Nga Enkel Demi
Është e tmerrshme ajo që ndodhi në Selenicë. Është e papërshkrueshme kjo ngjarje, e cila na rrëfen sa të lirë e ka çmimin e jetës shqiptari. Ne jetojmë ende në një shoqëri primitive, ku për ca pula kryhet një masakër. Primitivizmi i shoqërisë sonë vazhdon me qeverinë që nuk e vë ujin në zjarr, përkundrazi vazhdon të theket në diell, madje ka paturpsinë të flasë për rritje ekonomike. Nuk ka një mbledhje urgjente të kabinetit, dorëheqje apo shkarkime në polici, një qëndrim të ministrit të brendshëm, lëre pastaj një reagim të shëndetshëm si klasë politike që kërkohej nga Namik Dokle.
Nuk ka asgjë; janë vrarë tetë frymorë në një humbëtirë dhe kaq.
Por, shoqëria shqiptare nuk heq dorë nga primitivizmi i saj; zbraz urrejtjen, atje ku mundet të shprehet në liri, në rrjetet sociale. Për paradoks, në të njëjtat rrjete vrasësi kryen sfidën e tij maroke.
Shqiptarët kërkojnë për vrasësin dënime të shumëllojshme, të cilat janë nga varje në litar, plumb ballit, rrjepje lëkure, për të shkuar tek një koleksion të tërë torturash mesjetare para se t’ia ndajnë jetën. Ky farë “referendumi” popullor rrëfen më së miri që në thelb një njeri që tërbohet, meqë e akuzuan se vodhi pulat dhe ca të tjerë që evokojnë rrjepjen e tij të gjallë, janë prodhim i të njëjtës shoqëri primitive, e cila i ka veç për propagandë standartet e demokracisë, zgjedhjet e lira, të drejtën e jetës, pronës e kështu me radhë.
Kjo shpjegon për bukuri, përse shqiptarët udhëhiqen nga dallkaukë që i vjedhin, i grabisin, u marrin plaçkën dhe shpirtin. Kjo shpjegon qartazi, përse qeveria mendon se vetëm me hu udhëhiqet ky milet, prandaj e plasin në burg për një faturë energjie, e lënë të vdesë majë shtyllës për të lidhur korrentin, e lënë pa bukë, i grabisin pronën në mes të Tiranës, policinë ia besojnë narkotrafikantëve, reformën në drejtësi pinjollëve të ish-Bllokut.
Dënimi me vdekje apo çdo alternativë e tij mesjetare, nuk ka për ta zgjidhur kurrë masakrën e radhës që do të vijë mos nesër, në ditët, javët a muajt e ardhshëm. Ideja se frika ruan vreshtin është bërë bozë, nëse nuk gjejmë forcë të dalim nga qerthulli i shoqërisë primitive, ku krimi më popullor ka motivin “pse m’shef?”. Përderisa në shtëpitë e shqiptarëve kërcet druri si “gamori n’duhon”, gruaja, motra, nëna shembet në dru, polici të dhunon në rrugë, prokurori në gjyq, gjykatësi, kur jep vendimin, qeveria, kur të grabit dhe të gjobit ty për hajninë e saj, atëherë përse duhet të çuditemi që njëri vrau tetë njerëz për pulat? Ai është qytetari më i denjë i kësaj shoqërie dhe këtij sistemi, ku mbizotëron kudo vetëm një ligj; ligji i xhunglës ose më mirë: “peshku i madh e ha të voglin”.
Nuk ndodh në politikë e njëjta gjë?
Nuk ndodh në media e njëjta gjë?
Nuk ndodh në rrjetet sociale?
Nuk ndodh në katund dhe qytet?
Nuk ndodh në shtëpi?
Prandaj, sikur ta rrjepin dhe më pas ta shkojnë në hell atë gjytyrymin e Selenicës, asgjë nuk ka për t’u zgjidhur, pasi e keqja nuk është heqja e dënimit me vdekje, por shoqëria primitive, ku kemi lëshuar rrënjë.
Ky problem mund të përmblidhet se kur është një i sëmurë., të gjithë janë të sëmurë.
Po dënimi me vdekje sigurisht që ndikon pozitivisht por mendoj që nuk na e ka fajin shoqëria jonë primitive…të tilla masakra kanë ndodhur dhe do të vazhdojnë të ndodhin si tek ne po ashtu edhe në demokracitë perfekte perëndimore pasi është normale që çdokush fsheh në thellësi të shpirtit një përbindësh të vogël i cili në një moment të caktuar në një orë të keqe siç i themi del në sipërfaqe dhe bën ato që bën… (fatkeqësisht)
unë mendoj që këto janë pjesë e jetës. ..nuk duhet të ndodhin ose duhen reduktuar në maksimum këto ngjarje ok. ..mendoj që njeriu duhet të jetë i angazhuar me diçka me punë me familjen pra i integruar në shoqëri dhe kjo ëshë metoda më e mirë që izolon këtë fenomen. ..fatkeqësisht për ne nuk kemi një qeverri sociale që të punojë për mirëqenien dhe integrimin e shoqërisë në standarde perëndimore. ..qeveria jonë po thyen rekorde në zbrazjen e Shqipërisë. ..shqiptarët nuk kanë asnjë alternativë në shqipëri vetëm mizerje stres ankth dhe asgjë tjetër. ..mall edhe kaq …shqiptarët duhet të zgjohen nga gjumi letargjik sepse nuk na vjen e keqja nga këto ngjarjet sporadike por nga kjo qeverri që na vret tinëzarisht e brutalisht pa zhurmë dhe çdo ditë sistematikisht. ..aty do ta gjeni edhe “përbindëshin e vogël “që u bë protagonist në këtë ngjarjen e dhimbshme dhe tragjike
Zhaku .gabohesh.ne jemi andertaler.duhet te kete polic ne cdo 200 banore per 1000 vjet me rradhe.parate qe sjellin rrefugjatet dalin per te paguar nje milione police ne shqiperi edhe te paguar mire.
Te dhjefsha mu ne artikull o Dem muti.
Kete shoqeri ti, DEM, nuk mund ta quash primitive,
sepse brenda saj jetojne dhe do te jetojne gjithmone njerez me dinjitet dhe personalitet
te tille qe ti leshko, po i ofendon……
Nuk mund te personifikoje nje shoqeri, nje BARBAR, nej KRIMINEL!!!
Pranda, gjyshja e mire e fshatit, per te tille personalitete te larta si ti thoshte:
LESHI I PAJDHIT TE PALARE 5 VJET!!!!!
Tung or dem……
Here tjeter fol mire per ….SHOQERINE,,,,,,
Po ik o pirdhu, lesh me tresh, intelektuale leshi kane ngelur ne shqiperi, ketu po qe se nuk je hajdut dhe maskara vdes. Edhe per pak do behemi si sicilia
Me primitivi je ti vete, madje edhe me primitiv nga ata qe kritikon.
Nuk shahet populli yt keshtu, pa u menduar. Po ata vrases masiv qe dalin ne perendim dhe qe u marrin jeten te panjohurve ne shkolla, ne supermarkete, madje edhe ne mes te rruges, cileve popuj “primitiv” u takojne? Mese 1 here ne vit degjojme lajme te tilla. 2 ndodhen brenda 2 muajve ne Kanada.
Lexo dhe mrendo. Edukohu te dashurosh popullin tend, se vetem keshtu mund te jeshe i dobishem.
Po sepse eshte shoqeria primitive duhet denimi me vdekje o idjot qe ben te zgjuarin.
Po ti alban ku shoqeri been pjese.Kot per kuriozitet.
Lola e gjithe shoqeria njerezore eshte primitivitet ne qofte se lihet ne zhvillim (evolucion) te lire,kudo,ne cdo shtet,dhe me keq se ne Shqiperi.
Frika ndaj rregullave e ligjit e mban individin anembane planetit te mos beje krime,frika e ndeshkimit.
Per fat te keq shteti yne eshte rrumpalle.
Sa u denua djalivi L xhuvanit qe vrau tre,?
18 vjet heqje lirie.
A e di me sa do te dale?
Me 6 vjet,2 vjet per egzekutim.
NE KEMI SHTETIN PRIMITIV
THONE QE CDO SHOQERI I MERITON ATA QE ZGJEDH.
Ti qe qenke kaq i ditur,kulturuar dhe liberal
çfarë propozimi ke për zgjidhjen e problemit ?
Dënimi me vlekje është zgjidhje mesjetare,
por eshte një zgjidhje.
Pse shqiperia ,nuk eshte shoqeri mesjetare ?
Primitiv, injorat, i ceket ne mendime dhe pa llogjike fare….KUSH JA DHA PENEN KETIJ?
ai vrau 8 shqiptare dhe ky trapi vret me pen 8 milion te jere…..
Ky ka rrjedhur dhe për më tepër punon rrogëtar shteti në RTSH. Gjynah se është tepër i ri dhe shkruan si i thonë roma për toma.
Po te vihet denimi me vdekje do ta hane te varferit.Se te pasurit do paguajne dhe nuk do pesojne gje.
Dmth ti Dem thua lere keshtu dhe nja 25 vjet sa te cprimitivizohet shoqeria.. ik o trap!
Shqiptarin vetem diktatura e ben fre! Vari nja 2 kriminela ne mes te Tiranes e ta shikosh..!
Ashtu eshte or Demi pa brire. Halli qe nuk jemi te gjithe aq te perparuar sa ti qe gruaja te pallohet dhe kur ndodhe qe te kthehet ne shtepi te fut nje dru edhe ty.
Si ka mundesi qe vetem idiotet dalin te shajne popullin? Me plehrat me idiotet e atij vendi kan akses ne media? Keto media patjeter kontrollohen nga nje dreq e di se kush.
DENIMI ME VDEKJE ESHTE ILACI QE E SHERON KETE VEND SEPSE KA SHUM LLUM QE DUHET HEQUR. PERSE NE KOHEN E ATIJ NUK NDODHNIN KETO KRIME KAQ TE RENDA.
O Kel une e dija qe kishe Cam Orthodokse, po’ Cam Katolike skisha pare dhe Degjuar vetem ty o Kel Bolja.
O zoti Mero, te lutemi shume mos botoni asnje shkrim te ketij butri te kurves. Ne lagje ketu ne Tirane qe ne femijeri kete legen e kemi thirrir:”Cami i pabese me thike ne brez”.
Del DEMI dhe HIENAT I versulen per ta shqyer, hajde hajde cbehet. Ja qe ketu duket shoqeria primitive. Nese do ishim njerez me te mire me shume miresi do te kishte, por pikerisht se jemi mesjetare vriten njerez per asgje. NDRYSHE DO ISHIM ZVICER, GJERMANI NORVEGJI ETJ.
DIKUSH DO THOTE QE EDHE ATJE VRITEN, PATJETER QE PO POR JO PER NJE GARDH A PSE ME SHEF. POPULL IDIOT
Jane Hienat primitive te Anastasit qe pervec urretjes nuk njohin gje tjeter e shajn se eshte Cam sepse ne vetvete e dine qe me shkrimin ka drejte por cfare mund te presesh nga fetaro-primitivet e Anastas matufit pervec ketij primitiviteti
Po ti mor zotni nuk je pjese e kesaj shoqerie “primitive”?? Ne cilen shoqeri ben pjese ti dhe Mesila e palmave?? Po pse gjykimi dhe analiza jote nuk jane po aq primitive??
Demi eshte frymezuar nga Mesila, demek nga “opozita”. Po ç’ke me popullin o i varfer, kjo vertet eshte nje ngjarje makaber, por ja qe ndodhi dhe nuk ndodh vetem ne Shqiperi. Nje njeri i çmendur mund te beje gjema te tilla.
Nik
Enkel e vertete kjo qe thua, ky eshte privitimizmi i shoqerise shqiptare kur kjo mendesi primitive shkon deri ne nivelin e nje deputetje e cila deklaron ne studio qe ish kryeministi(Sali Berisha ) duhet ti varte ne palmen para kryeministrise. E paske kuptuar drejt e te pershendesim per sinqeritetin.
Po ne Amerike,o Mikele , shoqeri primitive eshte ?
Po Shoku Ne Amerike nje pjese e shoqerise eshte me primitive se ne Shqiperi
Enkel e vertete kjo qe thua, ky eshte privitimizmi i shoqerise shqiptare kur kjo mendesi primitive shkon deri ne nivelin e nje deputetje e cila deklaron ne studio qe ish kryeministi(Sali Berisha ) duhet ti varte ne palmen para kryeministrise protestuesit. E paske kuptuar drejt e te pershendesim per sinqeritetin.
O trimi po pse ekeni thirr me ate epitet?Se keshtu duken si parrulla grekesh.Mos keni rene ne gracken e grekut si lagje??
Ne socializem kjo shoqeri ishte,pse as qe mund te imagjinoheshin gjema te tilla?
Po t’a mbajti bytha jep pergjigje,,,,,o burri i asaj grus qe do varte njerzit ne palma.
Sipas teje shoqeria vjen e behet me primitive !?!?
Heqja e denimit me vdekje ishte gjem-sjellese per shqiptaret,,,,,,dhe fitimprurese per krimin dhe antikombetarizmin e integruar politik;shto ketu edhe gropen septike mediatike,ku ben pjese edhe keli i mesila-palmes.
Lora buçja, primitivizmi i shoqerise shqiptare e ka origjinen pikerisht ne kohen qe lavderon ti. Sic e thua edhe vete, per kë ishte denimi me vdekje ne fuqi ne ate kohe? A nuk ishte qe t’i vinte fre primitivizmit qe egzistonte dhe po e zhvillonte me çdo mjet Enver Bytho Legjenda?
Foli dhe Keli…
Tani po kthehem nga ana tjeter
ndodh edhe ne ameriken e zhvilluar *demokratike* o ekspert i gjizes.ti ne radio,ti ne televizor,ti shkruan e analizon primivitetin e shoqerise shqi-ptare,koso-vare e camerare.kemi nevoje per ti .
Mund ta shani Enkelin sa te doni, mund te kerkoni denim me varje apo te mburrni vitet e para 1990 , por nuk vertetoni dot qe vrasja e tete njerezve te families nuk eshte primitivizem. Ai njeri eshte primitiv dhe te tille krime shoqeria jone ka pasur shume, ka vrare prindi femijen apo e kunderta. Jane krime qe vine nga mendje primitive, qe s’kane lidhje me kohen, Jane krime qe nuk llogarisin jeten e tjetrit, krime te njerezve te paperpunuar the pa asnje lloj edukimi, qe u erren syte e s’dine cfare bejne, krime te njerezve te rritur me dru e mllef. Ju qe nuk pranoni se ato vrasje tregojne primitivizem e beni nga krenaria e semure ose nga primitivizmi qe keni brenda vetes. Shoqeria jone duhet ta pranoje prapambetjen apo primitivizmin e saj dhe jo vetem per kete rast, se vetem atehere do reagojme e do behemi me te mire, perndyshe keshtu do mbetemi.
O Kel, nuk e dime si e mendon kte ceshtje ajo primitivja qe te mban ne krevat?
Te varet tek palmat e Kryeministrise
Lola e gjithe shoqeria njerezore eshte primitivitet ne qofte se lihet ne zhvillim (evolucion) te lire,kudo,ne cdo shtet,dhe me keq se ne Shqiperi.
Frika ndaj rregullave e ligjit e mban individin anembane planetit te mos beje krime,frika e ndeshkimit.
Per fat te keq shteti yne eshte rrumpalle.
Sa u denua djalivi L xhuvanit qe vrau tre,?
18 vjet heqje lirie.
A e di me sa do te dale?
Me 6 vjet,2 vjet per egzekutim.
NE KEMI SHTETIN PRIMITIV
THONE QE CDO SHOQERI I MERITON ATA QE ZGJEDH.
Denimi me vdekje ul numrin e vrasjeve.
Ai që vret me paramendim nuk është më njeri, nuk ka më ndjenja dhe kthehet ne cënim për shoqërinë… duhet të vritet.
Po mire o Enkel Demi, shoqeria eshte primitive, po kush eshte i civilizuar ti dhe ata si ti?! Po ju jeni ne mesin e kesaj shoqerie? Ligji me vdekje eshte ilaçi qe sheron kete semundje. E di qe te gjithe te “mençurit” thone ne asnje menyre te kthehet ligji me vdekje, ashti si te mos ndryshohen kufijte, apo ashtu si liria pa kufi per debile e kriminele!
Po ti more koqe,ciles shoqerie I perket?
Duhet te jesh ndonje alien,qe shkruan te tille artikuj.
Ne se ke deshire,them se kjo te mungon,sepse nuk e shpjegon dot me teorine tende te shoqerise primitive,pyetjen qe po te drejtoj:
Cfare shoqerie eshte populli I Norvegjise,kur nje psikopat vrau jo 8-te,por 71te rinj dhe gjykata e klasifikoj te papergjegjshem?
Ja o kungull,fenomene te tilla,ka dhe ne shoqerite shume te civilizuara dhe demoktratike,me nivel te larte kulturor dhe ekonomik…por askush nuk I cileson shoqeri primitive si ti dhe ca paloanaliste te tjere si ti…
Per mendimin tim denimi me vdekje ne vendin tone duhet ! vrave te vrasin keshtu seleksionohet dhe fara e keqe qe eshte kultivuar ne mase tek ne Frika ruan dhe vreshtat ….qe keshtu duhet te zbatohet ekzekutimi
KOHA E ENVER HOXHES KISH NJEMIJ TE ZEZA POR KISHTE EDHE DISA TE BARDHA. NJE NE KETO ISH DENIMI PA MESHIR I KRIMINELAVE ALABAK KUSH VRISTE DO VRITEJ. POPULLI JETEN E KISH TE SIGURT KURSE SOT JETA E POPULLIT ESHT NE MESHIR TE ALABAKEVE.
Patjeter qe duhet denimi me vdekje dhe menyra e ekzekutimit te jete me varje ne litar dhe ta lesh aty var nje jave rresht qe te ndikoje edhe tek te tjeret. Gabimi me i madh eshte ta mendojme se ai eshte budalla nuk eshte budalla jo, po ai e di shume mire qe nuk do te vritet dhe tallte bythen. Ky eshte tregues edhe per ato kriminele te rangjeve me te larta qe ndoshta nuk kryejne vrasje per pula dhe gjela fushe por ca gjela te tjere te verdhe.
Jam pro denimit me vdekje sa me shpejt a ka mundesi te mblidhet urgjent parlamenti dhe te vendosi …!?