Vjen reagimi i parë nga Qeveria shqiptare, për idenë e Hashim Thaçit për “korrigjim kufijsh”: Ndryshimi i kufirit nuk është funksional në kohët e reja..

10 Gusht 2018, 18:05Politika TEMA

Qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama kanë heshtur deri më tani, për debatin e hapur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që ka kërkuar korrigjim kufijsh me Serbinë.

Pas ditëve të tëra debatesh, Pandeli Majko është i pari që reagon nga Qeveria shqiptare.

Ai ka reaguar pas një deklarate të Tritan Shehut, që e ka përmendur atë.

Tritan Shehu ka deklaruar se ideja për ndryshimin e kufijve e hapur së fundmi…”E mori zanafillën në një deklaratë të ministrit Majko… në një ambient të papërshtatshëm duke hedhur një ide të tillë që nga janari kryeministri do rrëzojë kufirin Shqipëri-Kosovë.” (!?) (As serbi Gjuric nuk e rëndoi kaq shumë këtë deklaratë të pathënë)

Të lidhësh dëshirën për lëvizjen e lirë të njerzve dhe mallrave midis Shqipërisë dhe Kosovës, me temën ndryshimit të kufijve është papërgjegjshmëri.

Kjo temë është dakordësuar midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe u ripohua sërish nga kryeministri Haradinaj gjatë vizitës së fundit në Vlorë.

“Rrëzimi i kufirit” si term, përdoret në rastet e embargove… Lëvizja e lirë nuk ndryshon kufijtë.

Ndryshimi i kufirit nuk është funksional në kohët e reja të procesit të integrimit europian.

Shqipëria dhe Kosova nuk mund të bëjnë dy gjëra të kundërta në të njëjtën kohë.

Këto dy shtete nuk mund të “ndahen” për tu integruar.

 Integrimi europian është një proces ku shqiptarët kanë hyrë pasi aty përfaqësohen edhe interesat e tyre.

Kjo i bën ata protagonistë dhe jo frikacakë. Sigurisht”, shprehet Majko.(TemA)

4 komente në “Vjen reagimi i parë nga Qeveria shqiptare, për idenë e Hashim Thaçit për “korrigjim kufijsh”: Ndryshimi i kufirit nuk është funksional në kohët e reja..”

  1. Zamira says:

    Dyfishojani rrogen ketij Majkos me kusht qe te mos flase jashte shtepise.

  2. Kalec Dega says:

    Se kuptoj pse fut hundet Republika e Shqiperise ne punet e brendshme te Republikes se Kosoves ne nje kohe qe ska asnje deklarate nga Byrazer Erdogani per te ardhmen e Kosoves .

  3. feliks says:

    …eshte koha mendoj te ” korigjohen” eklipsohen gabimet dhe te hiqet trari shqiperi- kosove…prioritetet e synimeve te mireqenies te overlapin mbi idete koncepteve te Wefsalise…Sot ne qytetaret e te dy aneve duam mireqenie dhe lehtesira..ky eshte targeti i te dy qeverive te dy aneve…me Serbine artikulli i Baton Haxhise sot tek Tema eshte ” burning”…ja vlen te besh analiza…

  4. Orhan says:

    Po cte thote e ngrata qeveri.?!?!.. Kosoven e cliroi Usa per interesat e saj gjeopolitike dhe se ka zbuluar sasi te medha nentokesore.Usa komandon dhe ben ci do bytha edhe ne Shqiperi.Rama dhe qeveria jane thjeshte rrogetare si ai mesuesi i thjeshte qe e heq nga puna drejtori i arsimit pa problem fare.Ne per fat te keq na mungon tani per tani klasa politike patriote ketej dhe andej kufirit.Sa me shume kohe te vazhdoje kjo situate aq me e veshtire do te jete ne te ardhmen te rifitohet sovraniteti nese do te dalin ne skene ata qe u dhimbset vendi dhe kombi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje