Ramush Haradinaj: Kufijtë e Kosovës ndryshojnë vetëm me luftë. Hashim Thaçi propozon referendum për shkëmbim tokash me Serbinë

7 Gusht 2018, 17:10Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se lëvizja e kufijve të Kosovës mund të bëhet vetëm me luftë.

Sipas Haradinajt, çështja e vetme që mund të diskutohet me Serbinë është njohja reciproke.

“Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe është gabim,” – u shpreh Haradinaj në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë.

“Këta kufij janë vendosur nga Ushtria Çlirimtarë e Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s, këta janë kufij lufte.” – shtoi ai.

Sipas Haradinajt, e vetmja temë që ka mbetur të diskutohet me Serbinë është vetëm njohja reciproke për të cilën ai thotë se e mbështet presidentin Hashim Thaçi.

“Kufijtë me i lëvizë i interesojnë vetëm (presidentit rus) Vladimir Putinit. Në kontinentin tonë, nuk ka tjetër kujt që i intereson”. 

“Ne nuk i takojmë hartës së tij. Ne i takojmë nja bote tjetër që e udhëheqë Amerika e ne nuk i përshtatemi lojërave e të tij, nuk i luajmë kufijtë”, u shpreh Haradinaj.

Thaçi nuk ndalet, propozon referendum për shkëmbim territoresh me Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi ka  reaguar sërish pas deklaratë së kryeministrit Haradinaj se kufijtë e Kosovës mund të ndryshojnë vetëm me luftë. Thaçi thotë se ai nuk po mendon ndarjen e Kosovës por bashkimin me Luginën, ndërsa për këtë thotë se duhet të pyetët edhe populli.T

haci ka shkruar se nga kundërshtimet që po merr për propozimin e ‘korrigjimit të kufijve’, që sipas tij, nuk ka të bëjë me shkëmbim territoresh, nuk mbetet rrugë tjetër pos referendumit. Më poshtë deklarata e tij e plotë:

Një mesazh për ata që mendojnë se korrigjimi i kufijve në mënyrë paqësore është ide e keqe, përkundër faktit se e dinë që është mundësia e vetme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës.

Që të jem i qartë: Unë e kam hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Unë jam duke folur vetëm për korrigjim të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës. Ndërsa, kundërshtuesit e këtij propozimi, propagandojnë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve.

Në një situatë të tillë, vertet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë të drejtën e referendumit, gjë që për të cilën jam duke punuar që të bëhet realitet.

2 komente në “Ramush Haradinaj: Kufijtë e Kosovës ndryshojnë vetëm me luftë. Hashim Thaçi propozon referendum për shkëmbim tokash me Serbinë”

  1. Sit back and relaks■●▪ says:

    Thaci eshte shume idiot per te qene kaq fin sa termin ndarje apo shkembim ta quaje korrigjim. Termi korrigjim i eshte sugjeruar nga brukseli per te zbutur efektin ne publik. Kete cdo lope qe kullot barin rreth presidences se Thacit e kupton. Kjo eshte njesoj si debati mbi pagesen per rrugen e kombit qe ta quajm tarife apo takse. Te pakten mos na ofendoje inteligjencen..

  2. Agim says:

    Thaçi ësht shum i zgjuar po ju që e kundërshtoni nuk e kuptoni se ku ndodhi!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje