtje kohe

  3. ben says:

    Elitat serbe jane te korruptuara, por kjo nuk I ben pershtypje BE-se qe ka hapur me kohe tratativat per tu bere anetar. Per Shqiperine, vec kerkesa e kushte pas kushtesh. Se perse duhet te jemi pjese e BE-se vec politikanet tane e dine. BE-ja eshte bere si ajo puna e kamjonave ZIS qe u binin llamarinat rrugeve.

  4. Viro says:

    Serbet genjejne veten. Rusi nuk I ka mbrojtur kurre, as kur u sulmuan nga NATO, me 1999. Nuk do i mbrojne as tani sepse lidhjet e tyre Jane vetem fetare. Ruset kane hallet e tyre ne krime dhe Ukraine. Vetem ne lufte mund ti hedhin.

  5. loni says:

    Jam dakort me ty Ben, ne bejme shtet ku te sundoje ligji , pastaj Europa ,kjo rrespije (Ismail Qemali), te beje ça te doje, miqte tone jane matane oqeanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje