Anglia njihet si vendi me të ardhurat më të larta ekonomike për skuadrat e futbollit dhe natyrisht, për shpenzimet “e çmendura” që bëjnë në merkato.
Në fakt, ndryshe nga skuadrat e tjera është Totenhemi. Londinezët gjatë kësaj merkatoje vere, janë ndër të paktat skuadra angleze, që e kanë bilancin pozitiv.
Në të gjithë verë, ata nuk kanë blerë asnjë futbollist deh kanë shitur vetëm një, për 2.2 milionë paund, që do të thotë vetëm 2.2 milionë paund përfitim ka pasur Totenhemi gjatë kësaj merkatoje.
Pak kohë më parë, me ekipin rinovoi ylli anglez, Herri Kejn dhe pas sezonit të mirë që skuadra bëri vitin e kaluar, duket se Poketino ka vendosur që të mos ndërhyjë, duke mbajtur të njëjtët lojtarë me shpresën se këtë sezon, mund të ambientohen më mirë dhe natyrisht, mund të arrijnë rezultate të larta.
Sa i përket shpenzimeve, Liverpuli ka shpenzuar plot 167.9 milionë paund, ndërkohë që nga shitjet ka përfituar vetëm 12.5 milionë puand, pra ka një bilanc negativ prej 155.4 milionë paundësh.