Napoli ofron 30 milionë euro dhe një lojtar për Andrea Belotin

11 Gusht 2018, 12:52Sport TEMA

Napoli kërkon medoemos të marrë një sulm pa u mbyllur merkatoja e verës dhe së fundi ka tentuar një tjetër pistë.

Sipas asaj që shkruan “La Stampa”, drejtuesit e Napolit janë interesuar shumë seriozisht për afrimin e Andrea Belotit, bomberit të Torinos.

Këtë lojtar, presidenti i Torinos, Kairo, e vlerëson rreth 60 milionë euro dhe nuk hap rrugë.

Napoli i ka ofruar Torinos 30 milionë euro dhe sulmuesin Ingleze, i vlerësuar 20 milionë euro.

Një propozim, që nuk u ka pëlqyer aspak drejtuesve të Torinos dhe kanë refuzuar menjëherë.

Torino mund të marrë në konsideratë vetëm oferta “cash” për sulmuesin e saj, kështu që Napoli duhet të kërkojë një tjetër lojtar për sulmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje