Dialogu Thaçi-Vuçiç dhe teza e çmendur e shtetit etnik

12 Gusht 2018, 10:35Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Shumëkush e kujton pa ndonjë farë mundimi, këshillën historike që u është dhënë shqiptarëve nga miq e armiq, gjatë gjithë shekullit të shkuar, kur punët në Ballkan e Europë ndodheshin në zgrip: mos evokoni Shqipërinë etnike, mos e përmendni, madje as në ëndërr mos e shihni, sepse është një ide e keqe, një shpresë e kotë, një dëshirë që shkatërron paqen, stabilitetin dhe të ardhmen tuaj e të tjerëve rreth jush! Na e kanë thënë këtë aq shpesh, saqë breza të tërë shqiptarësh janë rritur me gogolin e Shqipërisë së Madhe në subkoshiencën e tyre.

Qëllimi i kësaj propogande të fortë që ushtrohej mbi Shqipërinë e Madhe, e cila të përfshinte të gjitha viset ku jetonin shqiptarë, bazohej mbi një parim themelor të marrëdhënieve mes shteteve, pas dy luftrave botërore, kur edhe morën trajtë të qëndrueshme kufinjtë në Europë: mosndryshimi i kufinjve sipas kritereve etnike. Arsyeja është më e thjeshta e imagjinueshmja.

Nëse ndodh që evropianët t’i kthehen projektit të shtetit etnik, kontinenti praktikisht duhet të nisë një luftë të tretë botërore. Të gjitha vendet evropiane kanë probleme me fqinjët, të gjithë kanë pakica matanë kufinjve të tyre. Aq më tepër Ballkani, fuçia e vjetër e barutit, ku etnitë janë pleksur mes tyre në një lëkurë leopardi që s’ka Zot ta deshifrojë.

E pra mesa duket erdhi koha që liderët e Ballkanit, ta hedhin hapur idenë e shtetit me bazë etnike. E ka bërë këtë, siç raportojnë mediat, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, e pas tij edhe ministri i jashtëm serb Daçiç, që ka dalë hapur në favor të idesë së shkëmbimit të territoreve me Kosovën, me qëllim që secila palë të grupojë në kufinjtë e saj etninë e vet.

“Unë jam në favor dhe kjo është politika ime për ndarjen me shqiptarët, sepse të kemi një territor që nuk dihet se kush e trajton atë dhe se kujt i përket, është gjithmonë një burim konfliktesh të mundshme. Nuk e fsheh një synim të tillë, por nuk dihet nëse këtë do ta pranojë populli serb apo jo, dhe nëse do të ketë sukses, kjo nuk varet vetëm nga Serbia”, ka thënë presidenti Serb.

Duke artikuluar një tezë e cila, siç po thuhet me dhjetra herë këto orë, prodhon riskun më të madh të imagjinueshëm të një efekti domino, i cili do të shkaktonte një luftë me përmasa, aktorë dhe pasoja tërësisht të paparashikueshme. Me precedentin Thaçi-Vuçiç në xhep, çdo vend i botës mund të reklamonte të drejtën për të grupuar rreth vetes territore e etni të ndodhura jashtë kufirit të vet shtetëror. A nuk u përdor edhe Kosova si precedent nga Rusia, kur aneksoi Krimenë?!

Nxitimi i ministrit të jashtëm serb Daçiç, për të përkrahur deklaratat e Vuçiç, në prani të zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse e cila po viziton Beogradin, tregon sesa e gatshme është Serbia që ta fusë edhe një herë në lotarinë e bisedimeve çeshtjen e integritetit territorial të Kosovës. Daçiç ka deklaruar madje se tani që po rikthehet në tryezë çeshtja e ndryshimit të kufinjve, më në fund qëndrimi historik i Serbisë kundër ndërhyrjes perëndimore në Kosovë, ka dalë i fituar. Një shpagim i vonuar “moral” për këtë delfin të dikurshëm të Millosheviçit, por situata që po projektohet shkon shumë përtej këtyre detajeve.

Me afirmimin e hapur të dëshirës për të korrigjuar kufinjtë shtetërorë sipas linjave etnike, lidershipi serb po shkel në një tokë të minuar. Dëshira e Hshim Thaçit për t’i shkuar pas, qoftë edhe nga pozitat e tij, kësaj ideje të çmendur, e bën të rrezikshme klimën që po përvijohet. Nëse procesi i dialogut Kosovë-Serbi kryhet i pamonitoruar nga palë të treta dhe pa një listë “vijash të kuqe”, siç ka qenë tradicionalisht rasti kur kanë folur serbë dhe shqiptarë, produkti mund të jetë eksploziv për sot dhe për nesër.

Për fat të keq, Europa dhe SHBA duken të ndara momentalisht në këtë pikë. Mesa duket për shkak të diplomacisë akrobatike të Donald Trump, i cili pasi zhvendosi ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem dhe pasi po bën pirueta të pashpjegueshme sa me Iranin, apo me Korenë e Veriut, tani ndoshta mund të jetë duke i hapur rrugë një eksperimenti të rrezikshëm në Ballkan.

T’i lësh kufinjtë e rajonit në dorë të elitës aktuale politike, është njëlloj si të lësh bombën atomike në dorën e Kim Jon Un-it. Dy liderë me një nivel aq të thellë mosbesimi mes tyre dhe që përfaqësojnë dy popuj me një armiqësi të thellë dhe interesa historikisht kryekëput të kundërta, janë dyshja më e papërshtatshme për t’u marrë me një materie kaq delikate e eksplozive, siç janë kufinjtë.

Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi s’mund të marrin në dorë lapsin e vizatimit të hartës së Ballkanit. Sidomos nëse do të duan ta vizatojnë atë sipas kritereve etnike, siç po deklarojnë së fundi. Sepse pasojat e një lodre të tillë të rrezikshme, shkojnë parimisht përtej çdo imagjinate të një njeriu normal.

12 komente në “Dialogu Thaçi-Vuçiç dhe teza e çmendur e shtetit etnik”

  1. Ledio says:

    Cila eshte zgjidhja per ty o Keno kur dihet qe Kosova nuk e administron dot Veriun edhe kur Kosova de facto eshte jashte Serbise, por akoma nuk mund te quhet shtet ? Na ndriconi pak ju liberalet me tezat tuaja gjoja “gjitheperfshirese”

    1. Walter says:

      Shum bukur e ke thene. Keta “liberalet” e BE’se Nuk duan zgjidhje. Sepse zgjidhja eshte paqe, dhe paqja Nuk I leverdis. Nuk do ket me UNMIK, apo KFOR, ose EULEX, po u ndane çeshtjet dhe te dyja palat shkojne ne drejtimin e tyre, dhe formojne shtete etnike me kufije te njohur nga njeri tjetri. Zhduket arsyeja e prezences per Brukselin.

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Ta zgjidhin keta analistet o Ledio.. Ja Minxhoz analize tipike ballkanase.. Minxhoz, rasti I Kosoves eshte se ka nje popull me shumice te madhe qe jane pakice nga te dyja anet.. Kjo mos te merret si shembull, por si nje realitet ne jeten e perditshme aty.. Dhe cna permendi ruset se na hapet barkun..

  2. Bato says:

    Ke te drejte Skender. Dikush po nxit shperthimin e eksplozivit. Nje analize e kthjellet dhe pa ekuivoke.

  3. "BOHOTINA" says:

    Me kete pune s’ duhet te merren keta haragjoze e aventuriere Thaci – Vucic, por fuqite e medha qe e coptuan Shqiperine ne disa traktate e konferenca, duke e damkosur me vulen e turpit ne 1913 perfundimisht.Shqiperia eshte shtet formuese ne Maqedoni e Mal te Zi. Ka pjese akoma ne Serbi. A s’ mund te behet nje pyetje? C’ eshte ky vend qe ka teritore e popullate ne tere vendet fqinj dhe fuqite e medha te vendosin drejtesine mbi shekullore?

  4. Virusi says:

    Vucic dhe Thaci, si ish qytetar jugosllav, I perkasin kryesisht te shkuares, te mesuar me luften e dhunen nuk i kuptojne ne thellesi politikat e multietnicitetit. Ata nuk jane realist dhe as te hapur ne shtrimin e ceshtjes, e shohin zgjidhjen si nacionalist, jo si rezultante rregullash qe prodhon paqe e siguri.

  5. Europa mund te kete “probleme me kufit etnik” por dijn ti menaxhojn ne rradhe para dhe nuk jane kafshe te liga qe te privojn…pakicat kombetare….ne vendet e tyre nga drejtat elementare sic ndodh ne Presheve apo ne tokat shqiptare te Greqise ku njerzit kane frike te thone qe jane….shqiptare…se i pret dreqi mor Minxhoz palla krahason kultzren e Europes me bagetit e Uraleve(serbet) dhe me kopilat e Anadollit ( turqit ortodoks te ashtuquajtur grek) hajde mendje hajde

  6. Alboz934 says:

    O z. Minxhozi une kam rrespekt per ju po ku ka bythe Thaçi e Vuçic me thene keto gjera po keto gatuhen ne Amerike i thone Thaçit hidhe kete ide si po reagon bota(kryesisht rusi) atehere hyme ne (Amerika) ne bisedime me (rusin)dhe dime ne çfare bejme se ne jemi te medhenj se ne na i kan lene si çifliqe te baballareve tone boten . Atehere ku gjen zbatim teza : E drejta e popujve per vetvendosje , se thuhet jetojme ne demokraci !!!!!!!!

  7. Timi says:

    Me pak mend shqiptarët mund ti marrin edhe veriun me serbë edhe luginën e Preshevës. Duhet punë dhe durim dhe pak para. Kosova duhet të punojë që serbët e veriut të mbesin në Kosovë. Pas disa viteve ata ikin sidomos të rinjtë. Kështu mbetet tokë shqiptare. Kurse luginës i duhet vëmendje dhe investim që të mos zbrazet por të zgjerohen duke blerë toka. Serbët nuk shtohen, shqiptarët po. Pas 20 vitesh kemi Shqipërinë e Madhe.

    1. drinpinderi says:

      Po te kishte halla koqe do quhej xhaxha

  8. Timi says:

    Dihet që arma më e fortë shqiptare nuk ka qenë pushka por koqet. Me këtë armë pas 20 vitesh dominojmë Maqedoninë dhe malin e zi përveç Kosovës dhe Shqipërisë. Pse ti ndajmë kufijtë tash kur mund ti marrim të gjitha këto vende. Dhe nuk mund të akuzojnë për agresion askush. Kalaja mirret nga brenda.

  9. Pellazgos says:

    Xon k……derri.
    Harrove anijet e mbushura me rrefugjate te urritur pas nje Diktature 45 vjecare te rradheve te pafundme ne dyqane,te vdekjeve ne keto rradhe qe shqyenim njeri tjetrin?
    Pyet po deshe te vjeterit kur dilnin nga rradha e prerjes se biletave neper filma qe nga djersa dhe te grisura dukeshim sikur vinim nga nje bote tjeter.
    Harrove me qindra mijera te ashtuquajture shqipetare por me Identitet Arab te palare,te mbushur me nje urrejtje per Monarxo fashistet Greke qe lane kokallat (kockat) neper male per jave te tera dhe populli i vecante dhe miqesore Greke hapi dyert per myslimanet si Idrize,Hamza,Qemaler,Shabaner Abdullaher qe sot jane Bleona,Edvine,Eduarte,Elvise,Erione etj?
    Harrove Andonin e Zagorise qe thoshte
    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere turkoallvanine?
    E shikon edhe sot,nuk duhen prova te tjera te kuptosh kush eshte armiku dhe ky vend u mbush perseri me institucione arabe.
    Mos me thuaj qe Feja e percarjes,Emrat nuk jane Identitet.
    Atehere une po te bej pyetjen,pse luftoi Iskanderi i ashtuquajtur Gjergj kur vete ishte Epirote,me emer Jeorgios Kastriotis dhe ishte krenare qe ishte Epirote dhe per fat te keq Orthodhkse?
    A nuk te mjaftojne ty 1100 vjet Perandori Greke te Bizantit me te gjitha institucionet ne gjuhen Greke si Shkolla,Universitete,te mallkuarat Kishat Orthodhokse cifute te ndertuara mbi Tempujt e Lashte Greke,Administrate,Literature?
    Po mos te kishin lidhje Dogmat e urryera me politiken nuk do kishte prezence asnje prift api hoxhe ne vendet qe jane krijuar koloni me dhune,pushtime,vrasje,shkaterrime.
    A nuk e kthyen Tempullin e Dijes dhe Simbolin e Demokracise Evropiane Parthenonin ne Akropol ne Kishe te Mallkuarit apo Xhami?
    A nuk e quani sot ju Kostandinopolin e Kastriotit Kostandinopoje apo Stamboll?Pse?Cdo gje ka aresyen e saj,nuk eshte rastesi.
    A nuk e quani Agios Saranda “dyzet shenjtore” ju Sarande dhe nuk denoni ate qe deformon ndjenjen kombetare me emea si si Santa Quaranta?
    Shqipetaret jane pa identitet,armiq te njeri tjetrit dhe sic duken bathet nuk kemi per te pare dite te bardhe,se notojme ne ujera te ndenjura.
    E them kete se te interesohesh dhe gezohesh per zgjedhjen e armikut me te Madh te Epirit Erdoganin,tregon qe ky vend i ka ditet te zymta,se historia per fat te mire apo te keq perseritet.
    Si harruat ju Pengjet nga gjiri i Nenave Epurote,Vrasjet,perdhunimet e Aliut,ndryshimin e A.D.N dhe ju e kini per nder qe jetojne miliona “shqipetare” te turqizuar ne Turqi?
    Vazhdon koha e Varvareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje