Hysaj hyn në historinë e Napolit, Ançeloti: Është një veteran i ri

9 Gusht 2018, 13:53Sport TEMA

Elseid Hysaj po kthehet çdo ditë e më shumë në një protagonist te Napoli dhe këtë e vërteton besimi që stafi ka krijuar te mbrojtësi shkodran.

Në takimin e fundit miqësor përballë Dortmundit, tekniku Karlo Ançeltoi i kishte lënë shqiptari shiritin e kapitenit.

Vetë Ançeloti, shprehet se Hysaj është një veteran në skuadër, pavarësisht se ka një moshë të re, ai di të sillet sikur është ndër më të vjetrit e ekipit.  Në fakt, kjo ishte hera e parë në historinë e Napolit, që një futbollist shqiptar, është kapiten i skuadrës.

Më parë, me fanellën e kaltër ka luajtur edhe Naim Kryeziu i cili ka qenë pjesë e skuadrës napolitane në vitet 1947-1953, ku edhe shënonte 39 gola, por pa e marrë kurrë shiritin e kapitenit. Hysaj, edhe pse në një moshë të re, ka provuar që të jetë edhe kapiten i kombëtares shqiptare, ndërkohë që në të kaluarën e tij, ka mbajtur shiritin disa minuta edhe te Goxano.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje