“Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, motoja e opozitës dhe “kosovaristëve” kundër Ramës

12 Gusht 2018, 13:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka heshtur gjatë gjithë debatit që po zhvillohet në lidhje me tezën e Presidentit Hashim Thaçi për “ridefinimin” e kufijve të Kosovës me Serbinë.

Tezën e tij e kanë diskutuar mbarë e mbrapsht të gjithë në Kosovë, kundërshtarë dhe mbështetës të kësaj teze, duke dhënë secili individ apo grupim versionin e tij.

Eshtë prononcuar kryetari i Kuvendit dhe kreu i PDK Kadri Veseli, “as mish as peshk”, është pozicionuar kundër kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Janë pozicionuar sipas dëshirës të gjithë shqiptarët, në tërë trojet e tyre duke dhënë idenë e tyre nëse duhet të ndryshohen kufinjtë ose jo.

Për hir të së vërtetës, pjesa më e madhe e atyre që janë prononcuar për këtë tezë të Thaçit kanë parashikuar rrezikun që mund të vijë në këtë rast nga një ndryshim kufijsh në Ballkan, qoftë dhe për t’i ridefinuar siç e paralajmëron Presidenti i Kosovës.

Por duke parë shpejtësinë me të cilën e mori këtë tezë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke u shprehur në vija të përgjithshme dakord, si dhe riaktivizimin e diplomacisë ruse në Ballkan, paralel me heshtjen e Uashingtonit, u shpreh alarmi për rrezikun që mund të vinte për shtetin më të ri shqiptar në Ballkan, Kosovën.

Një situatë e tillë aspak e përshtatshme, në këto momente kur dhe Bashkimi Europian ka hallet e veta, nuk ndikon aspak pozitivisht për Kosovën.

Aq më tepër që kur hyn në “pazar”, “ridefinim” apo diçka të këtij lloji, patjetër aktivizohet dhe “shkëmbimi”.

Dhe nëse kërkon të marrësh diçka, patjetër që do të japësh diçka nga vetja.

Serbët kërkojnë Mitrovicën e Veriut, ndërsa “bokërrinat” e Luginës së Preshevës, pavarësisht nazeve që bën, është gati t’i japë me të dyja duart. Sepse vetëm kosto prodhojnë për Serbinë, asgjë tjetër.

Por në tërë këtë garë deklaratash dhe patriotizmash, vihet re se kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ka lëshuar asnjë deklaratë për tezën e Hashim Thaçit.

Heshtjen e Ramës kanë nxituar ta përdorin si “aset” politik për të garantuar kapital politik opozita shqiptare në vendin amë por dhe “atletët” e Kombit Kosovar apo siç quhen ndryshe “kosovaristët” në Kosovë.

Në Shqipëri opozita po i kërkon me ngulm Edi Ramës që të prononcohet për debatin që ka shpërthyer në Kosovë që ka në themel tezën e Thaçit për ridefinim apo shkëmbim territoresh me Serbinë.

Ish kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD Lulzim Basha, ish Presidenti demokrat Bujar Nishani por dhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili po ia kërkojnë me ngulm një deklaratë për këtë qëllim Edi Ramës.

Madje pas heshtjes së Ramës gjatë gjithë këtyre ditëve, opozita tenton ta vërë në “sedër” duke e akuzuar se gjithë ky debat për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë është si pasojë e pazarit të tij me Vuçiç, vetëm e vetëm që dhe kryeministri të përfshihet në këtë debat.

Por dhe në Kosovë “kosovaristët” e dënojnë këtë heshtje të Ramës, dhe si gjithnjë as që merren me deklaratat e Presidentit serb Vuçiç apo dhe shefit të diplomacisë serbe Daçiç.

Ajo që vihet re në të gjithë këto deklarata kundër kryeministrit Rama që po hesht për debatin e shpërthyer në Kosovë pas tezës së Thaçit për ridefinim të kufijve, është se kundër Ramës në këto momente janë të gjithë ata që e kishin kryqëzuar vite më parë se pse kishte folur për Kosovën.

Opozita në Shqipëri dhe “kosovaristët” në Kosovë e kanë “kryqëzuar” kryeministrin Edi Rama sepse në takimin me Vuçiç i kishte thënë në mes të Beogradit se duhej të njihte pavarësinë e Kosovës, se ishte në të mirë të të dy vendeve një gjë të tillë.

Por dhe më vonë kur Rama në çdo takim i kujtonte me ngulm Vuçiç se Mitrovica është e Kosovës, Trepça është shqiptare dhe i takon shtetit të Kosovës.

Pikërisht janë opozita shqiptare dhe “kosovaristët” ata që akuzojnë Ramën sot për heshtje, ndërsa atëherë e akuzonin se po ndërhyn në punët e një shteti të pavarur siç është Kosova, po ndjek politikë paternaliste ndaj Kosovës dhe se nuk i takon të flasë, pasi Kosova ka institucionet e veta.

Pavarësisht se kryeministri shqiptar në respekt të Kushtetutës së Shqipërisë që e autorizon të flasë për të drejtat e shqiptarëve kudo që janë, është deklaruar dhe për Kosovën pa ndërhyrë aspak në të drejtën e institucioneve të saj, ai sërish është vënë në qendër të goditjes.

Ndërsa sot vihet nën goditje se përse po hesht. Kësaj i thonë “hip se të vrava, zbrit se të vrava”.

Rama po hesht, dhe me sa duket do t’i lërë dhe ca kohë “mullinjtë” e opozitës shqiptare dhe të “kosovaristëve” që të ‘bluajnë’ në boshllëk, thjeshtë e vetëm për t’ju ‘konsumuar’ ingranazhet ndoshta.(TemA)

34 komente në ““Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, motoja e opozitës dhe “kosovaristëve” kundër Ramës”

  1. undefined says:

    Edi ka problemin kujt tja prishi Merkel apo Trump ky eshte pazari i ri i Kosoves Trump pro ndryshimit te kufijve Merkel kundra pune m…per Gjatoshin sic duket edhe Gjatoshi edhe Thaci po luajn me Kohen

    1. Zefi says:

      Tri gjera desha te theksoj per kete teme:
      -Kryeministri Rama po ben shume mire qe po hesht e po degjon gjithe “ajken” e kombit,te cileve u ka mbetur “gomari” ne dore pas ikjes se te ndjerit Ibrahim Rrugova.Keshtu “gomerin e pushtetit” ne Kosove e kane quar tani ne breg te nje lumi dhe nuk dine si ta zbresin ti japin uje.

      -Opozita jone ben mire qe nxit Ramen te flase,sepse edhe ajo me keq se Thaci,nuk di ti jape uje “gomarit.” te vet e as atij te Thacit.

      -Te marresh flamurin e nderrimit te territoreve me Serbine sot,kur cmenduria ose tradhetia e Trampit duket sheshit,do te thote ti heqesh unazen granates qe kemi ne dore prej kohesh.Do te thote te nderrosh territoret shqiptare me territore shqiptare,do te thote ti japesh zjarr rajonit e gjithe Europes,tamam sic do Rusi Pushtin.

      1. nexhat says:

        Rama heshte se e gjithe kjo eshte pjelle e tije sikur eshte edhe ai pjelle e Serbise. Serbet e prune ne pushtet dhe ai duhet te paguaje per ate.Hashimi I njejti eshte qe nuk pastroi Mitrovicen kur e kishte ne dore dhe tash te dy jane ortaket e Vucicit.

    2. Peza says:

      Eshte tradheti kombetare te japesh Mitrovicen me Trepcen,qe jane toke shqiptare dhe pasuri e madhe sa e gjithe Europa bashke,duke marre Presheven !
      Politikanet e Koso9ves po bejne kri8m historik!
      Nuk po shesin shtepine e tyre,por trojet shqiptare qe na i kane lene te paret me gjak!

      1. E di si eshte puna says:

        Mjaft folet per “tradheti” o copa idiotesh. Ju dhimbka juve Kosova e Mitrovica dhe nuk i dhimbset nje luftetari te UCK-e, qe ishte gati te sakrifikonte jeten ne kohe lufte!? NJEREZ TE TRASHE SA LOPA!
        Gjithcka qe thuhet eshte PRESION qe i behet udheheqesve serbe dhe sidomos opinionit publik serb, qe ne fund te pranohet Kosova ne kufijte aktuale qe ka sot! Aspak nuk do ndryshojne kufijte, te jeni te sigurte per kete. Serbet e njihnin krejtesisht si pjese te Sebise Kosoven apo jo, pastaj jane detyruar te largohen nga Kosova ne ’99, kjo i detyroi me pas duke pare realitetin qe te kerkojne ndarjen e Kosoves, por tani kaluan ne nje faze edhe me te terhequr, po deryrohen te kerkojne kembim territoresh, pra me jep te jap, qe te mos ngelen pa gje fare. Ne fund do i thone serbeve se nuk ben as te japesh e as te marresh, po rrini mire keshtu sic jeni, njiheni Kosoven ashtu sic eshte, se nuk eshte mire te ndryshojme territore ?
        Vetem duhet te kuptoni shkallet prej nga ka kaluar zgjidhja e ceshtjes se Kosoves :
        1. dhenia e Kosoves, Serbise 1913
        2. pushtimi nazist 1941-1944
        3. autonomia e Kosoves 1946
        4. forcimi i autonomise se Kosoves 1968
        5. kushtetuta e KS Autonome te Kosoves 1974
        6. heqja e dhunshme e Autonomise se Kosoves 1989
        7. shpallja e Republikes se Kosoves dhe Kushtetuta e Kacanikut 1990
        8. zgjedhjet e lira dhe referendumi per Pavaresi 1991
        9. lufta e Kosoves Rambuje-ja dhe nderhyrja e Natos 1998-1999
        10. protektorat nderkombetar UNMIK-u 1999-2008
        11. shpallja e Pavaresesi dhe njohje nderkombetare 2008
        12. pritet njohje e ndersjellte Kosove – Serbi …
        Po ti shikoni nga keto stade ku ka kaluar historia e re e Kosove (1913 – 2018) mund te kuptoni edhe sjelljen e politikes serbe gjate historise. Duke filluar nga 1913, politika serbe ndjek kete rruge :
        -pushtim dhe sllavizim (1913-1941),
        -perpjekje e krahur komunist per bashkepunim ne lufte kunder fashizmit,per krijimin e Jugosllavise se re, por dhe dyshime dhe mosbesime ndaj shqiptareve (1941-1944),
        -njohje te autonomise dhe te drejtave shqiptareve, por edhe dyshime e deri edhe krime e torturime (1946-1989),
        -heqje e autonomise dhe aneksim me Serbine (1989),
        -mosnjohje e asnje te drejte te shqiptareve (1989-1999),
        -njohje e detyruar e protektoratit nderkombetar dhe perpjekje te vazhdueshme per destabilizim te situates (1999-2008),
        -mosnjohje e sovranitetit dhe konsiderim te Kosoves si pjese te Serbise,
        -te detyruar per njohjen e realitetit de facto – kerkese per ndarjen e Kosoves,
        -te bindur se nuk ka mundesi per ndarje – kalon ne dakortesi qe te behet ridefinim i kufinjve, pra te shkembimit te territoreve …
        Ky pra eshte ndryshimi ne histori i politikes serbe (qe natyrisht nuk lidhet me deshirat e saj), qe fillon me serbizim dhe njohje te Kosoves si pjese e Serbise dhe perfundon (deri me sot) ne kerkesen per aneksimin e nje pjese te veriut ne kembim te nje pjese te lindjes (qe ligjerisht dhe praktikisht eshte pjese e Serbise). Si ju duket!?
        Megjithate nuk do kete ndryshim apo korrigjim te kufijve, Kosova do njihet ne ato kufij qe ka sot. Fatkeqesisht (dhe fatmiresisht) Lugina e Presheves do mbetet pjese e Serbise.Varet nga sjelljet dhe politikat e se ardhmes, nese kjo do sherbeje apo jo per shperhapjen shqiptare me ne veri, drejt Pazarit te Ri dhe Nishit!

  2. Baliu says:

    O kurre ska pase tez lopari i Brojes, ai eshte thjesht zedhenes i dreqit e te birit, nje sharlatan ordiner, apo nje ‘useful idiot’. Edhe JO-ja e Ramushkut eshte nje pordhe e ftohet, mbasi e lepijti ate qe e pshtyu per demarkacionin me Malin e Zi. Qdo legjitimim i kthimit te ushtrise serbe ne Kosove, qofte edhe i pjeserishem, per Vuqiqin dhe serbet eshte nje fitore e etapes. Ato premtimet per bashkimin e Presheves etj., jan vetem karote per ti quar “proqeshet perpara”.

    1. bregdetari says:

      Mesoni te flisni dhe te shkruani shqippastaj meruni mke politike

  3. Berti says:

    Edi rsbte politikan klasi qe nuk mettet me provincialet idiote qe fatkeqesisht bejne si gore per nje ceshtne qe as qe duhet te diskutohet…Kosova nuk ndahet.

    1. mik says:

      berti – shko ban detyrat se erdhi koha e gjumit !

  4. Kombi says:

    BRAVOO RAMA !! NUK MUND TE LUAJNE ME KOSOVARISTET . RAMA NUK ESHTE MARIONETA E KOSOVARISTEVE QE TE FLASI KUR ATA DZAN DHE SI ATA DUAN . ?

  5. olimpia says:

    Kosova nuk duhet te bjere ne gracken serbe.Serbia po ben lojen tipike te Titos.Mire me te gjithe,besnkeri vetem me interesat serbe.Serbia merr nga te gjithe ,nga qe te gjithe duan te kene ne zonen e inbfluences,BE, SHBA,Rusia,Kina.Por vetem BE mund ti siguroje Serbise ,ashtu sikurse edhe te tjereve zhvillim dhe te ardhme.Por pranimi ne BE eshte i lidhur me njohjen e Kosoves.Nderkohe futja ne BE edhe e shteteve te tjera realizon de fakto integrimin dhe shkrirjen e kufijve midis shqiptareve ne Ballkan.Keshtu qe Serbia perfundimisht de fakto nuk ka me shpresa .Prandaj ajo po ben ceshte e mundur te marre cmund te marre ,duke futur edhe Rusine si garante.Kosova nuk ka asnje interes te shkembeje ,aq me teper kuyr ne loje jane Trepca dhe ujrat.Politika shqiptare e bashkuar duhet te kerkoje thjesht zbatimin e normave nbderkonmbetare per mioritetet,sebe ne Kosove dhe shqipare nbe Serbi .Cdo zgjidhje tjeter eshte cmenduri.

    1. mirel says:

      Shume dakort me mendimin tuaj

  6. Kalec Dega says:

    ‘Edit ti merrni te keqen, prisni se Erdogani eshte i zene me liren Turke qe po fundoset dhe sapo te lirohet do dali nga Facebooku edhe Piktori .
    Ne fund te fundit mire e ka, o e njeh Turqia me mire Kosoven o nuk e gjen vend tjeter’.

    Edhe nje gje me e rendesishme qe nuk mbushni akoma ju militantat dhe pseudopatriotat me shqiponje dykrenshe: Nuk e pjerdh njeri ne bote ket KryeEdscobarin tuaj pervec fshatareve dhe komunistave te enverit.

    1. Jep says:

      Faktikisht te “drejt” ke o kalec. Gjithe bota I ka syte dhe veshet te lideri yt psikopat Sal ramovic berishovic dhe gruja tij slobodonka

    2. Tafuti says:

      Kalec
      te ka ngec
      je kaps
      per nje spec

  7. Timi says:

    Kosova është e vogël por ka më shumë ngjyra politike sesa flamuri i Pinderit. Por nuk është problemi se kemi popull të trashë por pse kemi liderët të trashë. Kjo është e saktë për Ramen. Hip se të vrava zbrit se të vrava. Por Rama si lider i shtetit amë duhet të jap mendimin e tij për çdo temë.

    1. tomi says:

      se cfare ben Rama nuk pyet nje lopcar si ty o Timi byth…i.Shko futi i skedine tashi se u lodhe per sot.

  8. shqipja dy krenore says:

    or kalec,nenjohim pidhin e s’atame…

    1. palla says:

      Or taj kalec apo mu..t nuk po di se me te qujt, kur don me fol per z. Edi Rama baj kujdes or shkerdhata e sal ram sheqere birishes. Taj dhe te tan e klonumit e sales nuk po doni Shqpnin dhe jo Kosoven. Ju meteni jashqitja e ktij kombi.

  9. miri mecit says:

    Ti Koler dega duhet te jesh noi spiun i deges se brencme te kohes se ENVERIT , edhe byth lepirs i sali TALEBAN vicydolit se ndryshe ska si shpjegohet qe vetem mut nxjer na goja si gjithmon……. ti rruani karin EDI RAMES ti dhe ata te partis tende te PD,se se jeni fundurrina te degjeneruar, parti horrash qe vetem e keni shkaterruar kete vent, me gjith simbolin e hajduteris LIKE floririn MONI silikoni…

    1. undefined says:

      Eshte nga ata zagaret e Saliut dhe te Anastasit qe jane bere bashke per te “miren” e Shqiperise

      1. Lee lee says:

        O underbytha o mbret i mendimit i lave dhembet

  10. miri mecit says:

    postoni komentin tim qe bera pak me pare

  11. miri mecit says:

    o TEMA pse nuk e poston komentin tim qe bera pak me pare??????? me shpiego pse????????

  12. mirel says:

    Po, Edi nuk po prononcohet jo sepse paska bere deklaratat “patriotike” ne Beograd. Sic i beri atehere , kur dhe mbase nuk ishte vendi, duhet ti beje dhe sot qe eshte zot ne shtepine e tij.
    Por ka nje hall te madh. Sepse nuk i takon ti haje goja mut e te permende Thacin qe kerkon “korigjim” kufijsh, e ti dali kunder, sepse e ka te keqen brenda tek delimitimi qe beri me greket duke “korigjuar” kufirin detar, me sebepin e nje “mareveshje me te mire”, dhe per ti dhene grekerve ” ate qe iu takon”.
    Keto jane teorite e qeverise sociaPiSte qe Mero Baze i ka promovuar me ngulm deri te krijimi i territoreve te shenjta greke, qe ne gjuhen e te pagdhendurve shqiptare quhen varreza greke.
    Mero, si Ramuti nuk ka cti shtojne debatit me teper se kaq, sepse duket qe Thaci do ta kete gati pergjigjen, ashtu sic ja tha Berishes, dhe per me teper eshte brenda mareveshjes me Vucic qe Rama e ka bere ne heshtje, mareveshje qe doli ne drite nga nje diplomat serb. Vete Tema e botoi pak dite me pare.
    Keshtu Tema, nga nje ane Ramuti ben pazaret me greke e serbe. Dhe duket qe keto pazare nuk i qendrojne fare batutave bombastike te Beogradit.
    Prandaj eban gojen e mbyllur se i del era e qelbur e tradhetise.

  13. Sit back and relaks■●▪ says:

    Nuk i plasi me njeriu per mendimin e Comandantes o Tema. Comandante ka ngelur pa shume opsione, ose duhet te jete kunder Thacit e pro Berishes ose Pro Thacit e kunder shumices se opinionit publik dhe faktorit nderkombetar ne lidhje me ndarjen e Kosoves. Ketu nuk eshte puna hip se te vrava zbrit se te vrava, por Comandante hedh gurin e fsheh doren. Ne politiken e nje vendi mund ti fusesh hundet edhe duke heshtur, nuk eshte e thene te besh llapa llapa. Por heshtja e Comandantes eshte heshtja e skuthit qe gjithsesi perkthehet lehte pasi edhe nje femije di ti lidhi pikat e kesaj historie e te kuptoje ku qendron roli i Rames, it’s not a rocket science!

  14. Sit back and relaks■●▪ says:

    Nuk i plasi me njeriu per mendimin e Comandantes o Tema. Comandante ka ngelur pa shume opsione, ose duhet te jete kunder Thacit e pro Berishes ose Pro Thacit e kunder shumices se opinionit publik dhe faktorit nderkombetar ne lidhje me ndarjen e Kosoves. Ketu nuk eshte puna hip se te vrava zbrit se te vrava, por Comandante hedh gurin e fsheh doren. Ne politiken e nje vendi mund ti fusesh hundet edhe duke heshtur, nuk eshte e thene te besh llapa llapa. Por heshtja e Comandantes eshte heshtja e skuthit qe gjithsesi perkthehet lehte pasi edhe nje femije di ti lidhi pikat e kesaj historie e te kuptoje ku qendron roli i Rames, it’s not a rocket science!!

  15. aleko says:

    ndarja nje absurditet, cfare do ndhet nuk e kuptoj: Toka shqipetare?… A jane ne vete keta njerez, keta udheheqsa qe Mitrovicen e Boletinit… duan tu japin serbeve , se te shkretet serb pak kane marre deri tash troje shqipetare por duan me..Shqiperia dhe KJosova duhet te ndermarrin nje ofeensive diplomatike kunder kesaj ndarje..Serbet duhet te sqarojne pse e kerkojne veriun e Mitrovices ,?.. cila eshte arsyeja, cfare te drejtash te njeriut jane shkelur atje?..kush u vra apo u masakrua nga serbet e veriut te Kosoves?..ne fakt situate eshte e kunderta, pra sebet e veriut gezojne te drejta e njeriut dhe ato kombetare si asnje minoritet tjeter ne Evrope ,kurse lugana e Presheves gjendet ne kushte te padurushme , ska asnje investim serjoz per punesim , asnje interesim nga pushteti serb duke ua veshtiresuar tmerresisht jetesen…Pra jane dy fakte < nje Mitrovic veriore me serb qe ka interesim te gjithanshem per tee drejtat e njeriut dhe kushtet ekonomike , dhe e kunderta , nje Preshev qe sgezon asgje , asnje interesim per te drejtat njerezore dhe kushtet ekonomike ne pergjethsi..kejo eshte baza qe institucionet politike e mediatike te Kosoves dhe shqiperise duheet te hedhin per konsum politik ne Evrope e me gjere dhe jo te presin cfare do thote serbe , cfare do thot Evropa apo Amerika…Duhet te tundemi nga gjumi I tmerreshem qe na ka zene..

  16. katarakti says:

    Rama ben shume mire qe nuk flet. Le te plasin te gjithe zagaret e Saliut dhe te Rugoves se bashku. Mire thote nje komentues me lart: sa here ka folur ne mbrojtje te Kosoves, nuk ia ka ditur kush. Madje i jane kundervene. “Kosova shtet i pavarur”! Prandaj te vazhdoi te mos flase dhe te beje plazh. Le te hidhen zgupthi Vasili, Mona, Iliri, Saliu e kompani.

    1. mirel says:

      Heshtja e Ramiu eshte e favorshme vetem per Berishet dhe banden e krimineleve qe punuan dhe punojne kunder Shqiperise.
      Ka nje arsye te forte.
      Thaci, duke qene ne nje mareveshje te heshtur me Ramen dhe Vucic, ben thirrje per “korigjim’, ne te njejten vije qe Rama korrigjon kufijte e Shqiperise me Greqine. .per kujtese, detin e ka akoma pa kufij shteterire, qe kur i hoqi Berisha.
      Nga ana tjeter, Berisha, si krimineli tradhetar i kosovareve dhe i Shqiperise, deklaron qe kufijte nuk duhet te ndryshojne.
      Ne kete menyre Berisha vetembrohet per aktet e tij te tradhetise, qe me greket, dhe me serbet.
      Thaci nuk pranon qe korigjimi ti quhet tradheti, prandaj e akuzon hapur Berishen per kriminel bashkepunetor me serbet.
      Ky eshte fakt publik.
      Ramuti e qep gojen sepse ashtu i ka gatuar pislleqet me Vucic dhe Thacin, per dhenie te Mitrovices.
      Por hesht ndaj akuzave te Thacit ndaj Berishes sepse Ramuti nuk ka mbajtur premtimin e dhene para popullit, qe eshte pergjegjesi e madhe politike e Rames, per te futur ne burg Berishen.
      Me kriminel Berishen te lire, Ramuti nuk mund tja prishe as Thacit, dhe as Berishes. Nga te dy anet i djeg. Sepse Berisha e di shume mire qe Ramiu eshte strumbullari i te gjithe planeve te fshehta per te “permiresuar” politikat “vellazerore” me fqinjet, per te forcuar famen e vet si ideatori i paqes ne Ballkan, nepermhet dhenies se territoreve, suc po ben me greket.
      Shkurt, Ramuti eshte pjese e mafies Ballkanike qe shqiptaret i shikojne si materialin me te lire per ti shitur e per ti blere si jua do oreksi.

  17. kasem gahinji says:

    cka patur per kosoven Edi i ka thene pa doreza, hatur, ne beograd, bruksel, Berlín, e kudo.edhe pse rrapush ramush rambo hajredini protestoi dhe ia ndaloi te flase. deklarata e thacit nuk thekson shkembim territoresh. pse te mos themi qe kerkon kufij te hershem etnik. sot kosova eshte ne kufijte e vendosur nga tito kur e shpalli krahine autònome.pra me luften e 1999 jane fituar kufijte e vendosur nga tito. pra,thaci nuk deklaron shkembim, por korigjim. dhe korigjimi presupozon edhe kufijte etnike. te tjerat, si edhe mendimi im eshte paragjykim.

  18. SHQIPE-FREE says:

    Pse u Dasha te Flase Edi Rama kur “Kosvaristet” e Masakruan,pse foli ne Emer te Kosves???P.sh..Enver Hoxhaj “Diplomati” i Dhjere Kosvare,,,DEKLAROJ SE “KOSOVA KA SHTETIN PER PERFAQESUESIT” E SAJ, prandaj mos na u Ngaterroni neper kembe..
    1-Kosvaristet e Thacit..dhe te gjithe “Lolot e krijimit te Kombit Kosovare”..NUK DONIN QE Kryeministri Shqipetare EDI RAMA ne Takimet me Kreminitrin Serbe, te fliste ne Emer te Kosoves..ATHERE PSE U DASHKA TE FLASE TANI; KUR VETE..”Heronjte e Kombit Kosovare”..DUKET SE JA KANE “FUTUR” VETES???????????
    Me Kujtohet nje “Kosovare” kur e takova ne Durres :KUR GJITHE KOMBI SHQIPETARE LUFTONTE KUNDER MAKINERISE SE MILOSHEVICIT Me thote:Ishim mire me Serbine ,”Sherrin” ne e beri UCK-ja…
    2-Lufta e UCK-se..me mbeshtetjen e NATO-s i dha Kosoves PROTEKTORATIN AKTUAL..duket se, Politikanet Injorante Kosovare te tanishem me Miopine Politike te tyre..PO E COJNE KOSOVEN PERSERI NENE DIKTATIN E SERBISE..lol

    1. eeeeej says:

      Debil-Free, Thaci dhe Rama jane shoke dhe bashkepunetore, ndaj dhe i bashkerendojne punet, mos i ngaterro gjerat!
      “Kosovaristet” jane kunder Thacit dhe jane te gjithe rugoviste. Kupton o derdimen i painformuar, se i bere lemsh punet ?

  19. Milan says:

    O mirel palla qenke politikar i madh,shko futi nje tas fasule te kthjellohesh nga marrezit qe thua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje