Ivica Daçiç: Mos luani me nervat dhe muskujt e Serbisë

10 Gusht 2018, 17:22Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, është shprehur me tone të ashpra kundër vendeve që, sipas tij, hapën kutinë e pandorës duke njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas Daçiç, këto vende janë hipokrite pasi pranuan të njohin shkëputjen e Kosovës ndërsa sot shprehen kundër ndryshimit të kufijve.

Duke folur në një konferencë për shtyp me drejtoreshën e Informacionit të Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, Daçiç u shpreh se propozimi i presidentit Aleksander Vuçiç për vendosjen e kufirit ishte dëshire për arritjen e një kompromisi.

“Ata e rrëzuan kufirin tonë dhe tani kujtohen se kufijtë nuk mund të ndryshohen. Ju hapët kutinë e Pandorës dhe tani për këtë nuk mund të flitet përsëri. A nuk keni turp, ju hipokritë?” – u shpreh Dacic.

“Për çfarë kufiri po flisni, kufiri midis Kosovës dhe Serbisë dhe kush e ka verifikuar atë kufi? Ata që ndihmuan Kosovën të bëhen të pavarur tani flasin për asnjë ndryshim të kufijve”, tha Dacic.

“Gjithkush kujtohet se nuk mund të ketë ndryshim të kufijve sipas parimit etnik,”  – vazhdoi ai dhe me ironi pyeti nëse UÇK-ja (“Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, një formacion sipas tij separatist) ishte një organizatë multietnike që luftonte për një Kosovë multietnike.

“Për ata që mendojnë se jemi të dobët kur tregojmë dëshirën për një kompromis, u them: mos luani me nervat dhe muskujt e Serbisë.” – u shpreh Daçiç.

10 komente në “Ivica Daçiç: Mos luani me nervat dhe muskujt e Serbisë”

  1. says:

    Morr prapanice, xhuxh

  2. Jim says:

    Ju nerva mund te kini se jeni ballianas Sa per muskuj Ju pame kur Ju goditi NATO n kohen e Milloshevicit prandaj qe mos perfundosh edhe ti si Ai me mire mos fol

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    Po Thacua ca thote, apo mjau mjau?

  4. Sit back and relaks■●▪ says:

    Po Thacua ca thote, apo mjau mjau??

  5. Sit back and relaks■●▪ says:

    Po Thacua ca thote, apo mjau mjau???

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Kujdes mik ule tonin se ste pjerdh njeri ty..

  7. arban shmili says:

    Më thotë mendja se kështu gufej edhe ai që nën tokë shijon ëndërrat e Serbisë shoveniste!

    Jo, mos luani me Serbinë shoveniste se është e luajtur mendsh, sic ka qenë.

  8. undefined says:

    Me ngadale plako se mos ti fusin koqet ne morset sic ja futen Sllobos dhe e lane te perpelitej se shkerdhata se edhe ai koqe si puna jote u hapte b……

  9. Isuf says:

    Muskujt tuaj i ka zene ngerci dhe nuk jeni ne gjendje te merrni as nje gote uji.Po te kishim politikane patriot ne kjo gjendje ngerci e muskujve tuaj do te zgjaste deri ne dekompozimin tuaj.Po tani per tani keni shpresa te thaci rama dhe lukunia e politikaneve tane antishqiptare.

  10. Fieraku nga Ferrasi says:

    Pse Ca’ do besh?
    Do na kerrcesh ndonje valle orientale?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje