Balla: Qeveria e re italiane vazhdon të jetë një avokate e aspiratës së Shqipërisë për anëtarësim në BE

8 Gusht 2018, 20:30Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociaëiste Taulant Balla ishte i ftuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Aldo Moro” të Barit, ku së bashku me disa personalitete të rëndësishme akademike diskutoi mbi një sërë çështjesh të rëndësishme të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në mënyrë të veçantë mes Shqipërisë dhe Rajonit të Pulias.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Balla thekson se një aspekt i rëndësishëm i diskutimeve ishte edhe ecuria e deritanishme e Programit të financuar nga Bashkimi Europin “Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi”, një program bashkëpunimi trilateral.

Sipas Ballës ky program është hartuar në kuadër të strategjisë së Bashkimit Evropian për një zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Programi IPA synon të ndihmojë vendet pjesëmarrëse në ndjekjen e qëllimeve të tyre, si forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar në Mesdhe, me qëllim të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Gjatë qëndrimit në Bari Balla ishte i ftuar në një intervistë në edicionin qëndror të lajmeve të Telebari, ku ndër të tjera theksi i bisedës ishte forcimi i mëtejshëm ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë, e veçanërisht rritja e bashkëpunimit me rajonin e Pulias.

“Duhet të bëjmë më shumë për rritjen e këtij bashkëpunimi duke u përshtatur me tendencat e zhvillimeve rajonale dhe globale. Përmes korridorit të tetë Puglia dhe Italia mund të shfrytëzojnë më mirë tregjet e Ballkanit dhe më tej. Jo vetëm Shqipëria përfiton nga bashëpunimi me Pulian por edhe Pulia përfiton mjaft nga Shqipëria apo vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat janë një mundësi e mirë për t’u shfrytëzuar dhe në këtë kontekst duhen shfrytëzuar më mirë fondet europiane”, – deklaroi Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Isha i ftuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Aldo Moro” të Barit ku mu dha mundësia të diskutoja dhe të takoja personalitete të rëndësishme akademike dhe të diskutonim mbi një sërë çështjesh të rëndësishme të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, në mënyrë të veçantë mes Shqipërisë dhe Rajonit të Pulias.

Një aspekt i rëndësishëm i diskutimeve ishte ecuria e deritanishme e Programit të financuar nga Bashkimi Europin “Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi”, një program bashkëpunimi trilateral.

Ky program është hartuar në kuadër të strategjisë së Bashkimit Evropian për një zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Programi IPA synon të ndihmojë vendet pjesëmarrëse në ndjekjen e qëllimeve të tyre, si forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar në Mesdhe, me qëllim të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

“Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi” synon intensifikimin e bashkëpunimit, duke adresuar sfidat e përbashkëta duke u fokusuar në mbështetjen e bashkëpunimit dhe të konkurueshmërisë së sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme; shftytëzimin e kapaciteteve kulturore dhe natyrale në dobi të turizmi; mbrojtja e mjedisit; dhe përmirësimi i infrastrukturave publike me qëllim rritjen e aksesit ndërkufitar.

Gjatë qëndrimit në Bari ishta i ftuar në një intervistë në edicionin qëndror të lajmeve të Telebari, ku ndër të tjera theksi ishte forcimi i mëtejshëm ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë, e veçanërisht rritja e bashkëpunimit me rajonin e Pulias.

“Duhet të bëjmë më shumë për rritjen e këtij bashkëpunimi duke u përshtatur me tendencat e zhvillimeve rajonale dhe globale. Përmes korridorit të tetë Puglia dhe Italia mund të shfrytëzojnë më mirë tregjet e Ballkanit dhe më tej. Jo vetëm Shqipëria përfiton nga bashëpunimi me Pulian por edhe Pulia përfiton mjaft nga Shqipëria apo vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat janë një mundësi e mirë për t’u shfrytëzuar dhe në këtë kontekst duhen shfrytëzuar më mirë fondet europiane. 

Do të vendosja theksin mënyrë të veçantë tek komunikimi me sipërmarrjet italiane, për të cilat Shqipëria është një mundësi e mirë investimi dhe ne kemi sot shumë histori suksesi sipërmarrësish pugliezë në Shqipëri. Një sektor shumë atraktiv është investimi në turizëm. 

Këtë vit janë me mijëra pushuesit italianë dhe pugliezë që kanë zgjedhur Shqipërinë. Cdo vit numri është në rritje. Prandaj në takim me Presidentin e FEDERALBERGHI diskutuam edhe për projekte bashkëpunimi për shkollat profesionale me drejtim turizmin.

Duhet të kemi më shumë projekte mes dy vendeve tona, ku edhe Italia duhet të jetë më aktive, nuk them vetëm Pulia por Italia në përgjithësi për të forcuar edhe më tek marrëdhënien e ngushtë mes dy vendeve tona.

Shqipëria dhe Italia kanë patur dhe kanë një raport mjaft të mirë bashkëpunimi dhe ndaj bindjen se edhe Qeveria e re italiane po vazhdon të jetë një avokate e aspiratës së Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Europian. 

Konfirmim i këtij qëndrimi është roli i Italisë në Këshillin Europian të fund -qershorit ku Shqipëria mori datën e fillimit të negociatave”.

6 komente në “Balla: Qeveria e re italiane vazhdon të jetë një avokate e aspiratës së Shqipërisë për anëtarësim në BE”

  1. Lani says:

    Na cate k…me kete eshte avokate e Shqiperise ky,eshte avokate e Shqiperise ajo…..Mesoje o z.Ballak…i se per avokat kane nevoje vetem keqberesit.Ju qe keni per detyre te coni punet perpara punoni,ne sjeni te zot si po e shohim qe prej 26 vitesh tepakten mos na cani trapin me avokater,torollak muti.

  2. Bajraktar Alimehmeti says:

    Thote Tualet Palla, me ate kok si kove me llac per sovatim …e ardhmja dhe frymezimi i 1 milion kamunistave…..

  3. yes_man says:

    çfare flet o fresku i rilindjes? A e di kush eshte ne qeveri tani ne Itali??

  4. florence says:

    ky esht tamom derr katunari, shifeni cfar kemishe ka veshur, ne tironcit fshatar si puna e ketij koknryshkmit e quajm derr katunari.

  5. Edi says:

    Po cthua o pall i PS…italia eshte ne evrope eshte menxyre per vete e ti na thua avokat..A e di ti se italia eshte per vete cop-cop.Ne evrope komandon gjermania me francen e leshit dhe e trajtojne italine si vend te dores se dyte??Ne itali diskutohet del apo nuk del nga evropa dhe ti o dallkauk rri e var shpresat te i mbyturi.Se e di mire se gjermania nuk ju perkrah se jeni dhe ju si banda e Saliut dhe kerkoni te mbeshteteni te italia qe nuk di ku eshte per vete se dhe qeveritaret italian jane si puna juaj mashtrusa dhe hajduteNjerezit jane te dale e te shetitur o pallaaa.Ti je nji katunar i trashe nga koka.

  6. a.f. says:

    Tani qe kemi Taulantin e Ballit te Rilindjes ne krye te politikes se brendeshme e te jashteme, punet i kemi ne vije..
    Nje skuader e tille me Brace, Gramoz, Spiropal dhe Kapiten Ramen (i vetem ne timon) s’ka kala qe nuk e marrin..
    Cdo gje do rregullohet, vetem se …… do vonoje pak, deri sa te kene boshatisur vendin nga njerezit dhe pasurite..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje