Prestigjozja britanike: NATO rrit investimet në Shqipëri, mbështetje edhe për Kosovën

8 Gusht 2018, 12:00Rajoni TEMA

NATO-ja por rrit influencën e saj në Ballkanin Perëndimor ndërkohë që përgatitet të ngrejë bazën e parë ajrore në rajon si dhe i ka kërkuar vendeve të Ballkanit t’i bashkohen zyrtarisht aleancës, shkruan prestigjozja britanike “Express”, rapoton ata.

Më 4 gusht, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se NATO-ja synon të ndërtojë bazën e saj të parë të Ballkanit Perëndimor në qytetin e Kuçovës, ndërkohë që punimet do të fillojnë këtë vit.

Kryeministri theksoi gjithashtu se “zyrtarët janë duke diskutuar me SHBA-në për të modernizuar kapacitetet ajrore të Shqipërisë”.

Shqipëria u bë pjesë e NATO-s që në vitin 2009 dhe është ende duke zëvendësuar arsenalin e vjetëruar të armatimeve.

Ky vend ka dalje në detin Adriatik dhe Jon, si dhe ndodhet në veriperëndim të Greqisë.

Kryeministri Rama njoftoi nëpërmjet profilit të tij në “Facebook” se Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të investojë 50 milionë euro.

Kjo bazë do të përdoret për furnizim ajrore, mbështetje logjistike, patrullim ajror dhe trajnime.

Baza do të përdoret gjithashtu edhe nga forcat ajrore shqiptare.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller, tha se “Aleanca do të mbështesë reformat në Kosovë, përfshirë krijimin e forcave të saj të armatosura të rregullta”.

BE-ja ka ndihmuar gjithashtu duke u zgjeruar me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë të cilat janë shtete që aspirojnë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Bosnje Hrecegovina dorëzoi formalisht kërkesën për anëtarsim në BE në vitin 2016.

Gjithashtu, Bosnje Hercegovina dhe Kosova janë firmëtare të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim me BE-në, një marrëveshje që ka edhe një klauzolë ushtarake.

Ka gjithashtu përpjekje për të reduktuar varësinë energjetike të rajonit nga Rusia.

Projekti i Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është në fazë ndërtimi dhe shtrihet nga Deti Kaspik deri në Shqipëri por shkon edhe në veri të Ballkanit Perëndimor. (TemA)

6 komente në “Prestigjozja britanike: NATO rrit investimet në Shqipëri, mbështetje edhe për Kosovën”

  1. Kalec Dega says:

    Vetem ne Shqiperi ndertimi i nje baze ushtarake perkthehet si investim.Ky eshte investim i rradhes, sukses i Ripjelljes Socilaiste

    1. undefined says:

      Bazat Ushtareke jane kudo ne Bote punedhenje pra vende pune per banoret e atyre zonave ku ato ndertohen more pic derr i Saliut e njejta gje do te jete edhe ne Kucove …por vari kkk se nuk i shpjegohet …shpellarit..si ty se c’jane investimet shko futi i pace me mjes te mbushesh zorren ore “lul”

      1. ... says:

        E vertet esht o undefined gjith ata ushtare ku do i shfryjn bolet

        1. undefined says:

          Po eshte e sakt ashtu sic i shfryen bolet dikur amerikanet dhe anglezet tek kembeleshet Eleni dhe sot jevgjitet e Pontit tek mamat dhe motrat e juaja hahahahahahaha

  2. Ilo says:

    Cfare avionesh do vendosen dhe kujt kombi i peekasin ka noj info

  3. Express uk says:

    E keni perkthyer qellimisht gabim, o zagaret e Meros…zgjeron dhe modernizon si pjese e fuqise eshte titulli ne te vertete..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje