Reagimi i ONM: Të ndalet presioni politik mbi vetingun, s'do lejojmë asnjë përpjekje influence

8 Gusht 2018, 10:32Politika TEMA

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit deklaron prerazi se nuk do tolerojë asnjë presion dhe influencë ndaj procesit të vetingut.

Reagimi për Vizion Plus vjen pasi javët e fundit procesi ka qenë pre e akuzave të politikës.

Pas disa vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, janë vënë re përplasje qëndrimesh mes liderëve të partive kryesore politike në Shqipëri.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk spekulon mbi akuzat që lidhen me procesin e vetingut.

Përgjithësisht ONM mendon se procesi i vetingut po zhvillohet brenda kuadrit ligjor dhe bazuar në zbatimin e parashikimeve ligjore.

ONM do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë proces. Çdo përpjekje për të influencuar procesin e vetingut, ose përpjekje për të intimiduar punën e institucioneve të vetingut, nuk do të tolerohen”, thuhet në reagim.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk ka funksion ekzekutiv mbi vendimmarrjen e komisionerëve të vetingut, por vetëm rol këshillues.

Dy kanë qenë rastet kryesore kur është rekomanduar apelimi i vendimeve të vetingut. ONM nuk ka mbështetur konfirmimin në detyrë të krerëve të gjykatës kushtetuese Bashkim Dedja dhe atij të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.

ONM i ka rekomanduar Komisionerit Publik të apelojë kundër vendimit që konfirmoi në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese.

Komisioneri Publik ka ndjekur këtë rekomandim dhe ka dorëzuar apelimin për këtë rast. Baza për këtë rekomandim, nga ana e vëzhguesve ndërkombëtarë shtrihet në faktin se ONM nuk është dakord me arsyetimin dhe përfundimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për këtë rast.

Më 6 Gusht 2018, u rekomandua apelimi mbi të njëjtat baza, për rastin e kreut të Gjykatës së lartë, i cili u konfirmua në detyrë me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 24 Korrik 2018.

Është përsëri në të drejtën e Komisionerit Publik të vendosë ose jo të ndjekë këtë rekomandim”, bën me dije ONM.

Të pyetur nga Vizion Plus mbi vendimet për shkarkimet e njerëzve të drejtësisë, vëzhguesit ndërkombëtarë, theksojnë se procesi po monitorohet me kujdes:

Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së analizojnë çdo dosje të vetingut. Kur në këndvështrimin dhe opinionin e tyre ekziston nevoja për të apeluar raste të caktuara, ata do t’i rekomandojnë Komisionerit Publik për ta bërë një gjë të tillë, ashtu siç ka ndodhur.

Bazuar në nenin 65, paragrafët 2 dhe 3 të Ligjit të Vetingut, është në kompetencë të Komisionerit Publik të vendosë nëse do ndjekë ose jo rekomandimin. ONM beson se trupa e Apelit do të rishikojë tërësisht të gjitha çështjet që shqyrton”.

Për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit procesi i vetingut po zhvillohet në përputhje me parashikimet në aneksin e kushtetutës dhe ligjin e Vetingut.

Prej nisjes së procesit, zbatimi i tij është mbajtur nën mbikëqyrjen e drejtimin e vëzhguesve ndërkombëtar, të cilët janë prezent në të gjitha institucionet e Vetingut.

Prej ditës së parë të nisjes së punës, nënvizohet fakti se ONM ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha organet,  duke vënë re se anëtarët e tyre qenë të përkushtuar për të çuar përpara procesin.

9 komente në “Reagimi i ONM: Të ndalet presioni politik mbi vetingun, s’do lejojmë asnjë përpjekje influence”

  1. Kalec Dega says:

    Dy nga politikanet qe kane me shume frike nga “Vetingu”,pervec Lulit e Saliut, qe ushtrojn presion se kane fuqine ne dore jane:
    1.Ilir Meta dhe
    2.Edvin Rama

    1. ONM says:

      Po te kishte frike Edi mer tyc vetingu nuk behej.
      Ata qe Kane frik prej vetingu jane Shqupistet dhe leshelistet.

  2. RIPAlbania says:

    Per cilet politikane te fuqishem behet fjalae?

    Shqiperia ka vetem 4 Peshkaqene:
    1.Meta
    2.Rama
    3.Saliu
    4.Lulezim Basha

  3. "BOHOTINA" says:

    Shume mire ONM. Tek ju e kemi shpresen per pasterti. Po ta vinit re me kujdes kur u konfirmua Xhezair Zaganjori pati mjaft reagime nga komentuesit e thjeshte neper portale. Nuk ishin dakort me konfirmimin. Ju faleminderit per çka beni per pastertine e gjyqesorit qe i ka marre frymen ketij populli te mire.

  4. Xhike says:

    Bjeruni ne koke
    Derra te pangopur

  5. Genci says:

    Kunder vetingut jane qe nga Likja,Sala,Bashuku,Rama e gjithe kolonia qe u shkojne pas te rreshtuar ne parti-bandat e ndryshme.Populli i di tani keto.

  6. Nauni says:

    Kalec o Kalec Dega qenke akoms te ura. Friken mete madhe e ka Saliu me Bashen se Ata kan vjedhur e vrare dhe Jo Rama qe deri tani eshte I paster.Po Ti vazhdo Ti besh qejfin vehtes.

  7. alphade says:

    Eshte Rama, Edi qe ka mbeshtetur qe diten e pare Reformen ne Drejtesi .
    Dhe vazhdon ta mbeshtese me kembengulje e kokefortesi kete Reforme
    dhe sidomos Vettingun. Perpjekja per t’i futur ne nje thes Ramen me Be-
    rishen – Meten dhe Bashen eshte nje menyre deshperuese e medias Sa-
    liste, Metiste, Bashiste per t’i shpetuar Drejtesise duke perzier te “thatin
    me te njomin” !? Me kete nuk dua te them se Rama nuk ka kusuret e veta,
    por fakt eshte se promotorr i mbeshtetjes se Reformes ne Drejtesi dhe Ve-
    ttingut nga dita e pare e deri me sot ka qene dhe mbetet Edi Rama. Qysh,
    tek ,kete do ta vertetoje koha por kjo eshte e verteta dhe kjo e vertete sado
    te perpiqen ta eklipsojne apo injorojne ,shqiptaret e kane vrejtur me syte e
    tyre. Ndersa po keta shqiptare po me syte e tyre kane pare se si bandat ma-
    fioze te Saliut dhe Metes qe diten e pare e deri me sot e kane kundershtuar
    hapur dhe padorashka fare Reformen ne Drejtesi dhe sidoms Vettingun duke
    u perpjekur me nje mine forma e menyra per sabotimin e tyre. Nuk kane lene
    gure palevizur deri disa here iu jane drejtuar Venecias, duke shkaktuar zhurme
    e zallamahi ne parlament ku cdo shqiptar me syte e tij ka pare tragjikomedine
    e ketyre dy bandave e me sjelljet e tyre kane shkaktuar vetem neveri e urrejtje
    nda ketyre dy bandave mafioze te dirigjuara e urdheruara nga trinomi kriminel
    Berisha- Meta-Basha. Ky eshte realiteti,te tjerat jane puro propagande qe shqip-
    taret tashme jane ngopur tejmase. Kaq kisha per sot …….!M

  8. Fakt says:

    Çkelqime….suksese….kendveshtrime
    Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM
    analizojnë çdo dosje të vetingut.
    Kur, në këndvështrimin dhe opinionin e tyre ekziston nevoja për të apeluar raste të caktuara, ata do t’i rekomandojnë Komisionerit Publik për ta bërë.
    Uhuhuhuh
    Kendveshtrime, opinione?!!!!
    Faaaaktet jane uluritese!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje