Mbi 1 milion kosovarë hynë në Shqipëri për dy muaj nga Morina

8 Gusht 2018, 09:18Rajoni TEMA

Rreth 1 milion e 150 mijë shqiptarë të Kosovës kanë hyrë dhe dalë nga Pika e Kalimit Kufitar e Morinës në Kukës, vetëm gjatë muajve Qershor e Korrik, që përkojnë me sezonin turistik në bregdetin shqiptar.

Sipas statistikave të Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Kukës, numri më i lartë i shqiptarëve të Kosovës që janë futur në Shqipëri është 15 ditëshi i dytë i Korrikut.

Nga ana tjetër, në këtë pikë kufitare, kanë hyrë dhe dalë 321 mijë e 657 automjete të huaja ndërsa kanë hyrë dhe dalë 71 mijë e 185 automjete shqiptare.

Ky fluks kalimesh të shqiptarëve të Kosovës është përballuar me shtimin e sporteleve të përpunimit të dokumentacionit si dhe efektivëve, që kanë kontrolluar të dhënat e personave që kanë hyrë e dale.

Policia thekson, se ka pasur shtim të kontrolleve edhe gjatë gjithë gjatësisë së segmentit rrugor nga Morina në Kalimash, në Rrugën e Kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje