Nga Spartak Ngjela
Politika serbe duket e trembur dhe ka ulur kokën për të përcaktuar kufijtë definitivë mes saj dhe Kosovës.
Domethënë ka pranuar më në fund njohjen e Kosovës.
Atëherë?
Pse është kaq e shqetësuar politika shqiptare për Serbinë?
Historia e Shqipërisë ka qenë njëherësh : hidhërim shoqëror, sakrificë e patriotëve dhe ligësi e maskarallëk i të shiturëve të saj.
Po kjo zhurmë ç’është?
Të gjithë janë të shqetësuar por të acaruar duken të shiturit. Janë të mërzitur antishqiptarët e korruptuar që flasin shqip, se kishin shpresë të ndalonin rindërtimin e shtetit real të të gjithë shqiptarëve. Është demokracia dhe vendosja e drejtësisë në Shqipëri që i tremb, por që edhe i ka bashkuar kundër interesit shqiptar.
Por, a flitet realisht për shkëmbim territoresh?
Jo, Kosova nuk ka territore serbe dhe është marrë me luftë si entitet kushtetues .
Por politika e lartë serbe, me vuajtje nga humbja, është më e aftë se politikanët tanë.në Tiranë, tani sundues të përkohshëm, që nuk kanë lidhje fare me Shqipërinë, me Kosovën dhe me shqiptarët.
Kurse Vuçiç dhe stafi i tij politik është shumë më i aftë. Dallimi midis tij dhe Saliut e Ramës qëndron te fakti që Vuçiç po mbron interesin e vendit të tij, duke sakrifikuar ose duke vënë në rrezik karierën e tij, kurse të dy birboret tanë shesin interesin kombëtar në Moskë dhe në Stamboll për të garantuar karrierën e tyre korruptive. Turp historik, sigurisht, por që do të jetë më e pakta për të dy.
Ka një një Kusht amerikan për pavarësinë e Kosovës; por edhe një kusht të Bashkimit Europian.
Më qartë: Vuçiç e ka politikën amerikane kundër, se ajo është me shqiptarët dhe vetë Vuçiçi është pasardhës i pushtuesve të territoreve shqiptare. Por Vuçiçi ka pranuar nënshtrimin. Kurse të dy sunduesit e përkohshëm të Shqipërisë, të bashkuar tani, Rama-Berisha, janë kundër politikës amerikane. Vuçiçi e bën pranimin e kushtit amerikan nga shqetësimi për të ardhmen e vendit dhe popullit të tij, kurse të dy të ikurit tanë e kanë antiamerikanizmin e tyre nevojën për të mbajtur më çdo kusht pushtetin e tyre korruptiv.
Duke e arsyetuar edhe një herë sot qëndrimin e vet rreth caktimit të kufijve me Kosovën, Vuçiçi ka theksuar se “Kosova është territori që nuk dihet kush dhe si e trajton, dhe si e tillë gjithmonë mbetet burim i konflikteve të mundshme”.
Domethënë Vuçiçi është i qartë, sepse e di historinë dhe, e di gjithashtu se, nëse nuk e pranon kushtin amerikan tani, politika amerikane mund fillojë të “gërmojë” realisht më tej në histori. Por nëse fillon ky proces me forcën amerikane, Serbia, e cila është ngritur si shtet krejt e krejt me territore të pushtuar, shkon drejt shpërbërjes.
Pikërisht këtu fillon preçizioni i faktit të territorit shqiptar të Kosovës. Domethënë këtu fillon çështja e territorit shqiptar të Preshevës, e të tjerave vende që banohen nga shqiptarët në Serbi.
Vuçiçi kuptohet se është i qartë për kushtin amerikan, sepse ai e thotë hapur që, “po nuk i lanë të gjitha territoret shqiptare, rrezikojmë Serbinë”. Dhe sigurisht që është kështu, se aty ka edhe Vojvodinë hungareze, edhe etni të tjera të pushtuara. Prandaj, ku flitet më këtu për mosdorëzimin e të gjitha territoreve shqiptare?
Kjo më në fund është arsyeja e nënshtrimit të politikës serbe, se ajo u gjend midis dy alternativash: ose shpërblejë, ose njohjeve Kosovës dhe dorëzim i të gjitha territoreve shqiptare.
lll.
Nuk e shihni që nga kushti amerikan për Shqipërinë territoriale në Ballkanin Perëndimor është shqetësuar deri në marrëzi dhe vetë Erdogani. Po ky çfarë ka që flet me Serbët kundër Shqipërisë territiruale?
Madje ky profan historik na përmend si një të keqë botërore dhe Shqipërinë e Madhe- dhe është gjithë frikë.
Po kush pyet për të! Kurse Rama me brekushe e ka mendjen te Erdogani për të mposhtur Amerikën në Ballkan. E kuptoni kush është kryeministri me brekushe i Shqipërisë? Një njeri trembur që mendon se mund të mundë Amerikën me Perandorinë Osmane të imagjinuar në jerm nga Erdogani. (!)
Gjithsesi, gjithçka sigurisht që po ecën me revan drejt identitetit gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor. Të paktën Vuçiçi e ka kuptuar dhe kërkon të shpëtojë nga një rrezik i madh për vendin e tij. Kurse këta shqiptarë të korruptuar nuk po lënë gur pa luajtur kundër politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor dhe kundër interesit shqiptar.
Por janë duke punuar në vakum, dhe në një të ardhme të afërt do ta kenë shumë keq. Kushti amerikan për Kosovën nuk ndërron, përkundrazi mund edhe të thellohet nëse Presidenti serb nuk do ta ketë aftësinë bindëse ndaj hordhive të politikës pushtuese serbe.
Gjithsesi bashkimi i të gjithë shqiptarëve të Ballkanit Perëndimor në një entitet federarativ, tani po kuptohet se është në rrugën e vet të historisë.
Ti shoku Avukat per dijeni, e ke fjalen per Serbine , qe vertet me probleme, halle dhe korrupsion,por qe ka shtet dhe nuk ngeli ne doren e nje Avukati Deshtak ti japi mend apo te na tregoje si ka deshtuar politika Serbe.
Ky nuk eshte avokat,por sharlatan!
Ia kalon edhe Rames per delirant dhe ne vend qe te merret me drejtesine qe e ka zanat,merret me politiken boterore ku eshte trap zalli!
Eshte sofist i mbaruar dhe vetem tjerr lojra fjalesh qe nuk kane lidhje me njera tjetren!~
Avukat malukati!
Futu ne strofkullen tende dhe aty jep kontribut,se per politike je provuar dhe ke dale krric!
O ,Shvejku’ ..mire rames ja kalon…avokati per’delirant’… po krasoje me krimet shteterore te salihit,mor i shkurter ne arsyetim ! Po pate gje per ‘kufijte’ jep ndonje ‘mendim nga arsya jote! jam kurioz nese ke kuptuar gje
Hashim Thaci ben lojen e serbise.Dhe Rama nuk eshte i qarte ne qendrimin e tij.Kosova nuk ka territore per te falur serbise edhe tani qe eshte e mundur dhe diskretituarne krejt ballkanin.Serbet duhet te kthehen ne stepat e rusise.Rusia ka boll territore te pabanuara te lira per te pritur kolonet e larguar ne shekuj.
Nese guxon dhe thua se “Thaci ben lojen e Serbise” ose je krejt IDIOT, ose ben punen e ndokujt!
Punen e kujt po ben ketu o Fadil torrollaku!?
AVOKATI KA SHUME TE DREJTE
KJO ESHTE LLOGJIKA E LOJES
EDHE PSE KA PASTAJ DISA NUANCA JOREALISTE NE LIDHJE ME
ATE SE NE GJASME POLITIKA SHQIPTARE QENKA MBI ATE SERBE
UN E KUPTOJ AVOKATIN NE KTO SHPREHJE QE GJITHMON E BEN QELLIMISHTE
PER TE MOTIVUAR SHQIPTARET PER TI DHENE ZEMER
POR REALITETI I NDERUAR AVOKAT – FLET NDRYSHE
ke pjerdh fare avuukat
Pa koke pa krye, si gjithmone brockulla me sheqer Ngjela.
Taku i ben petullat si ato te Reformes. Reforma, Reforma, bertiste Taku cdo mengjes.
Pastaj u cfry si tollombace.
Dhe tani na qenkan tulatur ata ne Beograd.
Me gjithe mend o Taku?
Avukat, fjala jote ne vesh te Perendise. Shpresojme.
O Avokat, mire keta politikanet tane qe bejne – nga halli a nga qejfi – davane e Serbit e te Grekut se keshtu mendojne qe mund te na mbajne me mire nen thunder ne “bagetine” shqiptare, po keta komentuesat ketu i dashurojne Serbet e Greket per hobi, si i thone: “per inat te s’ime vjerre vete fle me millonane”. Por, siç ka thene Faik Konica: “Shqiperia do te behet per inatin e …. SHQIPTAREVE”.
I ke pi ilacet ti derdimen!?
Ky Taku i shkrete ka ikur per lesh. Nuk ka faj. Gjithe ato vite burgu! Sheh endrra me sy hapur. Sikur jeton ne ndonje realitet virtual. Ka nevoje me domosdo per ndonje pushim te gjate ne ndonje spital psikiatrik.
Ngjela eshte shume i sakte ne analizat e tij rreth mpenjimit qe Amerika ka tashme per ndertimin e nje shteti gjithshqiptar ne Ballkan. Vet fakti qe Pentagoni ka ndertuar ne Kosove bazen me te madhe dhe me te shtrenjte ne Europe qe pas luftes me Vietnamin, dhe se shpejti do nje Ambasade Amerikane qe per nga madhesia eshte e projektuar qe te jete me e madhja ne Europe, flet fuqishem ne favor te argumentit qe avokati si asnje nga plehrat aktuale politke shqiptare here pas here prek. Pyetja vjen, pse gjithe kjo vemendje nje vendi shqipfoles si Kosova nga superfuqia boterore? Pergjgja gjehet lehtasi ne analziat e Ngjelse qe ndryshe nga shume komentues ketu nuk flet bazuar ne hamendsime por fakte.
Usa po na e fut që ti bej qefin rusit!
Take, edhe pak të ,duhet dhe bëhesh kryeministër.
ky rrjedh fare …long bohet fare kur barazon Edi Ramen me kriminelin monster Sali Berisha… Edi Rama i shkundi nga themelet berishistet, grabitqaret dhe lloj llooj alabakesh ne pushtet dhe po ben shtetin shqiptar nge themelet ky avokat palla rreh uje ne havan dhe e fut Edin ne nje nivel me kriminelin Berisha…cfare tilexosh te tjerat nga ky inatci qe meqe nuk u be minister vjedh diarre nga goja e nxin Edi Ramen..ptu…avokat batakci.
Ata serbet jane shume te pergatitur dhe te zgjuar ne kete situate kritike ,por edhe ne, kemi fatin e madh qe kemi Takun,i cili jo vetem i kupton e i zhbiron gjere e gjate ata dhe gjithe dynjane, deri ne detaje per sot e njeqind vjet ,por ju jep edhe mend se cfare duhet te bejne, qe dhe Taku yne me ne fund te flere i qete e te shpetoje nga zavalli qe i shkaton Edi Rama kryeminister.I shkreti Taku ,si shume “i zgjuar dhe rafinuar” paska gjetur nje tjeter menyre “te sofistikuar”per te sulmuar Ramen.Ate “te te kundervenit” me politiken perendimore me zor te tij ,kur e verteta eshte se Edi Rama eshte jo vetem pika e vetme ku perendimoret mbeshteten per objektivat e tyre brendaperbrenda Shqiperise ,por edhe nje nga projektuesit e zbatuesit,bashke me ta,per te gjitha pozitivitet per Shqiperine e shqiptaret ne pergjithesi ne keto vitet e fundit.Si nuk e kupton mor Taku i gjitheditur se pa nje marredhenie te ngushte me Erdoganin dhe Turqine ,Shqiperia nuk i ben dot zap forcat me antishqiptare , me te rrezikshme e gjithnje aktive e agresive te ekstremisteve greke?
Tramploqja i amerikes do qe ta kete mire me rusine e putinit pa per kosoven e shqiptaret as i behet vone.Kjo sa me shpejt ta kuptojme ne si shqiptare me mire eshte ne te kundert po ti besosh qorrazi amerikes te shet te rusi per interesa te saja n.q.s. rusi i ben leshime ne fronte te tjera ku amerika po ha karet me dhembe.Dhe Enveri i madh thoshte qe fuqite e medha bejne pazare ne kurrizin e popujve te vegjel.Prandaj syte hapur e vigjilent.
VETEM PER NJE GJE CUDITEM ;
SI KA MUNDESI QE POTHUAJSE TE GJITHE KOMENTUESIT ; SIGURISHT PA ARGUMENTE ; PERQESHIN , INJOROJNE , ose edhe me keq ofendojne SPARTAKUN……Nuk do cuditesha sikur ky shkrim te ishte shkruar ne Gazetat e Serbise e mbas saj komentuesit serb te ofendonin Z.Spartak Ngjela……por ne Shqiperi kjo rrezonanc ???? Nuk i dihet , mund te jene komentues vetem me Stilolaps te tyrin por Regjine (Mendjen ) e ka tjeterkush ?? Nuk i dihet , mund te jene edhe te lodhur me kaq shume Fakte , qe sigurisht kerkojne pak me shume kohe per ti perceptuar ???
Megjithate une personalisht mendoj se Analizat e S.Ngjeles jane Njohuri dhe Edukate intelektuale e Fakteve te njohura Historike sidhe zhdervjellesi por edhe nuhatje gjeopolitike te cilen ai e bazon tek levizjet e dukshme dhe te padukshme te amerikaneve kundrejt kahut tjeter , ruseve………une do te jem gjithmone , edhe sikur Spartaku te thote dy apo tre fjali qe llogjikisht nuk me duken te sakta , ne krahun e tij……Perse ?? Sepse se pari mendoj qe ai eshte 24 Karat Intelektual shqipetar dhe se dyti m.gj,se Europen e ka perjetuar me sekuenca te shkurtera nga jeta e tij eshte nje pro Perendimor “Ballkazani” (me falni per termin jo shqip) .
Kaq , se paku mua , do te me mjaftonte qe Analizat e Takut kudo e kurdo ti mbeshtesja pa asnje Kompromis.
TUNG