Mbrojtje skandaloze, Kukësi shkatërrohet nga Torpedo

9 Gusht 2018, 20:57Sport TEMA

Dy ditë telashe në udhëtim dhe probleme me vizat për disa lojtarë, duhet të shërbenin si një motivim ekstra për Kukësin, por fusha e “Mikheil Meskhi”, në Tbilisi tregoi krejtësisht të kundërtën, me nënkampionët shqiptarë që u mposhtën me rezultatin e thellë 5-2.

Mungesa e Maliqit në krahun e djathtë nuk mund të shërbejë kurrsesi si një justifikim për Kukësin, që pësoi plot katër gola në 31 minutat e para të lojës, nga një skuadër e një niveli dukshëm më të ulët se verilindorët.

Katër goditje në portë dhe katër gola të shënuar për gjeorgjianët, ndërsa Hoxha dhe Qaqi të jepnin idenë e dy njerëzve të marrë nga rruga, që nuk ia kanë haberin këtij sporti, pasi gabuan gjithçka në tre golat e parë të vendasve.

Perla e Harba në minutën e 22-të, kur rezultati ishte 2-0, nuk shërbeu aspak për të zgjuar skuadrën e Cungut, që ndonëse qarkullonte mirë topin, vuante çdo sulm të gjeorgjianëve, që i kthehej në makth.

Trajneri shkodran tenton të ndryshojë diçka në pjesën e dytë, duke hedhur në fushë Shkodrën e plakun, për të shënuar gola dhe për të rihapur takimin, por përveç gabimeve, edhe fati nuk ishte në anën e kuksianëve sot.

Kjo pasi sulmuesi Reginaldo, autori i 18 golave në sezonin e kaluar me Laçin, shpërdoroi të paktën katër mundësi “të arta” shënimi, duke e “nxirë” edhe më tej mbrëmjen gjeorgjiane të Kukësit, që në minutën e 85-të pëson edhe golin e pestë, kur Qaqi vulos paraqitjen katastrofike, pasi driblohet me një lehtësi të pabesueshme nga kundërshtari.

Në minutën e 88’, Kukësi fiton një 11-metërsh me anë të Rustem Hoxhës, të cilin e shndërron në gol sulmuesi Sebino Plaku. Në minutat shtesë Kukësi bën gjithçka për të shënuar një tjetër gol, por dy herë Hoxha dhe Shameti janë të pafat, pasi portieri vendas arriti të presë mrekulist goditjet e tyre.

Natyrisht që javën e ardhshme do të luhet ndeshja e kthimit në “Elbasan Arena” dhe duke parë nivelin e skuadrave, Kukësi i ka të gjitha mundësitë për të tentuar mrekullinë dhe për të vijuar ende aventurën europiane.

Gjithsesi, për ta bërë këtë, duhet që të rikthehet Maliqi, të zgjohen qendërmbrojtësit dhe sulmuesit të bëjnë detyrën e tyre, duke dërguar topin në rrjetë, pasi këtë herë golat duhen me shumicë.

4 komente në “Mbrojtje skandaloze, Kukësi shkatërrohet nga Torpedo”

  1. shqiptari i vertet (itali) says:

    o safet gjici, NUK nderrohet trajneri cdo 3 muaj!! Klodian duro fitoj kupen e par historike te kuksit: E SHKARKUAT. Ernest Gjoka fitoj per her te par ne histori kampionatin me Kukesin, per NJE HUMBJE ndaj Sherif tiraspol ne champions: E SHKARKUAT. Peter Pakult ne kampionat ju coj skuadren nga vendi i pest ne te dytin ne 3 muaj: E SHKARKUAT.
    Patjeter qe vin rezultate te tilla kur ne cdo ndeshje nderrohet trajner!!!!

  2. Mario says:

    Nuk ishin kot gjithe ato ankesa ,
    Se nuk I priten mire ,a thua.se kishin shkuar krushq ,
    Se I shin te lodhur e terrci e verrci
    Pergatiten terrenin per thesi me gola qe ishte paracaktuar,,,,,
    Futbolli do kellqe jo pordhe me rigon,,,
    Ekipe.qe.kane lujt dhe na kane.nderuar jane.
    Para viteve.1990 Vllaznia ,,Flamurtari ,,Tirana ,,Partizani dhe mbas ,1990 Skenderbeu,,
    Futbolli do edhe traditen
    Po te kish luajtur Vllaznia sot ,edhe pse ka dale nga kategoria e sigurt qe nuk do mundej ,dhe do merte kualifikimin
    Nuk eshte Kuksi oer Europe.
    Vendi I tij I nderuar do ishte kategoria e dytr ose e trete

  3. Na myten karnat says:

    Kur gazetari eshte shqiptar nuk ka shans te mos jete bole.
    “skuader e nje niveli dukshem me ulet se verilindoret” thote kopetenti.
    Vecse na rrasen 5 petlla. Dukshem me ulet!

  4. dfsdfwedfw says:

    Te jete Kukesi ne Superiore eshte katastrof per futboolin shqiptar dhe nuk jan ne superiopre skuadra si Dinamo e Vllaznia kjo eshte skalnal po Gjici as me dhi nuk din me shku kur ka qen ne fshati nuk ja besonte njer dhite as delet si i humbte por ne ket qeve cfar nuk behet biznesmen e politikan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje