Perez i "shuan" ëndërrën Interit, Luka Modric mbetet te Reali

10 Gusht 2018, 20:05Sport TEMA

E ardhmja e Luka Modric është tek Reali i Madridit. Është ky fundi i kësaj telenovele vere, që në fund i buzëqeshi “Los Blancos”.

Në takimin e zhvilluar para pak çastesh me presidentin e Realit, Florentino Perez, mesfushori është “dorëzuar” përballë numri 1, me këtë të fundit që i ka plotësuar kushtet financiare yllit kroat.

Ai do të përfitojë një rritje page si shpërblim për paraqitjen e tij për klubin dhe gjithashtu për Kroacinë në Kupën e Botës.

Paga e tij tani do të jetë në një nivel me kapiten Sergio Ramos dhe vetëm pas Gareth Bale.

Rritja është një tregues se sa i rëndësishëm është për skuadrën dhe sa është vlerësuar nga hierarkia madrilene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje