Gjici akuzon Torpedon: Situata të stisura, na pritën si armiq

8 Gusht 2018, 16:29Sport TEMA

Tre lojtarë titullarë të mbetur në shtëpi, por edhe shumë probleme të tjera gjatë zbarkimit në Gjeorgji. Trasferta e Kukësit ndaj Torpedon Kutaisit në turin e tretë kualifikues të Europa League është karakterizuar nga situata të pazakonta, të cilat sollën zemërimin e presidentit Safet Gjici. Drejtuesi i klubit akuzon drejtë për drejtë kundërshtarët, që sipas tij duan të fitojnë me metoda të pandershme.

“Na kanë pritur si armiq, është e pafalshme. Kundërshtarët duan të fitojnë me forma që nuk janë parë. Kemi arritur në orët e para të mëngjesit në Gjeorgji, u tallën me Malokun 7 orë. Ekipi nuk kishte eskortë, madje i torturuan lojtarët në aeroport. Me klubin e Torpedos nuk do të komunikojmë, bojkotuam edhe drekën zyrtare”, tha Gjici per Supersport

Presidenti i Kukësit e shtoi dozën e akuzave, duke theksuar se gjithçka është bërë me paramendim nga gjeorgjianët, që kërkojnë ta kenë më të lehtë fitoren.

Këto janë bërë me dashje, sepse ky klub nuk mori asnjë masë. Ekipi i pasiguruar dhe ndeshja nuk ka siguri për t’u zhvilluar. Ne kemi ardhur për të luajtur, por realisht nuk jemi të barabatë, na kanë hequr tre lojtarë të formacionit. E stisën këtë gjë për ta patur më të lehtë fitoren.

Sipas Gjicit, problemet me vizat, që lanë në shtëpi Ethemin, Maliqin dhe sulmuesin Rexhinaldo, por edhe gjithçka ndodhi në momentin e zbarkimit në Gjeorgji, duhet të përdoren si motivim për të arritur rezultat pozitiv.

Gjithçka që ndodhi duhet të kthehet në motivim ekstra nga skuadra.

Gjici tregoi edhe ngjarjet e pazakonta në momentet e mbërritjes së skuadrës. Nga vonesat për portierin Maloku, te mungesa e eskortës për të shoqëruar ekipin dhe të largimi i autobusit që duhej të priste ekipin. Veprime që sollën edhe ndërprerjen e marrëdhënieve me ekipin e Torpedos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje