Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar sot Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të marrë masa për gjyqtaren Herila Çela, që ka nxjerrë nga burgu një person me precedentë penalë.
Në një konferencë për mediat zëvendës ministri i Drejtësisë, Toni Gogu tha se do të kërkojnë nga KLD masë deri në shkarkimin e gjyqtares Cela.
“Herila Çela nuk e ka për herë të parë, ajo ka qenë subjekt inspektimi i KLD. Sot Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar inspektoriatit të KLD të nisë hetimin për veprimin e gjyqtares në lidhje me rastin. Do e ndjekim deri në fund cështjen dhe do të propozojmë para KLD masat deri në shkarkimin e gjyqtares”- u shpreh ai.
Në vijim zv/ministri Gogu u ndal edhe në gjyqtarët e mbetur në sitën e vettingut ku paralajmëroi se është radha e ndëshkimeve për të gjithë që nuk e kanë kaluar me sukses këtë proces.
Deklarata e plotë:
Sistemi i drejtësisë, këmbëngul të japë vendime qartazi të paligjshme që vijojnë të provojnë kalbëzimin e tij dhe drejtesinë e reformës, që po zbatojmë përmes Vetingut, e jo vetëm.
Gjyqtarja Herila Çela, duke mbyllur sytë para fakteve e provave kuptimplota, ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi, për një shtetas, i cili është kapur nga policia e Vlorës duke udhëtuar i armatosur, edhe pse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi.
Ky shkelës i ligjit, 2 herë i arrestuar nga policia në harkun kohor të pak muajve, lihet përsëri në shtëpi nga Gjykata, falë gjyqtares Herila Çela, e cila nuk e ka për herë të parë shfaqjen në një pozicion tejet shqetësues në raport me ligjin – gjë për të cilën ajo ka qenë edhe më parë subjekt i inspektimit të Këshillit të Lartë Drejtësisë.
Sot, Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtëisë me shumë urgjencë të hetojë për veprimet e gjyqtares lidhur me rastin. Ne do të ndjekim deri në fund çështjen dhe do të propozojmë pranë KLD marrjen e masave në përpjestim me shkeljen, deri edhe shkarkimin e gjyqtares.
Raste të tilla nuk janë as të reja e as befasuese, por sidoqoftë ato shkaktojnë revoltë dhe neveri, në kushtet kur Shqipëria po reformon rrënjësisht këtë drejtësi të kapur e të kalbur.
Procesi i Vetingut, i cili po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve, mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë.
Prandaj Qeveria do të vazhdojë të mbështesë pa asnjë rezervë organet e reja të kontrollit të ecin me shpejtësi e në thellësi me procesin e Vetingut, duke kaluar në filtër jo vetëm pasurinë, por edhe vendimet haptazi në kundërshtim me ligjin.
Mbase gjyqtarë që kanë dhënë e vijojnë të japin vendime të tilla si ky i fundit, mendojnë se do t’ia hedhin thjesht duke ikur nga sistemi, por jo!
Pas Vetingut është rradha e ndëshkimeve për të gjithë, sepse Vetingu nuk është thjesht pastrimi i llumit nga Pallati i Drejtësisë, po mjeti për të garantuar një sistem drejtësie që të bëjë drejtësi.
Për të gjithë e pa dallim.
Dhe ashtu siç nuk mendohej se kupola e korrupsionit në sistemin e drejtësisë do të shembej e ja ku po shembet, ashtu do të ndodhë më herët se vonë, me daljen e të pandëshkuarve të çdo lloji e niveli përpara ligjit. (TemA)
Dite feste per Shqiptaret por me nje lule nuk vjen pranvera.
Ore po ai qerratai ka paguar per te marre lirimin. Ç’te keqe ka nese e ka blere lirine ne lek? Gjyqtares iu befshin gjak e dhjame.
as te jet gjin gjoni i shkolles se plepave nuk hiqet njeri
Erila Cela mendon per disa breza te siguroje te ardhura, vajzat e saj bejne pushime luksoze kurse femijet tane punojne te perballojne vet pagesat e shkolles, qerat, ushqimin e veshjen.Sa “gola” ka bere Erila Cela, ka patur mamin partizane ajo prandaj eshte emeruar gjyqtare.
Po hiqni mo se qelben vendin
Tani gjyqtret kane rritur pazaret
Sa të ketë Xhin Xhona në shqiperi , Nuk do të ketë demokraci.
Prandaj duhet te behet ai vettingu qe ti zhduki kta lloj gjyqtaresh maskarenj
Kshu eshte kur i mori shoku sali nga malet dhe i beri gjyqtar kta injorantet qe ngelen duke u fryre me para.
A e dini se sa me kerkoj gjyqtarja e vlores per te me nxjerr vllain? 10 mij euro. Tani e imagjinoj se sa mund te ket paguar ky zoteria
Shihni kush ka qen Av…se keta ne vl jane vetem dy…ne cdo ceshtije te tyre fshihen shuma marramendese….