Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar sërish përsa i përket debateve që po zhvillohen ditët e fundit pas deklaratës së tij për korrigjim të kufijve.
Në një deklaratë për median Thaçi deklaroi se synimi nuk është ndryshimi i kufijve, është korrigjimi i tyre, pasi sipas tij, “kemi 400 km kufi që duhet të saktësohet me kufirin e Serbisë”.
Ndërsa duke iu përgjigjur deklaratës se kryeministrit Haradinajt se kufijt do ndryshohen vetëm me luftë, Thaçi tha se koha e luftës ka përfunduar, “nuk do të ketë ndarje dhe se nuk do të ketë autonomi”.
“Synimi nuk është ndryshimi i kufijve, është korrigjimi i tyre, kemi 400 km kufi që duhet të saktësohet me kufirin e Serbisë.
Ky proces duhet të jetë i rregullt dhe transparent për llogaridhënie, ndaj shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Nëse ndodh pajtueshmëri e dyanshme, askush s’do të jetë kundër.
Koha e luftës ka përfunduar, nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë autonomi. Korrigjim mund të ketë”, tha Thaçi.
Po ashtu presidenti i Kosovës teksa u pyet edhe për faktin se pse ndryshoi mendim lidhur me bashkëngjitjen e Medvegjes dhe Bujanovcit me Kosovën, tha:
“Takimi me liderët e Bujanovcit dhe Medvegjes më ka bërë që të ndryshoj mendim. Unë nuk jam njeri që nuk ndryshoj.
Në atë kohë nuk e kemi pasur kërkesën e institucionalizuar. Nuk mund të flas në emër të Vuçiç-it. Nëse ju brengos e drejta që unë prezantoj për të drejtën e shqiptarëve në Bujanovc, kjo është puna juaj ( drejtohet gazetarëve). Kjo çështje do të prezantohet në tavolinën e Brukselit.
Nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë autonomi dhe shkëmbim. Kushdo që të ngrihet, qoftë Vuçiçi apo Daçiçi. Kosova nuk shfaq pretendime territoriale ndaj askujt.
Nëse është e nevojshme ndryshimi i Kushtetutës për bashkëngjitje të Medvegjes, do e ndryshojmë.
S’ka të keqe këtu. Nëse Kuvendi i Kosovës nuk është i gatshëm të dekretojë, atëherë nuk është kategori kushtetuese”, tha ndër të tjera Thaçi. (TemA)
Vucic Thaci largpames ,duan te zgjidhin problemet qe popujt mos te vuajne me ,Haradinaj nje cope injoranti qe as shqipja si meret vesh
Kam vetëm nja tri a katër pyetje: 1) “Përse vallë, “korregjimet kufitare” konfondohen qëllimisht me “shkëmbime territoresh”? 2) Kur një udhëheqës punon e vepron si burrështetas dhe kur si “cub”? 3) Cilat luftra i përcaktojnë kufijtë kombëtarë: luftrat clirimtare apo luftrat pushtuese? 4) Kur ka “korregjim kufijsh” në kohë lufte apo në kohë paqeje, në kuadrin e marrëveshjeve dy a shumëpalëshe?
Llogjika e Thaçit, ka kuptim vetëm nëse ai parashikon dhe pret në tavolinë një kërkesë sërbe për veriun e kosovës, por pa dhënë medvegjën e bujanovcin si shkëmbim. Atëhere prita dhe kundërvënia që parashikon të bëjë Thaçi duket më se logjike. Por kjo, sidoqoftë, është në kuadrin parashikimeve e hipotezave. Ndaj nxitimi në këtë rast i Thaçit duket i pajustifikuar. A, nëse Thaçi bënë atë që bëri, pra, u deklarua për korigjimin e kufirit për medvegjën dhe bujanovcin pa patur informacion të pretendimeve sërbe, atëhere kjo tingëllon si një ftesë që u bëhet sërbëve për të hyrë në bisedime për ndryshimet e nevojshme të kufijve ndërshtetëror midis sërbisë dhe kosovës, gjithmonë nën kujdesin ndërkombëtar.
Ajo që duket e rëndë në këtë çast, është vetmia e Thaçit në artikulimin e kësaj ideje. Do të ishte shumë më serioze që të arrihej paraprakisht një dakordësi brënda politikës kosovare , pastaj të kalohej në inisiativa kaq delikate. Dhe ajo që bije në sy për keq është megalomania dhe përbuzja që tregon Thaçi për faktorin politik në kosovë, diçka që paraqet një minus të madh në një rast të tillë, kur uniteti dhe dakordësia paraprake është nevojë sa dhe ajri.