Kur Enveri dhe Byroja Politike alarmohej për cilësinë e standartet e birra Korçës (fotot e rralla dhe faksimilja me shkrimin e Enverit)

9 Gusht 2018, 16:33Politika TEMA
Kur Enveri dhe Byroja Politike alarmohej për cilësinë e

Ekskluzive / Zbulohet korrespodenca sekrete e vitit 1963 e udhëheqjes së lartë për “Birra Korçën”, në mes Enverit, Mehmetit, Kolekës, Toskës, Ngjelës, Theodhosit. Spahiut, Murrës etj.

Nga Dashnor Kaloçi

Drejtori Sotir Tushi; “Shoku kryeministër, të zgjerojmë kapacitetet prodhuese, se ka shumë kërkesa për birrën tonë”

Festa tradicionale e “Birrës-Korça” që ka filluar mbrëmë në qytetin e Korçës dhe që zhvillohet për të disatin vit me rradhë, ka mbledhur me mijra e mijra adhurues të kësaj “pije magjike” jo vetëm nga ai qytet ku dhe është prodhuar ajo për herë të parë në vitin 1928, por edhe nga qytete të tjera, pa harruar këtu dhe me qindra turistë të huaj që kanë nisur ta frekuentojnë atë festë prej disa vitesh. Por duhet thënë dhe pranuar se “ustallarët” kryesorë të asaj “pije simbol” mbeten korçarët gjë të cilën pjesa më e madhe e kanë “zanat” dhe të trashëguar edhe nga të parët e tyre qe e kanë shijuar atë për dekada me rradhë. Jo më kot prej tyre, pra prej “ustallarëve” korçarë, ka mbetur shprehja e famëshme proverbiale “për një birrë Korçe rron njeriu”, që ata e përdorin me mjaft kënaqësi jo vetëm ditët e festës. Por po kështu pak kush prej tyre dhe aq më pak nga “jabanxhinjtë” që frekuentojnë atë festë, kanë njohuri për historinë e fabrikës që e prodhon atë që nga koha e Mbretërisë së Zogut, i cili ishte dhe “nuni” që firmosi dhe dha aporivimin për ndërtimin dhe prodhimin e saj.

Ndër të paktat fabrika që trashëgoi regjimi komunist nga periudha e Monarkisë, jo vetëm që nuk e mbylli atë (siç veproi tek tuk me disa fabrika apo punishte të tjera të ndërtuara në atë periudhë), por pas shtetëzimit të saj në vitin 1945 e në vazhdim, u kujdes që ta mirëmbante dhe ta zgjeronte atë. Madje jo vetëm kaq, por për “çështjen Birra Korça” janë marrë seriozisht krerët më të lartë të regjimit komunist, duke filluar nga vetë Enver Hoxha, kryeministri, Mehmet Shehu, zv/kryeministrat Spiro Koleka e Koço Theodhosi, anëtarë të Byrosë Politike si Haki Toska e Prokop Murra, apo dhe ministra si Kiço Ngjela e Xhafer Spahiu etj funksionarë dhe zyrtarë të lartë të asaj kohe. Veç të tjerash kjo bëhet e ditur edhe nga një numër dokumentesh arkivore që gjenden në Arkivin Qëndror të Shtetit (Fondi 14. Struktura, aparati i Komitetit Qëndror i PPSH-së), të cilat po i publikojmë të plota në këtë shkrim. Me mjaft interes në këto dokumenta është dhe raport-informacioni i drejtorit të Ndërrmarjes Industriale Shtetërore “Birra Korça”, Sotir Tushi, i cili në vitin 1963 i kërkonte kryeministrit Mehmet Shehu, që të bëhej i mundur zgjerimi i kapaciteteve prodhuese të fabrikës që ai drejtonte, si rezultat i kërkesave dhe nevojave të mëdha që kishte tregu për atë asortiment. Apo këmbëngulja e zv/ kryeministrit “kursimtar” Spiro Koleka, i cili nuk jepte aprovimin që tapat e birrave të mos përdoreshin më shumë se një herë?! 

Dhe në fund të gjithë kësaj korespodence, Enver Hoxha me shkrimin e tij ka shënuar: “Shoku Hasan. Unë jam dakord me vërejtjet që bëjnë dy dikastert. Do ndjek si do e zgjedhin Komisioni i Planit me sh. Koleka”. Por të gjitha këto tashmë i përkasin historisë dhe për të cilat “ustallaërt” korçarë me të drejtë “as që duan të dinë bre byrazer”, pasi nga mbrëmë ata janë mbledhur e po e shijojnë me mjaft kënaqësi atë “pije magjike” në lokalet dhe sheshet e qytetit të tyre.

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE

MINISTRIA E TREGTISE MINISTRIA E INDUSTRISE

(Dega e Ushqimit Social) (Drejt. e Indistr. Ushqimore)

Nr. 98/198 Prot. Nr. 16/48 Prot.

Tiranë, më 4/5 1963

Lënda” Mbi tapat korona të shisheve të birrësdhe pijeve freskuese

SHOKUT SPIRO KOLEKA

ZV/KRYETAR I K.M.R.P.SH.

SHOKUT KOÇO DHEODHOSI

PRESIDENT I KOMISIONIT PLANIT TE SHTETIT

Për njoftim;

SHOPKUT HAKI TOSKA

SEKRETAR I KOMITETIT QENDROR TE P.PSH.

T I R A N E

Duke qenë para një problemi shumë preokupant, gjatë vit 1962 në zbatim të shkresës Nr.11/148 datë 22.VII.1962 të Kryeministrisë “mbi grumbullimin dhe përpunimin e tapave korona të shishevce të birrës dhe pijeve freskuese”, nga organet e tregtisë, për disa herë është kërkuar për t’u rishikuar urdhëri i mësipërm.

Gjatë vitit 1962 nga ana jonë u muarrën të gjitha masat për të zabtuar drejt urdhërin dhe në fakt ku gjeti zbatim të plotë, me gjithë telashet që u hasën si nga ana e ndërrmarjeve tregtare ashtu dhe edhe nga ana e ndërrmarjeve të Industrisë, por praktika tregoj se zbatimi i këtij urdhëri, megjithë anët pozitive për kursimin e teneqesë si material defiçitar importi, ka shumë anë negative sikurse do të spjegohen më poshtë, të cilat janë më të shumta nga anët pozitive dhe anullimi i zbatimit të tij të bëhet i domosdoshëm.

1.Duke përdorur më shumë se një herë tapat korona dhe sugero në shishet e birrës dhe pijeve frekuese është dëmtuar rëndë cilësija e prodhimit për faktin se nuk bëhet mbyllja ermetike, për pasojë del gazi i cili bën të dobësohet cilësija nga njëra anë dhe nga ana tjetër fermentohet birra e cila humbet të gjitha karaketristikat e saj dhe kthehet në uthull duke humbur kështu birrën e cila koston 13.61 lek dhe lupulon si lëndë e parë që importohet, me vleftë 1.55 lekë, për të fituar një tapë e cila koston vetëm 0.92 lekë.

Pra, sikurse shifet, edhe si material importi nuk fitojmë asgjë, sepse në qoftë se fitojmë tapën, humbasim lupulon që është përsëri mall importi, përveçse lëndët e tjera që përbëjnë birrën.

Nga ripërdorimi i tapave korona dhe atyre sugero, nuk ka ndërrmarje tregtare që të mos ketë sasira të konsiderueshme birre të prishur, përveçse sasive që i janë kthyer industrisë e cila i ka përpunuar në uthull duke shpenzuar përsëri.

2. Duke ripërdorur tapat korona, në çdo parti birre të furnizuar, një numëri i konsiderueshëm shishesh dalin pa gaz, ose të fermentuara të cilat ju serviren klinetëve. Një gjë e tillë ka bërë që nga njëra anë të mos flitet mirë për birrën duke i vënë asaj një nam të keq, dhe nga ana tjetër të krijohet në konsumatorët dyshimi dhe pra të konsumohet birrë më pak. Ne mendojmë se edhe kjo ndikon negativisht në anën ekonomike për faktin se shitet më pak birrë dhe për pasojë humbasim të ardhurat që siguron jo vetëm kjo por edhe artikujt e tjerë që shiten bashkë me birrën.

3. Përveç këtyre, Kombinati Ushqimor “Ali Kelmendi” në Tiranë, me shkresën e tij Nr.1/172 datë 24.XI.1962 ngre me të drejtë edhe disa anë të tjera negative të cilat ndikojnë si në anën ekonomike ashtu dhe në drejtim të shëndetit të konsumatorëve sikurse janë:

a) Rendimenti i repartit (duke përdorur tapat korona), ulet në 20-25%.

b) Megjithë dizinfektimin dhe sterilizimin e tapave të ripërdorura, përsëri, hygjenikisht dyshohet për sterilizimin e tyre mbasi në sipërfaqe dhe në brendi krijonen fole mikrobesh.

c) Për zgjatjen e afatit të rezistencës së birrës, kjo popasterizohet, por duke ripërdorur tapat; një pjesë e mirë e kësaj pune dështon sepse tapat nuk sigurojnë një mbyllje ermetike. Në disa raste ato rrjedhin çurk sidomos mbas lëvizjeve të shumta që pëson malli gjatë transportimit.

d) Nga kontrollet në repartet e fabrikës, një pjesë e mirë e pijeve freskuese rikthehen në kantinë, gjë që sjell ngritje të theksuar të kostos dhe uljen e cilësisë.

Duke marrë parasysh gjithë këto anë negative, ne mendojmë se urdhëri i mësipër duhet të anullohet dhe tapat korona të përdoren vetëm njëherë.

Në rast se pranohet ky propozim atëhere Komisioni i Planit të Shtetit të sigurojë Ministrinë e Industrisë mbi kontigjentin e planifikuara për vitin 1963 dhe 36 ton teneqe për prodhimin e 14.400.000 copë tapa korona si dhe 3 milion tapa sugero.

Përsa sipër ëshë dakord edhe Ministrija e Shëndetësisë dhe Bashkimi Qëndror i Koop. Konsumit.

Rilutemi edhe njëherë që për problemin në objekt të jepen urdhëra të shpejta.

MINISTRI I INDUSTRISE MINISTRI I TREGTISE

(Xhaferr Spahiu) (Kiço Ngjela)

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Shënim.

Lidhur me kërkesën që bën Ministria e Industrisë së bashku me Ministrinë e Tregtisë për mospërdorimin më shumë se një herë të tapave korona për shishet e birrës, ne biseduam me shokët e Kryeministrisë (me shokun Hysen Bukali) dhe rezulton se shoku Spiro Koleka nuk është dakord që ato të mos përdoren më shumë se njëherë. Ay është i mendimit dhe do të nxjerrë një urdhër që të caktohet një komision me shokë nga Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Kryeministria, për të verfikuar në vënd, për një periudhë prej një muaji të gjitha anët negative që shënohen në relacionin e përbashkët të dy ministrive dhe mandej të vendoset definitivisht për këtë problem.

DREJTORI I DREJTORISE INDUSTRI NDERTIM

(Prokop Murra)

Tiranë më 23.II.1963

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Shënim

Shokët e Kryeministrisë e kanë parë këtë problem dhe kanë arritur në konkluzionin se tapat e birrës mund të përdoren deri në dy herë. Por kjo ka vështirësi sepse duhen seleksionuar ato që janë përdorur njeherë dhe ato që janë përdorur mbi dy herë.

Prandaj shokët e kryeministrisë janë duke parë mundësitë e përdorimit të tapave të shisheve të birrës në ndonjë punë tjetër, si p.sh. në prodhimin e mesurave për kombinatin e Tekstileve “Stalin”, etj.

8.5.63 (Firma)

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPERISE

N.I.SH. BIRRA KORÇE

Nr. 520 Sekret Korçë 12.IX.1963

Landa” Mbi prodhimin dhe shpërndarjen e birrës

KRYETARIT TE K.MINISTRAVE TE R.P.SHQIPERISE

Shokut MEHEMT SHEHU

SEKRETARIT TE KOMITETIT QENDROR P.P.SHQIPERISE

Shokut Haki Toska

MINISTRIT TE INDUSTRISE

Shokut XHAFER SPAHIU

T I R A N E

Për pesëvjeçarin e III-të plani i birrës për fabrikën tonë është caktuar nga 45.000 Hl. për çdo vit. Por si në vitin 1961 po ashtu dhe në vitin 1962, plani i prodhimit në këtë fabrikë nuk është plotësuar. Edhe për dhjet mujorin e vitit në vazhdim kemi krijuar një defiçit prej 1.451 Hl. birrë.

Kapaciteti normal i fabrikës birrës, varet kryesisht nga reparti i zjerjes. Për konditat e fabrikës sonë, duke zbritur kohën e revizjonimit të makinerisë së këtij reparti dhe kohën e nevojshme për shërbimet profilaktike të kaldajës së avullit dhe të vetë agregateve të zjerjes, kapaciteti nominal i këtij reaprti arrin deri në 46.450 Hl. Kjo sasi llogaritet për 683 zjerje që duhet të bëhen normalisht gjatë gjithë vitit. Për një shfrytëzim normal trë këtij kapaciteti dhe për realizimin ritmik të planit prodhimit duke ju përgjiogjur plotësisht standartit

shtetëror të stazhionimit të birrës, duhet të prodhojmë çdo muaj rreth 3.90 Hl. birrë.

Praktika e deritanishme, ka treguar se, në planet tona, prodhimi i birrës për treg nuk është përputhuar asnjëherë me kapacitetin dhe realizimin ritimim të planit, por nga një tremujor në tjetrin ka patur ndryshime. Kjo ka ardhur, nga nevojat e tregut e cila në tremujorin e parë dhe të katërt, kërkesat i ka patur shumë të vogla në krahasim me tremujorët e dytë dhe të tretë. Kështu p.sh., ndërsa në tremujorin e parë të vitit në vazhdim, kapaciteti i zjerjeve ka qenë 12.600 hl, në fakt janë prodhuar për shitje 5.930 hl. Pra kapaciteti në këtë rast është shfrytëzuar vetëm rreth 50%. Po kështu po veprohet edhe për tremujorjn e katërt, ku plani i prodhimit është 10.500 hl. Por që është vështirë të realizohet. Edhe në vitet e kaluara po t’i referohemi shifrave ka ngjarë e njëjta gjë.

Praktikisht për vitet 1961, 1962 dhe nëntëmujorin e vitit në vazhdim, birra është plotësuar si më poshtë:

Viti 1961 në hl. Plan 45.000 Fakt 36.476

Viti 1962 në hl. Plan 45.000 Fakt 41.981

9/mujori i vitit 1963 Plan 34.000 Fakt 33.317

Siç shihet, në asnjë nga periudhat e mësipërme plani i birrës nuk është realizuar plotësisht. Këtu kanë influencuar kryesisht tremujorët e parë dhe të katërt. Theksojmë gjithashtu se në çdo vit, në periudhën e verës standarti në stazhionimin e birrës është shkelur, e cila ka influencuar në shije dhe në rezistencë duke patur në shumë raste reklamime nga entet tregtare. Reklamimet kanë qenë për dy arsye:

1. Për prishje birre kur ajo ka qenë nën standarte në stazhionim dhe 2) për refuzim të enteve tregtare në kohën e ftohtë, të cilat nuk kanë patur mundësi shitje. Kuptohet se për pikën e parë sikundër se thamë dhe më lart, shkelja e standardit në stazhionim, ka ardhur si rezultat i mospërpuhjes së planit të prodhimit në zjerje më atë të shpërndarjes së birrës. Për dhjetëmujorin e këtij viti prej 15 korrikut deri më 30 tetor, për arsyet që thamë më sipër kemi shitur birrë të stazhionuar më pak se 15 ditë që është koha minimale e stazhionimi, 15.232 hl.

Duke e krahasuar shifrat, nga njëra anë të prodhimit simbas shfrytëziumit të kapacitetit ekzistues të fabrikës në mënyrë ritmike dhe nga ana tjetër, të kërkesave për birrën nga entet

konsumatore, ka propocione të tilla, të cilave ne me kapacitetet që disponojmë nuk mund t’i përgjigjemi.

Kjo, kryesisht sepse kërkesat e tyre nga një tremujor në tjetrin kanë diferenca të theksuara që nuk i përgjigjen kapacitetit të fabrikës. Për vitin 1963 plani i prodhimit që i përgjigjet afërsisht kërkesave të konsumatorëve në tremujorin e parë, dytë, tretë dhe të katërt, janë respektivisht nga 7.000, 12.5000, 15.000, dhe 10.500, hl. Siç shihet vetëm në tremujorin e dytë përputhet plani i prodhimit me kapacitetin egzistues, ndërsa në tremujorin e tretë, është mbi kapacitetin e fabrikës. Tremujori i parë dhe i katërt kuptohet se nuk shfrytëzohet plotësisht kapaciteti, duke na detyruar të pezullojmë zjerjet për disa ditë të tëra.

Duhet thënë gjithashtu se për tremujorin e parë të këtij viti ne nuk plotësuam as 7.000 hl. birrë që ishte plani por vetëm 5.930 hl. Duke bërë vetëm 60 zjerje nga 170 që ishin planifikuar simbas kapacitetit nominal. Po kështu po ndodh edhe për tremujorin e katërt, ku plani i prodhimit megjithse është më i vogël se kapaciteti ekzistues, nuk realizohet për shkak të refuzimeve të bëra nga entet tregtare, duke na detyruar përsëri të pezullojmë zjerjet të cilat në fabrikën e birrës janë bazë për plotësimin e planit. Shpjegojmë këtu se pezullimi i zjerjes në tremujorin e parë dhe të katërt na detyron për arsye vëndit të ngushtë që egziston në rezurvuar e stazhionimit të birrës të cilat kapacitetin maksimal e kanë deri në 4.900 hl.

Si rrjedhim i refuzimeve të enteve tregtare të cilat kryesisht bëhen në tremujorin e parë dhe të katërt, për këtë periudhë kemi një defiçit në planin e shpërndarjes së birrës prej 1.594 hl. Poshtë po japim pasqyrën e realizimit të planit shpërndarjes. (Shiko faksimilen përkatëse)

Një ngjarje analoge si sipër ka ndodhur edhe vitet e kaluara. Kështu për tremujorin e parë të vitit 1961 nga 7.000 hl. birrë që ka qenë plani i shpërndarjes, është plotësuar 6.200. ndërsa tremujori i katërt nga 11.000 është realizuar 7.561. Në vitin 1962 plani i shpërndarjes së birrës për tremujorin e parë është plotësuar 5.624 nga 7.000 hl. që ishte plani, ndërsa tremujori i katërt nga 11.000. është plotësuar 7.600 hl. Pra vetëm nga krahasimi i këtyre shifrave mund të shihet se çfarë anomalish ndodhin në prodhim në përpjekje për realizimin e planit duke na detyruar të punojmë jo ritmikisht, me fuqi puëntore të pamjaftueshme për tremujorin e dytë dhe të tretë dhe të pashfrytëzuar plotësisht për tremujorin e parë dhe

të katërt. Kjo lejon pastaj dëmet që mund t’i vijnë ndërrmarjes nga ngritja e kostos, mosrealizimi i rendimimentit dhe shumë gjëra të tjera që kanë lidhje me këtë problem.

E keqja më e madhe për këtë çështje është se shumë ndërrmarjeve për arsye se nuk kanë treg shitje u prishet birra dhe kërkojnë pastaj me çfarëdolloj justifikimesh t’i shmangen s ë vërtetës që nuk mund ta shesin atë dhe pastaj ndodh që të na i kthejnë përsëri. Kështu derimë 31 tetor të këtij viti nga ndërrmarjet tregtare na janë kthyer 404 hl. birrë të prishura. Kjo pavarësisht se për çfarë faji ndodh, fakti është se ekonomia popullore dëmtohet rëndë, duke marrë parasysh në rradhë të parë se lënda e parë elb që përdoret, është fond buke duke mos marrë parasysh pastaj përdorimin e shumë materjaleve të tjera të cilat shëprdorohen.

Duhet të themi me këtë rast se entet tregtare nuk mirëmbajnë birrën, simbas kushteve që përcakton standarti, sidomos përsa i përket ruajtjes në magazinë në temreatura prej 4 deri në 12 gradë celcius, edhe kjo lot rol në skadencën e birrës para kohe.

Mbi sa sipër, për të normalizuar prodhimin dhe shpërndarjen e birrës dhe për të evituar dëmet që eventualisht mund të ndodhin në të arthmen, ne mendojmë të merren këto masa simbas këtyre varianteve:

Varianti i parë

Me kapacitetin ekzistues të ulet plani vjetor nga 45.000 hl. në 40.000 hl. me një ndarje në tremujorë:

I pari 6.000 hl., i dytë 13.000 hl., i treti 13.000. hl, dhe i katërti 8.000 hl. Duhet thënë se kjo ndarje nuk i përgjigjet plotësisht realizimit ritmik të planit dhe shfrytëzimit normal të kapacitetit, mbasi si shihet nga një tremujor në tjetrin ka ndryshime, por megjithatë është shumë më pozitiv se ndarja e planit prej 45.000 hl. që ekziston sot, dhe i përshtatet më realisht kërkesave të enteve tregtare. Me këtë ndarje nuk bëhet shkelje e standartit të birrës në stazhionim.

Varianti i dytë

Këtu mendojmë të bëjmë rritjen e kapacitetit të repartit të zjerjes me anë të zgjerimit. Kjo do të lejojë zhdukjen e vëndit të ngushtë që ekziston në zjerje në kohën e verës (kur kërkesat për birrë janë të mëdha), me repartin e stazhionimit. Kuptohet se në tremujorin e parë dhe pjesërisht në të katërtin nuk do të shfrytëzohet kjo rritje, por do të plotësojë nëvojat e

tremujorit të dytë dhe të tretë. Për këtë varjant mendojmë që plani të jetë 45.000 hl. Diferenca prej 5.000 hl. në krahasim me variantin e parë i shtohet tremujorit të dytë dhe të tretë. Këtë variant, të porositur edhe nga shoku Ministër, po e studjojmë dhe po përgatisim projektin që së shpejti do ta paraqesim për aprovim.

Varianti i tretë

Ky variant konsiston në rritjen e kapacitetit të stazhionimit me anë të zgjerimit. Për këtë problem me prespektivë nga ana jonë kanë filluar studimet.

Për vitin 1964, ne mendojmë të zbatojmë variantin e parë, d.m.th. të zvogëlohet plani i prodhimit nga 45.000 hl. në 40.000 hl. Në këtë vit të fillojmë të vëmë në zbatim variantin e dytë duke zgjeruar zjerjen dhe në përfundim të saj në vitin 1965 të vëmë në zbatim variantin e dytë, duke planifikuar prodhimin e birrës 45.000 hl. Vënia në zbatim e këtyre dy varianteve do të bëjë të mos shkelet standarti i birrës në stazhionim.

Mbi sa sipër lutemi që të merren poarasysh vërejtjet tona dhe për vitin 1964 plani i prodhimit të caktohet 40.000 hl. Kjo do të lejojë kushtet normale të prodhimit dhe shitjes së birrës dhe do të eliminonte dëmet.

Bashkangjitur po ju dërgojmë edhe një pasqyrë mbi sasinë e birrës të kthyer nga entet tregtare.

SEKRETARI I ORGANIZATES PARTISE DREJTORI I NDERRMARJES

(Elise Toshi) (Sotir Tushi)

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

(Shënimi i Enverit me shkrimin e tij)

Shoku Hasan.

Unë jam dakord me vërejtjet që bëjnë dy dikasteret. Do ndjek si do e zgjedhin Komisioni i Planit me sh. Koleka.

Enver 17.1.1963 (TemA)

17 komente në “Kur Enveri dhe Byroja Politike alarmohej për cilësinë e standartet e birra Korçës (fotot e rralla dhe faksimilja me shkrimin e Enverit)”

  1. Lexues says:

    Artikull idiot. E braktisa menjehere leximin se s thote asgje me interes

    1. Peço says:

      Ç’është ky llaf, or të,keqen!! Pse, ç’paska pritur zotëria juaj? Nuk të mjafton që shikon shokun e lavdishëm Enver në foto? Ja, kaq mjafton. Dhe i rruaçin kalamaqrit shokut Mero për këtë të mirë që na bënë, duke na e çfaqur përditë në resme. Asgjë më shumë nuk duam ne pencionistët, dy kafe dhe veç të shohim cdo ditë gëzimin e shpirtit tonë, shokun e lavdishëm Enver. Sepse nuk na del edhe pencioni të shkonim ta vizitonim atje në varreza…
      Nashi, po t’na çfaqnit në foto përditë edhe shokun Taulant Balla, mirë do të qe. Të dy këta janë ilç dhe melhem për shpirtin tonë..Si tha zotria jote? E di unë ku i kam varret e babait dhe të nënës që më kanë bërë,kokën? Hë, qën bir qëni, ballist i poshtër….

    2. opa opa says:

      Eeeeeeeeeee kishte shtet atehere, jo au iu si sot ?

  2. Shvejk says:

    Analize serioze deri ne detaje. Po te mendosh se analiza te tilla beheshin per te gjitha deget e industrise athere e kupton sa seriozisht e kishin shtetin ne vitet 60. Me pas ne mesin e viteve 70 pas prishjes me Kinen,shtetin e mori ne dore Ramiz Alia qe shpiku tufezat dhe arezat, dhe gjithshka shkoi per lesh.

  3. mirel says:

    Ka nje gje me interes.
    Xhaxh ” vulos” ne fund ku thote se eshte dakort me verejtjet e bera nga dikasteret .
    Dhe me kryesorja, nje fakt qe autori kalosh e permend si shkarazi..fabrika e birres, si nje nder te paktat qe na la socialismi
    Kjo eshte motoja e Berishianeve.
    Te mohojne shtetin qe na e la Hoxha, plot me fabrika , uzina, miniera, ndermarje nafte e gazi, kombinatet, meqe i shkaterruan si kanibale dhe i privatizuan sikur jua kish lene sheqerja apo aneta..

  4. JETAPAFUND says:

    LAVDI P.P.SH

    JU SOT QE DOLET NGA SHPELLA NUK E MERITONI KETE VEND

    1. i merzituri says:

      Lavdi shpellaristeve qe i bene mutin ne koke ketij vendi ?

  5. si te besoj says:

    Une nuk e kuptova sot ne lajme; eshte festa e birres ne Shqiperi dhe festohet ne Korçe apo eshte festa e birra Tirana e festohet ne Korçe. Sipas lajme ne tv A1 Report qe ndoqa, ishte festa e birres Tirana dhe festohej ne Korçe.

    1. kulla bjeshkeve says:

      Si te besoje…E bere birre lart e posht muhabetin.

  6. Dude says:

    Shtet leshi, merreshin me tapa teneqeje kriminelet e horrat, ku dinin zagaret te benin shtet, ata njihnin veç dhunen.

    1. ay qy says:

      Rrotat e Carit si puna e Dude-s per carin do flasin se Cara jane!

  7. Birra says:

    Mlidhnin tapat dhe kapaket e shisheve te ndotura rruges dhe I riperdornin. Kete duhet te shohim e te kujtojme ne. Shikoni se sa e vleresonte konsumatorin dhe shendetin e njerezve ai sistem. Gjithashtu shikoni qe nje dhe disa udheheqes shteti merren me tapat e shisheve, te vendosnin a duhet dhe si duhet te perdoren ato… Ha ha ha ,

    1. e c'na gjeti says:

      Sa klase shkolle ke ti mor kokvic ?

  8. drino says:

    Shoku Hysni besniku i partise dhe nipi i jot besnik i partise mbeti, i partise te Saliut se dhe turinjte i ka si te miut.

  9. Guri i Kamjes says:

    Birra e pare ne Shqiperi nuk eshte prodhuar ne Korçe, por ne Shkoder, nga vellezerit Kakariqi. Korça quhet si vend i pare i prodhimit sepse fitoi te drejten e konçensionit. Pra nga pikpamja zyrtare mund te quhet Korça si prodhuesi i pare, por ne fakt jane Kakariqet te paret qe e nxorren si produkt.
    Organizimi e funksionimi i fabrikes u be ne formen tregtare te shoqerise aksionere ku si aksioner kryesor ka qene Selim Mborja. Prodhimi drejtohej prej inxhinierit italian Umberto, i cili mbas privatizimit mbas ’90, ai apo pasardhes te tij nuk perfituan asgje. Marredhenia e qytetareve me kete produkt fillimisht nuk ka qene aq dashamirese, per arsye se rakia e vera per konsum zinin vendin e pare. U desh nje kohe jo e paket qe korçaret te mesoheshin me kete pije te re ashtu si dhe me makaronat, te cilat qe te dyja i kemi peshqesh nga italianet. Vemendja e shtetit per kete ndermarrje ka qene si per gjithe ndermarrjet e tjera. Fabrika nuk u prish dhe e vetme per shume kohe perballoi nevojat e popullit. Per cilesine nuk di te them gje, por siç degjonim atehere nuk ishte ajo e para. Nje sasi e caktuar e ketij produkti stazhionohej sipas standarteve e dergohej per konsum ne bllok. Per popullin kishte tjeter cilesi. Nje merite te rendesishme qe ka shteti i asaj kohe ishte prodhimi i nje lende te domosdoshme per prodhimin e birres e quajtur homulus lupulus. Per te shteti u detyrua, se me pare vinte nga jashte (me duket nga Çekia) dhe u quajt me te drejte prodhimi i saj
    ne Pogradec si sukses. Nuk ka asgje te keqe qe krahas birres “Korça” te tregtohet edhe” Tirana”. Konsumatori zgjedh ke te doje. Si nxenes gjimnazi qe kemi bere praktiken ne kete ndermarrje mbaj mend nje leng te nxehte te quajtur çaj, i cili dilte nga elbi i fermentuar dhe alkooli si perberes ishte natyral. Ky proces i jepte birres se asaj kohe nje shije te veçante qe nuk e kemi hasur me. Si korçare urojme qe te behet tradite e panderprere organizimi i kesaj feste.

  10. Elba says:

    Birra e zeze e Tiranes qe shume me e mire se e Korces.Ne shije,aciditet,resistence.kjo eshte e vertete.Mbase kafja e Korces ka qene me ei mire se Kafe Moka.

    1. atdhetari says:

      Birra e tiranes ishre Shurre gomari ashtu si konjaku Skenderbeu.Birra Korca dhe Konjaku Ekstra ju Q inin ne bythe ju turqve te Tirones

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje