"Kufiri", Daçiç: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa miratimin e fuqive të mëdha

8 Gusht 2018, 11:26Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiç deklaroi se deri më tani nuk sheh asnjë hap për konsensus nga Prishtina zyrtare kur bëhet fjalë për statusin e Kosovës.

Në një deklaratë për mediat serbe diplomati serb tha se për çështjet që lidhen me Kosovën nuk do të keë zgjidhje pa miratimin nga ana e fuqive të mëdha.

“Arsyeja e parë është nevoja për kompromis, dhe jo për ta mbajtur këtë temë mbrapa me dekada.

Arsyeja e dytë është se do theksohet mandati i organeve evropiane, Federica Mogherini duhet të shkojë në votime.

Kjo do të thotë intensifikim të dialogut, por nuk ekziston një zgjidhje e tillë pa miratimin e fuqive të mëdha”, tha Daçiç.

Lidhur me ndarjen e mundshme të Kosovës, ai tha se edhe 10 vite më parë kishte folur për ‘përcaktim’.

“Kam folur për përcaktimin, nuk e kam përdorur termin e ndarjes. Kurrë nuk kam folur për territore. Pyetni njerëzit në veri të Kosovës se çfarë mendojnë për këtë. Dhe serbët në jug. Ata i përkasin krahinës serbe nën kushtetutën tonë”, pohoi ai. (TemA)

1 komente në ““Kufiri”, Daçiç: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa miratimin e fuqive të mëdha”

  1. vlora.vlora says:

    Shyqyr qe fole njehere me vend o Dacic po pordhi amerika dhe evropa ,kosova eshte e deryruar ti mbaje era ,por kjo vlen dhe per ju vrasesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje