Telenovela “Mordric” pasurohet me një kapitull të ri.
Sipas mediave italiane, disa emisarë të Real madrid kanë shkuar në Itali për t’u takuar me gruan/menaxhere të Mauro Icardi-t, Wanda Nara.
Qëllimi i tyre është të paguajnë klauzolën 100 milionë euro të kapitenit të Inter.
Kjo është kundërpërgjigja e menduar nga Real Madrid, në pritje të takimit që presidenti Florentino Perez do të zhvillojë të premten me Modric.
Në rast se kroati do të këmbëngulë për largimin e tij, Inter do të jetë gati të ndërhyjë për të mbyllur gjithçka sa më shpejt të jetë e mundur.
Klauzola ishte e vlefshme deri në 15 korrik dhe ishte 110 milion Euro. Nëse Reali do që të marr Icardin tani duhet të flas me Interin dhe jo me Wanda Narën.