Haradinaj bën deklaratën e fortë: Kufijtë e Kosovës lëvizin vetëm me luftë

7 Gusht 2018, 15:48Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se lëvizja e kufijve të Kosovës mund të bëhet vetëm me luftë dhe sipas tij çështja e vetme që mund të diskutohet me Serbinë është njohja reciproke.

“Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe është gabim,” ka thënë Haradinaj në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë, raporton rel.

“Këta kufij janë vendosur nga Ushtria Çlirimtarë e Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s, këta janë kufij lufte.”

Sipas tij, krejt çka ka mbetur të diskutohet me Serbinë është vetëm njohja reciproke për të cilën ai thotë se e mbështetë presidentin Hashim Thaçi.

“Kufijtë me i lëvizë i interesojnë vetëm (presidentit rus) Vladimir Putinit. Në kontinentin tonë, nuk ka tjetër kujt që i intereson”.

“Ne nuk i takojmë hartës së tij. Ne i takojmë nja bote tjetër që e udhëheqë Amerika e ne nuk i përshtatemi lojërave e të tij, nuk i luajmë kufijtë”, u shpreh Haradinaj. (TemA)

4 komente në “Haradinaj bën deklaratën e fortë: Kufijtë e Kosovës lëvizin vetëm me luftë”

  1. Bert says:

    Amerika do me i leviz,o palle.

  2. Arber_Kaonya says:

    Vetem faleminderit di te them , per deklaraten tuaj i nderuar zoti Ramush Haradinaj !!!

  3. says:

    Po s’ju pëlqeu Kosova, të nisen në Mal të Zi të Mitrovicës.

  4. Peco says:

    Po të jetë për mëndje aventuriere si puna jote, zoti kryeministër, kufijtë e Sërbisë dhe të Greqisë do ishin në shkumbin sot. Por shyqyr zotit bota udhëhiqet nga mëndje të shëndosha, nga mëndje që marrin seriozisht në konsideratë jetën e njeriut dhe të drejtën e kombeve. Bënë deklarata të tilla ti, sepse ju të UÇK-së jeni të vetmit për tu mburrur me koqet e botës. Harron zotëria juaj, se, nëse do e kishit qeverisur Kosovën me urtësi dhe nder, e ti kishit trajtuar me seriozitetin e domosdoshëm të drejtat e Sërbëve në kosovë, për njëmijë vjet nuk do të lindëte si nevojë ndryshimi i kufijve aktual të kosovës. Ndaj, pa hezitim mund të thuhet, se është më se i drejtë mendimi që sundon sot, se armiqtë më të mëdhenjë të Kosovës janë sundimtarët e saj.
    E, nëse këto deklarata i ke sa për show politik dhe të konsultuara paraprakisht me Thaçin, gjoja për të ushtruar presion mbi politikanët sërbë, dakord, bëni lojra zbavitëse për tu vetkënaqur. Por nëse i ke seriozisht, bënë mirë të kujtosh intervistën e Presidentit Tramp dhënë Fax-it, ku bënë të qartë se amerika nuk mund të bëhet palë dhe hyjë përsëri në luftë për mëndje nga buron gjaknxehtësi. Bindu! Nëse është vendosur rishikimi i kufijëve me miratim euroatlantik, kjo ka marrë fund. Dhe kur ata vendosin një gjë, nuk mund ti lejojnë turpje vehtes të mos realizojnë atë që kanë vendosur. Ndaj thirri mëndjes, or i uruar, se do të gjente ajo që gjeti Ahmet Krasniqin dhe Azem Hajdarin. Ti vërtetë je allçak në gjykim, por njeriu nuk mund të mos vërë re në thellësi edhe mirësinë e shpirtit tënd dhe gjithçka të mirë që ke bërë për vatanin, gje për të cilën me të drejtë meriton që njerzit të duan ta gëzosh jetën që të ka dhënë zoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje