Çka nëse ia dalin?

10 Gusht 2018, 16:21Blog TEMA

(Argumente pro marrëveshjes për të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor)

Nga Baton Haxhiu

Ndarjet janë gjithmonë të vështira. Veçanërisht ato territoriale.

Disa janë të thjeshta për t’u kuptuar, si e Kosovës nga Serbia në vitin 1999, por disa tjera janë shumë më komplekse – siç duket se do të jetë marrëveshja finale ndërshtetërore mes dy vendeve, e planifikuar për vitin e ardhshëm.

Kam lexuar shumë shkrime këto ditë. Hiç shkrimin e Blerim Latifit që përfaqësonte idenë e qartë në shkrim, tjerat ishin jashtë kontekstit, dashakeqe dhe jokontribuese me ide të reja. Të përqendruara në fyerje dhe ndëshkime deri në tradhti. Fjalori i politikës është padyshim i vrazhdë dhe ka filluar një betejë e fortë për të shpallur tradhtarin e së ardhmes. Por, ka një lidership në Ballkan që ka hapur idenë për fundin e armiqësisë. Dhe arsyeja pse ka ndodhur ky diskurs publik mund të përfshihet në disa pika.

Kemi harxhuar shumë kohë duke pritur që të tjerët t’i marrin vendimet për ne, nga frika për të vepruar, të paralizuar nga ndjenja se për hir të respektit duhet të presim. Por, pritja nuk është më alternativë. Koha ka ardhur dhe kjo gjeneratë e qytetarëve të Kosovës duhet të veprojë për hir të asaj që do të vijë. Për hir të gjeneratave të ardhme të shqiptarëve. Për hir të gjeneratave të ardhme të serbëve. Për hir gjeneratave të ardhme të europianëve.

Ne jemi gjenerata e re e Europës dhe pjesë e të ardhmes së saj, ndaj e kemi për detyrë të veprojmë në emër të vlerave të saj. Në emër të paqes, pajtimit dhe të një të ardhmeje të përbashkët.

Prandaj duhet të jemi të vendosur të japim propozime të zbatueshme në praktikë për pajtim me Serbinë dhe ta gjejmë realisht zgjidhjen për paqen e së ardhmes.

Kosova mund të bëhet shtet funksional vetëm nëse zgjidhja kërkohet në ridefinim ose delimitim të kufirit me Serbinë. Sepse, ndryshe, frika kurrë s’do ndalojë së krijuari probleme në këtë tokë.

Pak histori.

Tri herë Veriu i Kosovës ka qenë pjesë e tavolinës për këmbim ose ridefinim të kufirit. Në kohën e kësaj përfoljeje tema e ndarjes dhe shkëmbimit ishte tejet e gjallë dhe joshëse. Atëherë Kosova nuk ishte as pjesë e Serbisë, as pjesë e Shqipërisë dhe as pjesë e Europës. Kosova bashkonte epërsinë e popullatës shqiptare dhe epërsinë e fuqisë ushtarake serbe.

Gjatë vitit 1997, ideja e ndarjes kishte fuqinë serbe dhe prekte kufirin diku te Ferizaj. Të gjithë që banonin në Prishtinë duhej të shpërnguleshim dhe të kërkonin një hapësirë për të jetuar në një shtet që s’kishte as emër, as identitet dhe as të ardhme. Ky variant nuk përfshinte marrëveshje, por projektonte fuqinë ushtarake serbe mbi pafuqinë tonë. Kjo tablo kishte vetëm një akter dhe ata që përjetonin ndarjen pa shikuar nga prapa.

Në vitin 2000 ishte një qytet që ruante shkëlqimin e dikurshëm të bashkëjetesës. Ishte një hapësirë e territorit ku shqiptarët e Kosovës, përveç ndonjërit që kishte prapavijë komuniste, nuk kishin shkelur kurrë në atë tokë. Ishte pjesa e Veriu të Kosovës. Për pjesën tjetër të Kosovës, Veriu nuk kishte asgjë të përbashkët me territorin tjetër kosovar. Pikërisht se nuk kishin dukuri të një qytetërimi të përbashkët, ata me zell mbanin veten si pjesë të një qytetërimi tjetër, por kishin edhe një dell provincializmi dhe dell për një identitet jokosovar.

Duke qenë e tillë, kjo pjesë u bë strehë e banorëve të ikur serbë që nga 13 qershori i vitit 1999. Asnjëherë – as para luftës, as pas luftës, as tash – banorët e kësaj pjese nuk kanë qenë pjesë në jetën e qytetërimit të Kosovës.

Duke qenë e tillë dhe duke e parë lehtësinë e ndarjes, Forcat Franceze të KFOR-it projektuan ndarjen fizike, me murin e lartë katër metra, ndarjen fizike të Veriut të Kosovës përreth lumit Ibër.

Ishte një mik francez, së bashku me ekipin e Kadri Veselit, që e pati ndaluar këtë plan duke e konsideruar Veriun e Mitrovicës si pjesë të Kosovës. Muri francez nuk u bë kurrë.

Ngjarjet e vitit 2004 shpërthyen pa fund pezmin e së kaluarës. Ky vit goditi fort idenë multietnike të Kosovës. Oliver Ivanoviq, një politikan pragmatik serb, duke qenë i afërt me trupat ushtarake franceze kishte kuptuar se Veriu i Mitrovicës ishte vështirë i shkëputshëm nga pjesa tjetër e qytetit. Ai kishte propozuar që Veriu i Kosovës ta merrte  formën e vitit 1953. Konflikti dhe mosbesimi etnik kishte arritur kulmin. Serbët e Veriut të Kosovës nuk dëshironin ta pranonin shtetin e Kosovës.

Ivanoviq kishte dalë me propozim që tri komunat serbe t’i bashkoheshin Serbisë. Kisha serbe dhe serbët brenda Kosovës kishin arritur që ta ndalin procesin me arsyetimin se për Kosovën duhet blerë kohë derisa fuqitë ndërkombëtare ta humbnin interesimin për Kosovën. Dhe ashtu ndodhi.

Viti 2011 kishte lënë Veriun e Kosovës jashtë interesimit të UNMIK-ut. Atje dominonte gjithçka serbe. Nuk kishte asgjë që përfaqësohej nga shteti i Kosovës. Ishte një diplomat që e ndërpreu rrugën e humbjes së Veriut. Ai quhej Christopher Dell. Shprehja e tij e famshme, “Duhet ta rrotulloni tavolinën në qetësinë e restorantit për ta tërhequr vëmendjen”, ishte mënyra e vetme për ta zgjuar bashkësinë ndërkombëtare, dhe sidomos Amerikën – që në një mënyrë ishin pajtuar se Veriu kishte ikur – për të mos ndodhur shkëputja de facto.

Dërgimi i Njësisë Speciale në Veri ishte figurativisht rrotullimi i tavolinës në qetësinë e restorantit. Të gjithë u befasuan për atë se kush kishte marrë guximin që ta bënte një veprim brutal dhe ta prishte qetësinë e një fakti të kryer.

Kryeministri i atëhershëm, me miratimin e kujdesshëm të Ambasadorit Dell, e rikthyen temën e Veriut në bisedat me Serbinë.

Tjerat pastaj dihen.

Po tash?

Shkëmbimi është zgjidhje.

Frika e fantazmave të së shkuarës, e viktimave dhe krimeve, në emër të një mbretërie tokësore për qiellorët. Është e pamundur ta quash “lajm të rremë” po e pagove me çiltërsi. Serbëve të Kosovës do t’iu duhen dhjetëvjeçarë që harresa të shtrihet mbi falje dhe të mund të jetojnë si fqinj të mirë me shqiptarët. Dhe ata s’kanë kohë për një gjë të tillë. Sikurse as shqiptarët nuk kanë kohë të presin që demografia të triumfojë për ta integruar pjesën veriore të tyre.

Duhet ta lëmë të ikë, në shkëmbim të integrimit që mund të arrihet sot. Të integrimit që do të na bënte shtet funksional dhe do të na drejtonte kah bregdeti shqiptar, kah Europa, kah e ardhmja.

Pse tani?

Po jetojmë në një epokë të paprecedent në historinë njerëzore. Nuk ka më Lindje, por Perëndim të Largët. Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina janë po aq prezente në Ballkan sa edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe Rusia. Secili me interesat dhe strategjitë e veta. Tani këto strategji mund të ndërthuren duke krijuar autostradë për të ardhmen e Kosovës.

Serbia e Aleksandar Vuçiqit, që ka mbërthyer pushtetin dhe mediat bashkë me ndjenjën populiste tek serbët, paraqet mundësi për arritje të marrëveshjes.

Aleksandar Vuçiq e projekton të ardhmen e tij politike në të qenit një nga liderët më me peshë në rajon dhe Kosova është shtegu që mund ta konfirmojë si të tillë.

Mund të mos pëlqehet e kaluara e tij dhe fuqia e jashtëzakonshme politike aktualisht, por pikërisht këto e bëjnë atë njeriun e duhur për “ta shitur” marrëveshjen në Serbi.

Ai është shtetari që mund të arrijë akord me një tjetër po aq të tillë dhe po aq të gatshëm për akord. Kosova e ka këtë njeri, ndaj ta përdorim për të ardhmen që duam dhe meritojmë.

Çështjet e brendshme e kanë dobësuar Bashkimin Europian, që s’ka fuqi për ndonjë marrëveshje konkrete, aq më pak që atë ta shtyjë në Parlamentin Europian para zgjedhjeve të 2019-ës. Dhe fantazmat e vona të BREX-itit dhe Amerikës së Trump-it janë makthe që u dalin e u teprojnë Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe.

As Kosova dhe as Serbia nuk kanë kohë për të humbur. Madje nuk kanë nevojë, me liderë që janë gati ta gjejnë dhe shtrojnë rrugën drejt pajtimit. Nëse shqiptarët dhe serbët ia dalin të arrijnë marrëveshje duke lënë prapa mbrapshtitë e së shkuarës, paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mund të bëhen realitet. Në këtë rrafsh, marrëveshja do të ishte në frymën e asaj të Helsinkit dhe jo në kundërshtim me të. Paqja dhe stabiliteti janë themelet e besimit të Bashkimit Europian se në të ardhmen shqiptarët dhe serbët do të jenë qytetarë të BE-së dhe se ata do të investojnë në këtë të ardhme, për veten dhe për Europën.

Në anën tjetër, me BE-në që rrezikohet nga fryma e ringjalljes së shteteve kombe, shkëmbimi i territoreve mund të jetë i frikshëm.

Por, është shteti funksional dhe jo shteti-komb synim i këtij akordi – që do t’i shmanget një rezultati si ai në Bosnje. Bosnja është përkujtues i dështimit të vendimmarrjes në Bashkimin Europian. I paralizuar nga detyrimi ndaj Marrëveshjes së Dejtonit dhe ndarjes së institucionalizuar etnike, pasojë e të parës. Të bashkuar në dështim, qytetarët e këtij shteti nuk kanë shpresë për një të ardhme më të mirë. Kjo nuk mund të jetë zgjidhje as për kosovarët, as për serbët. Ndaj kjo marrëveshje bëhet për shtet funksional, që mund të sjellë stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor, jo për shtet-komb.

Çfarëdo zgjidhje tjetër, veç shkëmbimit të territoreve, do të jetë e pamundur për t’u realizuar tani, ndërsa në të tillë skenar më së shumti do të përfitonin anarkistët dhe populistët, rrjedhimisht përmes tyre, Rusia dhe Turqia, me planet e tyre të mugëta për rajonin.

Amerika, që ka për president njeriun i cili e vlerëson akordin më shumë se gjithçka tjetër, është e gatshme të pranojë marrëveshje konkrete. Nga akordi ajo e fiton Kosovën shtet të njohur ndërkombëtarisht. E përdora fjalën “fiton”, për shkak të kredos politike, ushtarake dhe morale amerikane të investuar në bërjen e këtij shteti.

Për më tepër, qasja e re e SHBA-së në raport me Europën dhe rendin botëror kërkon partnerë të rinj në rajon, ndaj llogarit në shqiptarët si një të tillë. Sepse partnerët rrisin vlerë, nuk shtojnë probleme. Dhe veçanërisht pasi me këtë marrëveshje Kosova zotohet ta respektojë sovranitetin, të vetin dhe të fqinjëve. Kjo do ta ndihmojë Maqedoninë të lëvizë me shpejtësi drejt integrimit në NATO dhe t’i ftohë elementët e të ekstremit të djathtë shqiptar.

Pas Samitit të Helsinkit dhe ftesës për ta vizituar Washingtonin, arritja e marrëveshjeve me Putinin shihet ndryshe nga Shtëpia e Bardhë.

Po Rusia?

Rusia është e gatshme ta përkrahë një marrëveshje që do t’i ofronte zgjidhje oportuniste të çështjeve territoriale me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Ndaj do të ishte e gatshme ta pranonte shkëmbimin e territoreve, sepse rasti i Kosovës – që mund të konsiderohet si fitore edhe për diplomacinë amerikane – do të kthehej në precedent në ligjin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Putin, që ka ndikim të madh në shoqërinë serbe përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe mashave në politikë dhe në media, nuk do ta mbështesë asnjë marrëveshje nga e cila nuk fiton diçka.

Nëse Rusia e pranon akordin, ai joformalisht do të pranohej edhe nga Kisha, gjë që do t’ia lehtësonte Vuçiqit ta merrte pajtimin edhe të rrymave të fuqishme nacionaliste në Serbi.

Por për të gjitha ato shtete të cilat nuk janë të qeta shkaku i tërësisë territoriale, shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk paraqet brengë shtesë. Do të jetë marrëveshje pajtimi mes dy shteteve dhe jo vendim i njëanshëm. Mund ta ndihmojë Rusinë të arrijë marrëveshje për Krimenë, por vetëm si pajtim, jo si agresion.

Ndaj, tash Kosova duhet të bëjë përpara kah e ardhmja që meriton. Duhet të shtyjë në atë drejtim. Tash është koha. Jo për lojëra politike. Është koha për një marrëveshjeje të nevojës gjeopolitike dhe Kosova duhet të zgjedh nëse do të jetë humbëse apo fituese nga ajo.

Është koha për një marrëveshje për integrim dhe ndërtim shteti. Është koha për një New Deal për Kosovën!

29 komente në “Çka nëse ia dalin?”

  1. Ashtu kot says:

    Me duket shkrim shume me llogjike dhe I goditur.
    Eshte hera e pare qe Shqiptaret (e Kosoves) bisedojne per here te pare ne kushte fitues-fitues me Serbet per problemet e perbashketa. Nga ana jone kemi mbeshtetjen Amerikane dhe Serbet ate Ruse. Evropa eshte ne mes. Nuk dua te zgjatem shume per dua te theksoj se ky eshte rast unikal qe jepet vetem njehere ne jete. Ne duhet te dime cte kerkojme por dhe cdo bejme me ate qe kerkojme. Nuk eshte vetem problem I korigjimit te kufijve por edhe bashkimi I Kosoves me Shqiperine. marreveshja duhet te perfshije edhe kete….me e keqja ne anen tone eshte se shume komentues, gazetare, analiste apo politikane flasin per rreziqet e destabilizimit te ballkanit dhe Evropes. Eshte momenti qe ne Shqiptaret per here te pare te mendojme vetem per veten tone. per Evropen dhe ballkanin ka kush mendon. NQS bashkimi I trojeve Shqiptare hap “kutine e Pandores’, ky duhet te jete mesim per Evropen qe e beri Shqiptaret mish-mash duke u nisur nga shprehja ugurzeze qe “shqiptaret jane thjesht nocion gjeografik”. Politikanet tane duhet te mbeshteten te Amerika e cila e konsideron Shqiperine vendin me te sigurte ne Evrope per interest Amerikane dhe ne plan te dyte dredhite Evropiane qe Serbine e kane vene para Shqiperise ne kuader te futjes ne Evrope. Praktikisht Evropa eshte me mendesite e vjetra. Afrimi i Trampit me Putinin duhet te kethehet ne fitore per ne pa e vrare mendjen se mos demtojme Evropen.

    1. ju kripsha trute says:

      Antishqiptare, balliste e berishiste te gjithe ne sulm kunder Thacit ? ? ?

    2. Vjosa.al says:

      Baton,
      Duket si shkrim profesional, gjitheperfshires, jashte retorikave, jashte nacionalizmave, me plot realpolitike te artikuluar bukur, me kulacin dhe kerbacin te mbeshtjella nen krahet e pellumbit virtual te paqes dhe bashkegzistences, me vetsigurine paksa naive se i ke kuptuar dhe i ke interpretuar drejt diplomacine, strategjine dhe taktikat sllavo-ortodokesve ruso-serbe dhe…. bravo, aferim!

      Vetem se askush, as retorikat Thaci-Vucic te ndryshimit te kufinjve dhe shkembimit te teritoreve, as prononcimet e Mogherinit dhe te Administrates Amerikane per zgjidhje kreative bilaterale qe te kenaqin te dyja palet dhe as ti ne tabllone tende sinoptike gjeorajonale, nuk permendni dhe as shpreheni per thelbin e asaj qe mbetet bomba me sahat e Ballkanit Perendimor:

      Pas nje marreveshjeje hipotetike ku Serbise do ti kthehet Mitrovica, ku komunat e tjera ‘serbe do te vendosen nen egiden e Zajednices veteqeverisese, ne kembim te 2-3 komunave teresisht shqiptare vetem ne Presheve, pa perfshire Autostraden Serbe te Jugut, pra pas ketij pazari rruar-qethur, a do tq njohe Serbia Kosoven si shtet te pavarur, a do ta njohe Rusia Kosoven si shtet te pavarur duke mos vene veton per pranimin e saj ne OKB, a do ta njohin 5 vendet e BE-se Kosoven si shtet te pavarur, per t’i hapur asaj perspektiven e pranimit ne BE?

      Me thjesht akoma, kush do te jene garantet nderkombetare te kesaj marrevshje, qe te mos jemi perpara situates kur, shkembehen teritore dhe ndryshohen kufinj ne menyre bilaterale dhe nuk ndryshon asgje ne statusin juridik nderkombetar te Kosoves, apo akoma me keq, vete Serbia do te vazhdoje ta konsideroje de jure Kosoven si province te saj?

      Zoti Baton Haxhia,
      Eshte mire te besosh dhe te kesh vetekonfidence, por eshte me rrezik te mendosh se mund te kapercesh, ne kuptimin ” outsmart, outplay” eksperiencen dhe trofete historike e diplomacise ruso-serbe ndaj shqiptareve.

      Eshte pak e veshtire te besosh se vrasja e paradokeshme e liderit serb te Kosoves, Oliver Ivanovic, eshte nje rastesi dhe e palidhur me keto plane per shkembim teritoresh dhe ndryshim kufijsh.
      Eshte vetem nje kujtese e vockel se “Dora e Zeze” serbe, eshte e gjalle dhe aktive andej pari.

  2. katarakti says:

    Llogjike per se mprapshti. Ka ardhur koha per pajtim me Serbine – shkruan autori! Por Serbia e konsideron ende Kosoven si pjese e saj! Pastaj pse duhet te pajtohen shqiptaret me serbet dhe jo e kunderta. Kush eshte agresori dhe kush eshte viktima. Problemi me Thaçin eshte se ai ben budallain e mençur : Do i marr Serbise Luginen e Presheves pa i dhene asgje ne kembim – deklaron kali i Kosoves ! Sa trim ! Sa i zgjuar ! Do i merrka me shkelma perpara serbet ! Po te ishte vertet i ndershem Thaçi do te duhej te deklaronte se do bisedonte me Serbine per ndryshim, korrigjim apo shkembim territoresh. Por jo. Ai i kujton njerezit si veten e vet. Pra me intelektin e tij gjysmak. Ketu kane lindur kontraditat dhe çudite ndermjet shqiptareve. Te pandershmeria e Thaçit.
    Eshte evertete se Kosova vetem de jure e ka veriun e Mitrovices ! Ndersa Serbia ka sundim te plote mbi Luginen e Presheves. Po kush i jep siguri Thaçit se do marre Luginen e Presheves ?! Nuk eshte e vertete, madje eshte mashtrim I paster dhe me dashje, ajo qe shkruan ky Haxhiu se me shkembimin e territoreve Kosova do te behet shtet funksional?! Marri. Shtet funksional behesh kur ke shtetare qe mendojne per vendin dhe popullin dhe jo per koken dhe xhepat e tyre. Po filloi loja e kufijve ne baza etnike, Serbia do te kerkoje te kete kontroll edhe mbi enklavat serbe ne Kosove. Ne kete menyre gjendja edhe mund te perkeqesohet. Nuk duhet harruar se raporti I forcave sot eshte ne favor te Serbise. Jane ata tani te interesuar te ndryshojne statukuone! Ne rastin me te keq propozimi per ndryshimin e kufijve duhet te vije nga Beogradi dhe jo nga Prishtina. Eshte Kosova qe duhet te vendose kushtet per nje shkembim te tille. Statukuoja i intereson Kosoves. Po u hap loja nuk dihet se deri ku do shkoje kufiri i Serbise. Aq me shume qe Trumpi nuk e rruan me shume per Kosoven dhe Ballkanin. Me nje fjale Thaçi po loz me zjarrin dhe ka per tu djegur. Por do djegi edhe Kosoven. Ai nuk ka as inteligjencen, as kapacitetin, as mbeshtetjen per t’I hyre nje risku te tille. Aq me shume qe mbi koke I rri si çengel Gjyqi I Hages.
    E para gje qe duhet te beje ky gjasme kot president I Kosoves eshte te heqe dore nga gjepurat dhe ta pohoje, siç ben ky Haxhiu dhe Qosja, qe eshte fjala per shkembim territoresh. Ndryshe do ta meritoje edhe cilesimin si I pabese dhe I pandershem. Me nje fjale jo I denje per president.

    1. mb says:

      Mendim shume i arsyeshem, ven ne dukje problemet qe mund te shkaktoj shkputja e veriut; do te ishte nje sukses per Beogradin, pastaj do ta kishte ma te leht aktivitetin per ruajtjen e enkevave tjera ne Kosove. Kur vjen puna e Kosoves, Beogradi nuk njef marrveshtje, si shembull konkret eshte abrogimi i autonomise se Kosoves nga Milosheviqi, fillim qe prishi Jogosllavin. Por politikanet shqiptar jane te interesuar te akomodojne tjeret, keshtu behen burra te mire, tue mos menduar per te ardhshmen. Ne nje kohe kur SHBA dhe Gjermania jane kunder ndarjes, nuk ka kuptim qe shqiptaret te vrapojne e te akomodojne opsionin historik te Beogradit.

    2. E di si eshte puna says:

      Katarakt kokpoci, duket se ti je me INTELEKT GJYSMAK dhe jo Thaci mor kokgdhe! Thaci deklaron se duam Luginen e Presheves, pa i dhene asgje Serbise! Apo jo!? Dhe ty kjo te duket “intelekt gjysmak”? Po Vucic cfare deklaron!? Apo nuk i ke as syte e as veshet ne vend mor tyrlyly. Vucic deklaron se duam Veriun e Kosoves pa i dhene asgje Kosoves! Apo jo!? Mos eshte edhe Vucic me “intelekt gjysmak”? Jo mor trularask Katarakt, Thaci tregon dinjitet shteteror dhe oferta e tij ben te pakten barazvlefshmerine me oferten e Vucic, a kupton? Ai eshte shume here me i zgjuar se gomeret si puna jote qe rrahin uje ne hava! Me kete ide te shprehur Thaci e ve Sebine as me shume e as me pak ndermjet dy zgjidhjesh, ja ve te dy kembet ne nje kepuce dmth i thuhet zgjidh e merr :
      1. Ose njihe Kosoven ne kufijte e tanishem, pa ndryshim kufijsh (qe me 99% kjo ka mundesi te ndodhe)
      2. Ose nese kerkon Veriun e Kosoves do japesh Luginen e Presheves, si te barazvlere ne kembim (e ketu behet fjale per 3 komuna te veriut, duke perjashtuar Mitrovicen e Veriut. Nese Vucic do kembengule per Mitrovicen e Veriut, atehere do shohesh se Thaci do kerkoje Pazarin e Ri, ndoshta edhe Nishin)
      Ne historine politike sa me e madhe eshte kerkesa aq me shume perfiton, sa me e vogel eshte kerkesa aq me pak perfiton! Keto jane gjera fillestare ne politike, por per njerez te zgjuar dhe jo per ata me INTELEKT GJYSMAK si ky Katarakti ?

  3. Luli says:

    Më në fund, paska dalë në shesh punëtori i Stanishiqit. (Per ata qe nuk e dine, Stanishiqi ka qene shef i Sherbimit sekret serb ne vitet 90, dhe ka perfunduar ne Gjykaten e Hages).

    1. opa opa says:

      Po ti kush je!? Apo shefi i shtabit te kurvave qe ke ne shtepi ? ? ?

  4. Kris says:

    Na duhet paqe dhe stabilitet! Jetojme ne 2018 dhe kush do ta mendonte se akoma jemi pjese e urrejtjes pathollogjike mes dy paleve! Popull shqiptar dhe komb shqiptar! Ka ardhur koha te civilizohemi! Paqja na duhet jo ndarja dhe lufta! Mendjet e mbrapshta duan te na kthejne ne vella-vrasje! Le te vendoset paqe mes nesh! Harroni merite kriminale te saliut dhe malesoreve te tjere qe u ka ngelur ora per te shpetuar nga ndeshkimi per krimet qe kane kryer! Historia do te shkruaje per paqen!

  5. Virusi says:

    Ka mjaft informacion, pikepyetje dhe arsyetim brenda ketij shkrimi. Kjo mund te ndodh vetem me pranin e aktorve te rendesishme nderkombetare. Pa ta veshtire te behet.

  6. Sit back and relaks■●▪ says:

    Nqs se kupton ca te keqe ka kot qe e mban veten per te zgjuar. Per ty nuk ka asnje te keqe te shkembesh troje bazuar mbi etnine e banoreve te atyre trojeve, dmth nuk ka asnje te keqe sikur neser te cohen minoritaret dhe me referendum te kerkojne shkeputjen nga shqiperia, nuk ka asnje te keqe te ngrihet fshati Lin ne pogradec e ti bashkohet maqedonis, te ngrihen serbet e bosnjes e ti bashkohen serbise, te ngrihet vojvodina e ti bashkohet hungarise, te ngrihet krahina lindore e ukrahines e ti bashkihet rusise etj etj etj. Nuk ka asnje te keqe qe ato troje qe jane mbrojtur me gjak qe te jene pjese e kosoves ti falen serbise me nje firme. E kupton qe precedenti i dhenies tokes ne shkembim te paqes eshte nje idiotllek me oke dhe qe hap shume probleme me vone ne nje realitet te ndryshem global, hap deren dhe i jep legjitimitet pretendimeve territoriale ne rajon e me gjere. Neser shtete me pretendime territoriale mund te hapin probleme me fqinjet dhe precedenti kosovar do ju japi te drejten te kerkojne toka ne kembim te rivendosjes se stabilitetit. Kush kujton se kjo loje me shkembime territoresh do jete e lokalizuar vetem me kosoven e serbine e nuk do kete nje efekt me te gjere ose eshte idiot ose eshte miop ose eshte keqdashes. Megjithate tani jemi ne fazen e perpunimit te opinionit publik, pasi e lodhen, e varferuan, e lane pa levizje te lire. I moren toka e ja dhane malit te zi me premtimin per liberalizim vizash, i bene gjykate speciale me premtimin per liberalizim vizash, tani i thone jep veriun qe te te liberalizojm vizat per te treten here. Pasi i lodhen psikologjikisht e i varferuan ekonomikisht kosovaret, me shpresen se ju ka sosur durimi me gjendjen ekonomiko-sociale ku jetojn strateget e ketij plani shkembimi trojesh vendoseb t’ju paraqesin kosovareve zgjidhjen qe do i japi fund fukarallekut dhe bllokades se levizjes se lire. Dmth e rraskapiten ate popull ne ate pike qe te detyrohet te pranoje cdo lloj zgjidhje sado e keqe apo e papranueshme te jete. Sot po del qarte qe plani final qe ne fillimet e bisedimeve ka qene ndarja apo shkembimi, thjesht nuk mund te dilej qe ne fillim me kete propozim por duheshin deshtuar te gjithe hapat nje nga nje qe popullit ti thuhet nuk kemi zgjidhje tjeter. Sigurisht qe ka zgjidhje tjeter por nuk eshte zgjidhja qe i intereson te medhenjve dhe politikaneve qe kane vjedhur, grabitur e vrare per pushtetin e tyre. Gjykata sepciale eshte speciale sepse i varet thacit dhe politikaneve te tjere te perfshire je krime mbi koke si shpata e damokleut, ajo shpate i afrohet dhe i largohet kokes se thacit sipas sjelljes se tij ndaj te medhenjve qe luajn fijet dhe kufijt. Shqiptaret politikane kurre nuk kane pasur nje strategji se si te fitojn me shume per vendin nga marreveshjet nderkombetare kur vjen fjala per interesat e kombit por sesi te fitojn me shume perkrahjen e nderkombetareve e te forcojne pushtetin personal duke i shitur tradhetite si heroizma. Me llogjiken e Batonit i bie qe Avniu e vrau kot Esad Pashen pasi Esadi po jepte ca troje e po korrigjonte ca kufij ne interes te stabilitetit e progresit te vendit. Ka ardhur koha te therresim Long Live the Traitors.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Cfare gjykate speciale e ke fjalen zotrote se nuk po e kuptoj kush ishte agresori.. Gjykate Speciale per cfare?! Detajohe pak se si shume po e permend ne teresi me shpata por asnje baze specifike.. Krime lufte, korrupsjon, cfare?!?! Cfare krimesh o mysllim ?!?! I akuzuar 2 here nga Haga dhe asgje pordhe me rigon.. Cfare referendumi do kete kur pikerisht do te shkembeje minoritaret. Shqipja minoritare ne Serbi te kaloj ne kufi me Kosoven.. Serbet minoritet ne Kosove kalojn ne Serbi..

  7. Fieraku nga Ferrasi says:

    Doli sheshit
    Spiuni i dreqit.

  8. Mona Cizmja. says:

    Problemi nuk asht leshimi i veriut te Kosoves ne favor te serbve sepse atje nuk jetojne shqiptare dhe bile as emrat e vendeve nuk jane ne gjuhen shqipe.
    Problemi asht se kjo do te jete nje precedente per shtetet tjera si Maqedonia,Bosja Hecegovina,Mali i zi,Kroacia,Rumania dhe Hungaria qe do te kerkojne te krijojne shtete kombe si ne rastin e Kosoves.E kjo mund te sjelle vdekje e dhimbje te shumta.
    To be, or non to be ?

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      Shqiptaret jane perzene nga veriu sipas nje plani te detajuar. Duhet kerkuar kthimi i shqiptareve ne shtepite e tyre ne keto negociata dhe jo dhenia e tokave e pronave te shqiptareve serbise po ashtu duhen lejuar serbet te kthehen ne shtepite e pronat e tyre te para luftes me kosove per ata qe duan te kthehen. Dhenia e veriut serbise legjitimon pastrimin etnik qe ka ndodhur ne veri dike i hapur rruge pastrimeve te tjera etnike. Nuk e di se ku e kane mesuar stilin e negocimit keta negociatoret tane po eshte e sigurte qe perballe negociatoreve serbe duken si nxenes ne shkolle fillore. Sa per emertimet joshqip ke plot vende ne shqiperi qe jane emertuar sllavisht apo greqisht po kjo sdo te thote qe jane toka greke apo sllave. Jane toponime te ngelura prej pushtimeve te huaja dhe duhen ndryshuar ne shqip.

    2. Sit back and relaks■●▪ says:

      Shqiptaret jane perzene nga veriu sipas nje plani te detajuar. Duhet kerkuar kthimi i shqiptareve ne shtepite e tyre ne keto negociata dhe jo dhenia e tokave e pronave te shqiptareve serbise po ashtu duhen lejuar serbet te kthehen ne shtepite e pronat e tyre te para luftes me kosove per ata qe duan te kthehen. Dhenia e veriut serbise legjitimon pastrimin etnik qe ka ndodhur ne veri dike i hapur rruge pastrimeve te tjera etnike. Nuk e di se ku e kane mesuar stilin e negocimit keta negociatoret tane po eshte e sigurte qe perballe negociatoreve serbe duken si nxenes ne shkolle fillore. Sa per emertimet joshqip ke plot vende ne shqiperi qe jane emertuar sllavisht apo greqisht po kjo sdo te thote qe jane toka greke apo sllave. Jane toponime te ngelura prej pushtimeve te huaja dhe duhen ndryshuar ne shqip..

  9. Kendrevica says:

    Mirë, Baton. Por nuk thua as edhe një fjalë për Preshevën. Mos vallë, ndryshe nga Ashimi, varianti yt i “new deal” parashikon vetëm një lëvizje: lëshimin e Veriut të Kosovës, pa një “kompensim” në Lindje?

  10. mustafa says:

    Batoni i ben keto pazaret e kufijve shteterore sikur shet e blen apartamente ne plazhin e Durresit.
    Hajvanlleku eshte ngjites.
    Idea se pasi te rregullojme punet e kufirit do behemi miq me serbet eshte absurde. Edhe sikur e tere Kosova te kthehet nen Serbi nuk behen serbet miq.
    Serbia vec duhet te pranoje realitetin e vendosur me bombat e NATO-s dhe te kerkoje normalizim qe te vazhdojne rrugen e tyre evropiane.
    C’do lloj pazari trojesh do pelqehet per nje kohe, nje jave, nje muaj, nje vit apo me shume dhe me pas fillon pishmanlleku qe e bene. Dhe ne rastin me te pare qe ta ndjejne veten te forte do te sulen si ne 99 ti farojne kosovaret sic kane bere sa here kane mundur.

  11. Fisart Begu says:

    Një laro e Edi Ramës dhe e Hashim Thaçit po kërkuaka që këta të dy t’i nënshtrohen Vuçiqit të Serbisë si një kohë kur hoxhët shqiptarë, Enveri i Shqipërisë dhe Fadili i Kosovës, i ishin nënshtruar Titos.

  12. Dn says:

    Mbasi u ba mode ndryshimi i kufive,bile t’i hym kesaj pune pernjemend e jo si baton serbi,edhe te kerkojme ate cka na takon qe moti

    Hajde believe in your dreams,they will become true!
    http://www.botasot.info/aktuale-lajme/933404/ekspert-i-ballkanit-efekti-shkaterrues-per-serbine-heret-apo-vone-shqiptaret-do-bashkohen/

  13. Jak Boston says:

    Po Sanxhakun perse nuk e permend fare ky Bataku i Kosoves?
    Apo ashtu e ka direktiven nga shefat e tij serbe!

  14. BATON DR says:

    Marrëveshje me sllavët? Momenti i duhur?
    Ka 1500 vjet që u rezistojmë atyre mongolëve …pa frikë i mbajmë aty ku janë edhe 1500 vjet të tjera…!
    Fjalët e tjera janë tradhti!

  15. uskania says:

    Diskutimi është gjë e mirë. Detaje nuk dimë. Duke zbuluar hollësi se si mund të jetë marrëveshja, edhe kemi mbi çfar flasim. Edhe marrëveshja don trimëri. Dhe Hashim Thaçi me shokë e kanë treguar veten trima. Pa luftën e tyre Kosova do ishte krahinë e Serbisë sot. Trima pas beteje e bujarë pas sofre ka shumë, por fjalën e kanë trimat e veprave si Hashim Thaçi. Komunistët e Kosovës, që strukeshin para Millosheviçit, le ta mbyllin gojën e të mos na shesin trimëri kur duhen vendime të mëdha.

  16. ArTan says:

    Pegjithesisht, kur vjen ora qe shqiptaret të bejne paqe, eshte bota qe shkon drejt luftes

  17. Zenel says:

    Idiotizra si kjo e Batonit ka mjaft por ky i ven qershine me : Miku francez me ekipin e Kadri Veselit parandaluan murin… cfare debillleku, po ishin vet francezet qe lejuan ndarjen e Mitrovices, edhe me shume ishte KFOR ri francez qe ndaloi shqipetaret te shkojn ne shtepite e tyre ne veri.

  18. Dn says:

    Sigurisht se Francezet jane fajtore kryesore per ndarjen e Mitrovices para se me shkue ne kosove e para fillimit te bombardive, Quay d’orsay ka pas mbledhur shoqatat qe veprojne per rastet emergjente si mjeket pa kufi, pharmacien sans frontiere edhe ju ka pas thane me u pozitionuar vetem ne mitrovice tek serbet. Kysh atehere plani franceze ishte ndarrja e mitrovices,plan qe u zbatue nga Thaci.

  19. Zani Burimi says:

    Baton Haxhiu ka vene piketa te qarta sipas mendimit te tij. Kujt nuk i pelqen Haxhiu, le te mbaje mendimin e vet, por ama pa sharje dhe ofendime. Ai di me shume se te gjithe ne ketu ne Shqiperi. Batoni flet per shtet funksional te Kosoves dhe nuk flet per pajtim me serbet. A e dini pse? Sepse une nuk i dua serbet si fare, sepse me kane vrare gjyshat e mipara afro 100 vjetesh, pra nuk behet gjaku uje, ama me komshiun duhet nje karar qe jeta te vazhdoje. Brezat qe do te vijne do te dine te rregullojne dhe jo te luftojne. Kosovaret e humben Mitrovicen gjate luftes dhe sidomos pas saj, sepse i shiten trojet e tyre, sepse jeta aty ishte e pamundur dhe ardhesit serbe u shtyne nga qeveria serbe me para te shumta. Ajo qe ka ndodhur atje ne Mitrovice, ka ndodhur me pare ne shume vise te Jugosllavise me ane te politikes sllave te mbrapshte antishqiptare shekullore para e pas Titos.. Batoni duhet te na kishte thene se pse doli tani ky korrigjim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje