Aleanca Basha-Kryemadhi e tronditur në prag të zgjedhjeve vendore, PD kundër koalicionit me LSI, partia e Kryemadhit lë derën hapur...

8 Gusht 2018, 08:24Politika TEMA

Zgjedhjet vendore pritet të jenë vendimtare sa i takon aleancës Basha-Kryemadhi. Edhe pse na ndan një vit nga zgjedhjet vendore, ato do të jenë një provë e rëndësishme si për Partinë Demokratike, ashtu dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Kreu demokrat, Lulzim Basha gjatë drejtimit të PD ka humbur përballë socialistëve 2 palë zgjedhje. Humbje që akoma nuk janë kapërdirë nga demokratët pasi kanë qenë disfatat më të këqija në 25 vitet e fundit të PD.

Dhe pikërisht një humbje e tretë përballë socialistëve në zgjedhjet vendore do ia vështirësonte pozitat Bashës pasi grupi i kritikëve do të kërkonte sërish largimin e tij nga drejtimi.

Por nga ana tjetër të njëjtin fat si kreu demokrat ka dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Zgjedhjet vendore do të jenë zgjedhjet e para të saj nën drejtimin e LSI dhe nëse partia e saj humbet drejtimin e bashkive që zotëron atëherë zgjedhjet qendrore mund ta çojnë atë drejt shkrirjes.

Pasi të gjithë militantët që kjo forcë ka punësuar do të largohen drejt PS ose PD për të ruajtur vendet e punës. Të ndodhur përballë këtyre vështirësive, Basha dhe Kryemadhi që prej daljes në opozitë kanë nisur mes tyre dhe një bashkëpunim opozitar kundër qeverisë.

Bashkëpunim që i ka hapur rrugë dhe idesë së një koalicioni zgjedhor mes PD dhe LSI-së. Por edhe pse prej kohësh ka qarkulluar ideja e një koalicioni zgjedhor, ky bashkëpunim ka ngjallur edhe pakënaqësi në radhët e demokratëve.

Pas pakënaqësisë së shfaqur nga baza e PD, dje ka dalë haptazi kundër këtij bashkëpunimi dhe deputeti Luan Baçi. I ftuar në një studio televizive, Baçi u shpreh se Partia Demokratike nuk ka nevojë për LSI pasi e bën opozitën e vetme.

“LSI është bashkë-opozitë, është opozitë me PD-në. LSI një nga partitë e vogla të opozitës që mbështet PD, por mazhoranca e frikshme, i vodhën mandatet.

Na duhet një opozitë frontale. Partia Demokratike e bën opozitën e vetme, i ka kapacitetet, s’luajnë rol numrat”, tha ai.

Nderkohe qe deputeti i LSI, Shezai Rrokaj la dje të hapur mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike. Edhe pse deputeti Luan Baçi u shpreh kundër, deputeti Shezai Rrokaj deklaroi per “Sot” se do të jenë strukturat e LSI ato që do të vendosin mbi çështjen e koalicionit.

Sipas Rrokajt, çdo koalicion kërkon një program që të jetë i lidhur me problemet e vendit dhe deri më tani asnjë nga forcat nuk e ka prezantuar një gjë të tillë.

“Ne për momentin jemi në një front opozitar. Ku dalja në opozitë e LSI-së dhe dalja në opozitë e Partisë Demokratike kanë bërë që në shumicën e rasteve të rakordohen veprimet midis të dyja forcave politike në kuadrin e një fronti opozitar. Strukturat e LSI-së ende nuk kanë vendosur për koalicion.

Sepse çdo koalicion kërkon një program që do të jetë i lidhur me shumë probleme. Me problemet e pushtetit vendor e kështu me radhë.

Por për momentin nuk ka si të thuash një shprehje të forumeve për një koalicion mbi bazën e një programi. Ka vetëm një bashkim në një front opozitar për të denoncuar keqqeverisjen dhe natyrisht për t’i treguar qytetarëve shqiptarë problematikën e kësaj qeverie lidhur me ekonominë, mos çeljen e negociatave, vetingun etj”, tha deputeti Shezai Rrokaj.

5 komente në “Aleanca Basha-Kryemadhi e tronditur në prag të zgjedhjeve vendore, PD kundër koalicionit me LSI, partia e Kryemadhit lë derën hapur…”

  1. ppa says:

    Ky kok-qoshja e LSI , Rrokaj, le te vij ne Vlore e te bej koalicion me PD…; varianti i opozites eshte – mosfutja ne zgjedhje, sepse humbjen e rende e ndjejne qe tani.

  2. Vaslilesheli says:

    Ç’fare strukturash more Shezai ?!!!.Kur ju kane pyetur ndojhere as ty ,as strukturat….?
    Problemi eshte se ju vdisni per pak magazinier,per pak pushtet.
    Jeni si puna e atij mikut qe varet mes shaleve ,here PD ,here PS.
    Kjo eshte LSI ne syte e shqiptareve.

  3. robi says:

    Partia e leshitdhise ka ikur ne drejtim te paditur per te kerkuar tepsine. Drejtoret qe ishin me arsim 8vjecar por te trajnuar ne haremin veror te Jales nen kujdesin e shoreve te leshitdhise jane duke pritur sa te gjendet tepsia qe mesa duket ka shkuar per skrap dhe leshidhise ka ikur per lesh

  4. Xhike says:

    Tapen keni o bishtperdredhur
    Bisht qeni

  5. Cuku says:

    O Shezai Rrocka ,po ku ka struktura L.S.I.?
    Strukturat e Leshtedhise jane «rrocka » e Likes dhe « pjeshka » e Mona Cizmes,,
    Ju te gjithe jeni komplet.« rrockat » e ketyre te dyve,,,,
    Ju jeni 40 hajdutet e Like.Babes ,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje