Nga radhët e qumështit, tek radhët e autostradave!

13 Gusht 2018, 08:39Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Fundjava që sapo lamë pas, si çdo mesgushti me temperatura sahariane si këto të këtyre ditëve, shënojnë edhe pikun e lëvizjes së njerëzve dhe automjeteve drejt plazheve. Eshtë kjo arësyeja, se përse Tirana përshembull, por edhe qytete të tjera pas det e liqene, nga kaosi i trafikut të përditshëm, rrotull mesditës deri pasditeve vonë, duken si hapësira urbane fantazma. Qytete të zbrazura, të shkreta dhe që vegjetojnë apo nanurisen, pa njerëz e makina nëpër shtëpi,a rrugë, dyqane e parkingje.

Po ti shtosh lëvizjes drejt vijës bregdetare shqiptare veç këtyre rreth 1 milion turistëve ditorë të brendshëm, edhe rreth 1 milionë shqiptarët që vijnë nga jashtë kufijve, si emigrantë me tragetet apo nga Rinasi, nëpërmjet rrugës së Kombit apo nga Maqedonia, por edhe aq turistëve të huaj që lëvrijnë këto javë nëpër Shqipëri, atëherë e kupton se përse ka aq shumë trafik makinash nëpër rrugë.

E vërteta është se megjithë investimet e mëdha në infrastrukturën rrugore pas vitit 2000 e deri më sot, duket se jemi ende të papërgatitur plotësisht, për boom-in e industrisë së turzimit, që ka nisur të japë shenjat e mëdha të shpresës këtë vit, e që presim të na shpërthejë në vitet e ardhëshme. Jo vetëm hyrje daljet e qyteteve bregdetare si Vlora e Durrësi kryesisht, por edhe udhëtimi nga një qytet në tjetrin, nga një destinacion turistik në tjetrin, bëhet herë herë i vështirë e në disa orë të veçanta, stresant.

Përfundimi sa më parë i ndërtimit të autostradës Tiranë- Elbasan, by passit të Fierit, Vlorës dhe Milotit, e i shumë projekteve të tjera të ngjashme me rëndësi kombëtare, rajonale a lokale, do të ishte një ndihmë e madhe për të përballuar kaosin e lëvizjeve të njerëzve dhe automjeteve në ditë të ngarkuara si këto. Një kaos që është shoqëruar jo rrallëherë edhe me aksidente fatale, që kanë marë veç të tjerash, shumë jetë njerëzore, për gabime njerëzore a mungesa nga më të ndryshmet, përfshi edhe standardet e sinjalistikës rrugore.

Kur e mendon se vetëm çerek shekulli më parë, u çliruam nga makthet e radhëve absurde gjatë gjithë natës, për të blerë një shishe qumësht në mëngjes, këto radhë makinash nëpër autostrada, të duken si radhë luksi. Por, në fakt nuk është kështu. Atëherë kishim radhë ekzistencializmi të një utopie të çmendur. Ndërsa tani, janë radhët e sfidave të zhvillimit në liri. A i zgjidhim dhe a jemi në gjendje ti përballojmë në kohë? Kjo është çështja!

4 komente në “Nga radhët e qumështit, tek radhët e autostradave!”

  1. pa e lexuar.. says:

    Java shtate dhe ky … ishi tete..

  2. rradh rradh gjithmon rradh says:

    Jemi bo bosa , te ka lezet shpirti , na hik petlla nga nje her seç vjen i stres qe smeret vesh nga vjen po ka dhe me keq .por dhe sot per qumesht bio rradh ka ne ter boten , nga do qe shkojm rradhat pa mbarim jan , por ne , mashtrusit e rinj te demokracis na mashtronin me huqe perverse , na thoshin nuk ka mo rradha se vetem ne socializem gjen rradha , por realiteti esht ndryshe kapitalizmi ta qi nenen me keq me rradhat.

  3. drini says:

    E bukur kjo. Krahasim i gjetur, me beri te qesh. Po kesaj radhes se autostrades nuk i kane shpetuar as vendet e perendimit. Me shume kohe te kaloje me keq do te behet per radhet e makinave ne shqiperi.

  4. betixho says:

    Mj.afton titulli per një roman të tërë ose një histori e plotë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje