Ish- ministri i PD: Berisha nuk ushqente simpati për Thaçin....

8 Gusht 2018, 20:08Politika TEMA

Deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë kanë sjellë reagime të shumta të faktorit shqiptar por jo vetëm.

Mes të parëve që reaguan ishte edhe ish-kryeminsitri Sali Berisha i cili e kritikoi ashpër idenë e Thaçit. Por, kreu i shtetit të Kosovës iu kundërpërgjigj ashpër.

Edhe pse nuk i përmendi emrin, ai bëri një status në rrjetet sociale duke e akuzuar si personin që “furnizoi me naftë makinerinë e luftës së Millosheviçit, duke thyer embargon e naftës”.

Po ashtu, ai foli edhe për arrestimin e ushtarëve të UÇK në Shqipëri dhe trajtimin e saj si organizatë terroriste.

Lidhur me këtë debat ka dhënë një koment edhe ish-ministri i Jashtëm në kohën e qeverisjes së Berishës, Besnik Mustafai. AI tha se nuk ka informacion për arrestime, por tha se në Shqiëpri janë stërvitur ushtarë të UÇK, madje edhe nga struktura shtetërore.

Por, sa i takon raporteve Berisha-Thaçi, ai shtoi se “Berisha nuk ushqente simpati për Thaçin, këtë mund ta them”.

I ftuar në studion e lajmeve në News24, Mustafaj tha se është më rëndësi që Presidenti Hashim Thaçi ta sqarojë një herë e mirë publikun se si do të procedohet nëse merret një vendim për korrigjim kufijsh.

“Thaçi duhet të sqarojë para opinionit publik se si e mendojnë këtë bashkim të territoreve të Preshevës me Kosovën, e dyta nëse ka ndonjë dëmshpërblim për Serbinë, dhe pse përkon me insistimin e ministrit të Jashtëm Daçiç, për rregullimet territoriale.

Ikja nga Kosova e pjesës veriore, është ikje me rëndësi vitale për shtetin e Kosovës, se janë burime ujore atje lart. Kosova thahet nga etja pa ato burime. Ikën pjesë me rëndësi jetike për mbijetesën e Kosovës. 

Terreni konkret do e komplikojë punën dhe do ketë kundërshti nga brenda. Do ketë pasoja në nivel ndërkombëtar. 

Jam i bindur se përpjekjet që bëhen në këtë drejtim, bëhen për realizimin e një objektivi të shtetit serb prej vitesh.

Nuk kam informacion nëse departamenti i shtetit është dakord me diçka të tillë. Por nëse dy venden bien dakord me mirëkuptim, s’besoj se kundështohet nga ndërkombëtarët,” tha Mustafaj.

4 komente në “Ish- ministri i PD: Berisha nuk ushqente simpati për Thaçin….”

  1. Peço says:

    Si rregull, zoti Berisha nuk shquhet për simpati ndaj kujtdo që është gjallë. Por simpatia e tij rritet në mënyrë eksponenciale për çdo njeri pas vdekjes. Kjo ndodh për arsyen e thjeshtë se për të gjallët ai nuk ka kohë të merret me ta. Kurse për një të vdekur, puna ndryshon, ai nuk të merr aspak kohë për krijimin e simpatisë. Pra, është thjesht çështje kohe, diçka që për zotin Berisha është shumë e çmuar.

  2. Iliri says:

    Ky ish ministri servil meqe i doli ne krah berishes per kontrabanden e naftes qe bente berisha me serbin te sqaroje publikun si e realizonte berisha dergimin e naftes te kosovaret qe kishin tokat pa punuar se nuk kishin nafte per shkak te embargos ne nje kohe kur kufiri kontrollohej nga ushtria serbe.Berisha tha se e thyem embargon se nafta ju duhej kosovareve kur kintrabanden e benin me serbet te cilet po vrisnin kosovaret

  3. bullatovic berishovic says:

    Jeni bere si ata gjyshërve pa ide dhe fe. Rrini siper milionave, drithnin cigare apo cibuqet dge na prrallisni duke na shitur mend si te zgjuar, kur jeni dhe keni qene te drejteperdrejte kunder kombit shqiptar dhe kunder pavaresise se Kosoves. Mos fusni hendet dhe as mos u mundoni te jepni keshilla atyre qe u perleshen balle per balle me armikun, armik te cilin ju e keni perkedhelur dhe vazhdoni ti mbroni. Ne ka njerez qe nuk duhet te flasin per kombin dhe Kosoven jeni ju , Saliu, Lulzimi, ai i preshit te Lushnjes,dhe shume nga ju qe sot na hiqeni si te diturit e kohes, kur populli ju njeh dhe ju vlereson teper negativisht.
    Populli di edhe kete qe ju te “dhjerosurit” sot merrni guxim e flisni nga qe ju ka zene frika dhe doni te mbuloni “mutin me shurre”, thote urtesia shqiptare.
    I nderuar moderator! Je i lutur ta Publikosh komentin se eshte nje pergjigje e merituar per salianet ose sic shprehet ndryshe “birishovicet””.
    Bullatvic Berisha

  4. Shezo says:

    Eka pat mik milloshevicin eka pat mik të ngusht sala ai ika dash të keqen shqipëris dhe të keqe ido akoma pa varesisht se nuk ka ca bën tani se eka tjetër pushtetin.armiku numër nje .ësht sala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje