Partia demokratike bën me dije se institucionet shtetërore kanë llogaritur të shpenzojne 2,5 miliard lekë për automjete, diku limuzinë e diku fuoristrada superluksoze.
“Kjo qeveri, do të mbahet mend për drogën, mafie-shtetin, PPP-të, rilindjen urbane-fasadë, shpenzimet e luksit me vlera olimpike e, nga ana tjetër, mjerimi e thika n’asht për popullin, depresioni shoqëror, largimi masiv nga vendi, bankat e shkollës”-thuhet në njoftimin e PD.
Blerjet e planifikuara
1 automjet sedan limuzinë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 88 milion lekë
1 automjet për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, me vlerë 100 milion lekë
37 automjete vetura për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 500 milion lekë ose 1 copë 13.5 milion lekë
1 fuoristradë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë 44.4 milion lekë
14 fuoristarda për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlerë total 361 milion lekë ose 1 copë 26 milion lekë
1 autoveturë për Komisioneret Publikë, me vlerë 21 milion lekë
1 autoveturë për Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, me vlerë 30 milion lekë
1 automjet për Qëndrën Kombëtare të Biznesit, me vlerë 25 milion lekë
1 fuoristradë për Inspektoratin Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, me vlerë 25 milion lekë
1 automjet 8 + 1 për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 27 milion lekë
1 automjeti për transport materialesh + personash (i vogel) 4+1 vende për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, me vlerë 20 milion lekë
1 fuoristradë për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, me vlere 27 milion lek
1 automjet për SHÇBA, me vlerë 20 milion leke
Blerje 1 automjet për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, me vlerë 39 milion leke
Blerje 12 automjete frigoriferike për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, me vlere 375 lekë ose 1 copë 31.3 milion lekë (TemA)
Sipas PD institucionet shteterore duhet tikryejne detyrat duke ecur ne kembe apo te perdorin kafshet per trasp[ort .
Po paskan blere automjete per dikasteret,po Luli e Berisha ku i cuan miljonat ?
Apo ato nuk thuhen,njerez te peshtire.Nuk lat vend e tribune pa u c’jerre .Jepni pak llogari per vjedhurat e tuaja.Po terboheni nga Vitingu,laku po ju mblidhet o maskarenj
Ka aq shume mjete ne perdorim privat dhe qe jepen me qera me kosto te aresyeshme, sa qe eshte me me leverdi qe shumica e institucioneve, sipas nevojave te marrin automjete me qera nga privati. Ka shume ane pozitive ne kursim te fondeve shteterore, por dhe ne eliminimin e cfrytezimit abuziv dhe shpenzimeve korruptive qe kryhen me makinat e shtetit. Shume vende te zhvilluara e aplikojne kete skeme dhe ka rezultuar disa here me ekonomike.
në cilat vende shteti i merr makinat me qera.
A behet ndonjehere nje llogaritje e kostos per çdo sherbim qe kerkohet te blihet nje automjet.
Mbassi te llogaritet kjo vlere mund te vendoset ne se duhen blere keto automjete apo duhen marre duhet marre si sherbim nga privati.
Çdo kompani private kete llogaritje ben para se te vendose te tenderoje aitomjetet qe i nevoiten per kryerjen e funksioneve dhe sherbimeve te saj.