Në shikimin nga Moska “korrigjimi” i Hashim Thaçit mund të shihet me buzëqeshjen e madhe të një rasti të mirë gjeopolitik. Rusisë i hapen dy depërtime të mëdha strategjike: i pari si vazhdim i dëmtimit të demokracisë liberale dhe institucioneve të saj në hapësirën ish-komuniste dhe i dyti faktorizimi në politikën e sigurisë në Evropë, dhe kudo që Rusia konsideron se ka pika fërkimi me Perëndimin (si p.sh. në Siri). Në Kosovë këtë rast mund t’ia japë skenari që është në zhvillim e sipër për konferencë ndërkombëtare që do të “gjejë zgjidhje kompromisi për Kosovën”, e në të cilën Kosova do të insistonte të marrë pjesë SHBA-ja, e Serbia do të kërkonte praninë e Rusisë (me arsyetimin plotësues se çfarëdo marrëveshjeje për Kosovën duhet edhe ashtu të kalojë nëpër Këshill të Sigurimit të OKB-së, me bekimin e Rusisë).
Ky do të ishte depërtim natyral strategjik në faktorizim. Por, krahas tij, Rusia mund ta fitojë gratis testin e parë në vazhdën e politikës së vet të pengimit të konsolidimit perëndimor dhe atë, paradoksalisht, me ndihmë të drejtpërdrejtë të shqiptarëve. Ndonëse Rusia kishte bërë përpjekje për pengimin e një marrëveshjeje mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e kësaj të fundit, ajo u arrit dhe si fryt i saj Republika e Maqedonisë së Veriut mund të bëhet së shpejti vend anëtar i NATO-s. Por kusht për këtë është referendumi në këtë shtet që, duke pyetur për emrin e ri , tash shndërrohet në pyetje për anëtarësim në NATO apo jo.
Dhe, kusht që të fitojë referendumi është që të gjithë shqiptarët e Maqedonisë të votojnë për të- meqë elektorati maqedonas mund të jetë i ndarë. Dhe, meqë referendumi mbahet në shtator, nuk ka moment më të keq për mobilizim të shqiptarëve të Maqedonisë sesa t’u thuhet se ka filluar një proces i rivizatimit të kufijve (“korrigjimit”) në baza etnike mes shqiptarëve dhe serbëve.
Pyetja logjike që vijon është: nëse mund të bëhet mes shqiptarëve e serbëve, pse nuk mund të bëhet mes shqiptarëve e maqedonasve? Nëse mundet Presheva, pse nuk mundet Tetova? Shpjegimi për këto pyetje është i gjatë, dhe në fund del se nuk bën as Presheva e as Tetova- por koha kritike e parareferendumit nuk është e përshtatshme për shpjegime të gjata. Koha e parareferendumit do të ishte, në kushte normale, ajo kur të gjithë shqiptarët e regjionit të jepnin një mesazh unik, se duhet votuar referendumin, meqë ai shpie në NATO dhe e përcakton Maqedoninë në Perëndim, ndërsa nga Rusia dhe satelitët e saj të vinin porositë kundër referendumit, meqë ende nuk ka përfunduar procesi i ndarjeve etnike. Në kushte abnormale, porosinë e Rusisë e jep kryetari i Kosovës.
Testi i Maqedonisë është imediat, dhe nëse në javët në vijim vazhdon porosia nga Hashim Thaçi për tregtinë e “korrigjimit”, faktori shqiptar në Maqedoni, i cilësdo përkatësie partiake do të jetë në gjendje të vështirë mobilizimi. Në konditat ku Rusia ka një avantazh në politikën e vet dezinformuese mediatike, hamendësimet brenda trupit shqiptar mund të kenë një rezultat tejet diskutabil në referendumin e Maqedonisë. Dhe nëse nuk kalon referendumi, Rusia do ta shënojë fitoren e vet të parë në këtë cikël, të pengimit të konsolidimit të institucioneve perëndimore në Ballkanin Perëndimor. Atëherë i mbeten edhe dy që nuk janë të vështira për të shënuar.
E para është krijimi i simetrisë mes Republikës Serbe dhe Kosovës. Meqë tashmë po hyn në funksion “korrigjimi” i kufijve, ai bëhet parim dhe nuk mund të kufizohet vetëm në Kosovë. Rrjedhimisht, në skenarin për zgjidhjen e problemeve të mbetura të ish-Jugosllavisë, Rusia mund të kërkojë përfshirjen e Bosnjë-Hercegovinës si çështje për të zgjidhur, qoftë nëpërmjet “korrigjimit”, qoftë nëpërmjet parimit “pasqyrë”, pra që Republika Serbe të ketë status të njëjtë ndërkombëtar si dhe Kosova. E dyta është që Serbisë t’i ulen standardet e aderimit në BE. Serbia si shtet i cili po negocion anëtarësimin në BE ka obligim që të bashkërendisë politikën e vet të jashtme me atë të BE-së.
Prej se është bërë shtet kandidat, Serbia këtë nuk e ka bërë as edhe një herë kur ka qenë fjala për Rusinë; pra përmbushja e obligimeve që ka Serbia ndaj BE-së në politikë të jashtme mbetet diku nën pesëdhjetë për qind. Në rast se “korrigjimi” i kufijve shndërrohet në pikënisjen e zgjidhjes së problemeve mes Serbisë dhe Kosovës, dhe kjo pranohet nga Perëndimi, Serbia do të fitojë më shumë përkrahje në rrugën e vet integruese, pa marrë parasysh se çfarë bën në politikën e vet të jashtme karshi Rusisë. Dhe kështu do të fitohet një pikë shumë e madhe strategjike: relativizimi i politikave të sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë.
Ditën kur Hashim Thaçi lajmëroi se do ta zgjidhë problemin me Serbinë nëpërmjet “korrigjimit” mund ta ketë ftuar Rusinë të hyjë nga dera e vogël, por Rusia është tepër e madhe për t’u kënaqur me deriçka. Edhe nëse i fiton të tri betejat taktike- të dështojë referendumi në Maqedoni, të hapet çështja e Bosnjës krahas me Kosovën, dhe të relativizohet rusizmi i Serbisë- Rusia nuk do të mjaftohet me kaq. Do ta shohë këtë si një rast ideal për avantazhe më të mëdha . Dhe për të avantazhi më i madh strategjik është të paraqiturit si palë e cila kontrollon konflikte të papërfunduara në shtete të papërfunduara e në regjione të pakonsoliduara, duke filluar nga Gjeorgjia e Ukraina e duke përfunduar në Bosnje e Kosovë.
Në gjeopolitikën ruse, që të gjitha krizat duken njëjtë, sado të jenë të ndryshme gjeografitë, popujt, gjuhët e doket dhe zakonet: në të gjitha bëhet fjalë për pengimin e depërtimit të Perëndimit afër Rusisë. Dhe dikur Rusia e konsideronte veten në pozitë defanzive, duke konsideruar se mbrohej nga Perëndimi brenda kufijve të Gjeorgjisë. Tash e konsideron veten në ofensivë dhe e mbron veten duke sulmuar procesin zgjedhor presidencial amerikan, marrëveshjen për emrin e Maqedonisë apo mundësinë e zgjidhjes së marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës. Pjesë e kësaj ofensive është bërë koncepti i “korrigjimit të kufijve”.
Në gjeopolitikën ruse Kosova quhet edhe Krime, Transdnjestër, Oseti , Abkhazi dhe cilido emër i ndonjë konflikti të papërfunduar të zhbërjes së Bashkimit Sovjetik që do t’i ketë rënë në mend. Qartazi, Kosova nuk ka qenë pjesë e asaj të kaluare, nuk ka pse të jetë pjesë e së tashmes, e aq më pak zgjidhje e së ardhmes. Thjesht, nuk ka pse të jetë pjesë e gjeopolitikës ruse, dhe ka mënyrë se si të mos jetë.
Na jepni ju qe kundershtoni kete idene e Thacit alternative te zbatueshme per te ardhmen e Kosoves. Nqs nuk keni kot qe flusni. Nqs keni jeni te mirepritur sepse na ndriconi edhe ne te tjereve.
Komenti eshte i Sakte…
Hashim Thaci KA RENE NE GRACKEN E SERBEVE, Vertet mendon Thaci, se ka “Aftesite” per te Korigjuar Kufijet???
Dhe ne se “Fauqia Magjike” e Thacit eshte per tu Vleresuar..Pyetja eshte:Si e Vlersojne Hashim Thacin KUNDERSHTARET Respektive Serbet??Thaci duket se eshte “Joshur” si nje Femije nga Shkembimi i Territoreve, dhe u ka HAPUR OREKSIN SERBEVE,pa Marre “Premtimin” SERBE, se EKZISTOJNE VIJA TE KUQE..Pra NE BISEDIME KOSOVA SHIKOHET SI SHTET I BARABARTE…
1-Kush jane ata qe Garantojne MARREVESHJET SERBEO-KOSOVARE????Bashkimi Europjane eshte jo Kompakt,persa i Perket C´eshtjes se Kosoves..Dime se ka 5-Vende qe nuk e kane Njohur..dhe jo vetem Kaq..
2-Fuqite e Medhaja USA-Rusia,ne Kushtet Aktuale jane me shume PRO-SERBISE sesa pro “Kosovareve”…Russia e Putinit eshte e FUQISHME,dhe ka Thonjte e saj te FSB-se Pothuaj ne C´do Qeveri Europjane..Rasti me i Ri eshte Ministri i Brendshem Italjane e shikon Putinin si IDHUL..
3-Ri Definimi i Kufijeve i VE KRYQIN ENDRRES per ne Be…eshte Pikerisht ky Opsjon i Ri..qe Duket se Do te hape nje Faqe te re jo vetem ne Ballkane..
4-Nese Maqedonia..”Gjeti” Zgjidhjen e Emrit me Greqine….Nje ridefinim Kufijesh..me ose pa-dashjen e Maqedonise, do te ZBEHE Endrren Maqedonase per nje Shtet…do apo jo Maqedonia..AJO KERCENON TE COPTOHET…dhe Serbet e kane Planin e Miloshevicit qe me 1991-shi8n ne Tavoline..
5-Po Fqinjet tane Jugore Greqia si do te Reagojne???Nese Serbia do te kerkoj qe “SERPSKA REPUBLIKA” te Njihet ose Bashkohet me Serbine??Po sikure Greket ti Kthehen “Avazit te Vorio-Epirit” dhe Kerkoj qe ky i Fundit ti bashkohet Greqise??(Opsjoni i Miloshevicit then Micotaqit)::Ka shume te Ngjare dhe kjo te behet ne Menyre “Paqesore”..pse jo Greqia ka shume Shanse ta Fitoj kete te fundit, sepse ka INVESTUAR 28-te vitet e fundit Miljona Euro.
6-ESHTE SHUMNE E RENDESISHME TE DIME SE KU JANE SHQIPETARET NE PERGJHITHESI???Kur them Shqipetare nuk them “Kosovaret” MARRE PARASYSHE NJE AGENDE-MBAREKOMBETARE SHQIPETARE..Ku Kosova eshte Pjese e Shqiperise si dhe Trojet Shqipetare ne Maqedoni…
7-Po sikure Serbia ti beje nje “Favore” Shqipetareve,dhe te Kerkoje NJE SHQIPERI ETNIKE, akoma edhe Russia ta Mbeshtese kete PROJEKT, duke Shkaterruar edhe Malin e zi..por me Kushte qe Serbia te kete Dalje ne Veri te Adriatikut..pra duke Eliminuar Malin e zi Si Shtet…dhe pjesa Tjeter ti BASHKOHET SERBISE?????
NJE GJE ESHTE SHUME E QARTE:KOMBI SHQIPETARE NE PERGJITHESI Munde te Mbeshtetet pa frike te GJERMANIA,mbase edhe ANGLIA..por a munde te Ndalin keto te dyja:NJE RUSSI+USA+FRANCE+TURQI??Pra Mbase Shqipetaret Munde te Arrijne te marrin disa “Skerka” dhe Djerrina ne Afersi te Presheves..por Pyetja pa Pergjigje eshte se c´fare HUMBASIM??????????????
Nje Gje eshte e SIGURT:IMPLIKIMI I RUSISE MUNDE TE COJE NE NJE KONFLIKTE NDERETNIK NE BALLKANE..dhe Shqipetaret ne Pergjithesi duhet te Shtrengojne Bythen..dhe aty do te shikojne Miqete e vertet te tyre…Tani qe Turqia eshte “Bule e kulace” me Russine…VESHTIRE SE MUNDE TE LLOGARITET NE MBESHTETJEN E SAJ..
DUKET SE POLITIKANET SHQIPETARE QE LLAPIN DUKE THEN SE NA “MBRONE NATO”..jane te paret qe do te Zhgenjehen….Uroj qe te mos kem te Drejte..lol
Me te vertet sja vlen te lexoj artikullin. Vete titulli eshte pothuaj banal. Por do te shkuaj Ty personalish. Eshte e drejta jote te tregohesh arrogant apo i shkolluar per cfare shkruar. Por e verteta eshte se Ti po i kalon kufijte e titullit te artikullit. C’fare mendon ti kur e mbush postimin tend me shkronja te medha, me simbole te tilla si ???,”””, ……. nenekupton qe njohurit e tua jane te thella? A je ne gjendje te shpegosh te gjitha gjerat qe permend?. Personalisht mendoj se jo. psh shpehje si “Gracka e Sebeve” eshte e paspjegueshme. Ti e fut veten ne gracke. Ose e kthen ne banalitet se ministri i b i Italise ka idhul Putin. C’fare mund te spjegosh ketu? E paspjegueshme. Une mendoj se ti s’di cfare thua. E vetmja gje qe jam i sigurte eshte se stili yt eshte i njejti me stilin e te “famshmit” shtyp perendimo, ose me sakte kopje shkrimeve te ashtequajturve ” gjeoanaliste”, “profesore” “historiane” etj ku cdo gje e bejne corbe me qellim konfuzioni (ky duket se eshte problemi yt).Pergjigjia me e mire qe do me jepje, do ishte nse shkruaje nje postim kaqe te gjate, te mbushur me nenekuptime, zgjith nje ceshtje qe ndihesh me konfidet dhe sqaroje . A ke mundesi ta besh kete gje dhe te me verteosh qe une e kam gabim? Mendoj se jo.
Jepi mor nje ide ketij kokepalarit se nuk i mjafton gjithe ky artikull.
Analize perfekte.
Veton Surroi mund kete te drejte ne analizen e tij dhe duket realist ne trajtimin e ceshtjes nga kendveshtrimi i ekspansionit e agresivitetit rus, por bahke me keto duhet te shtroje edhe opsionet ne te mire te ceshtjes shqiptare, si njohes dhe me eksperience per vendin e vet.