Përveç pushimeve, dasmave në vendlindje, emigrantët kthehen në Shqipëri edhe për të rregulluar dhëmbët. Argenta është një prej tyre.
Së bashku me familjen, prej më shumë se 5 vitesh, kontrollin dentar e kryejnë në vendin e tyre.
“Shërbimi ndryshon shumë krahasuar me Italinë. Në radhë të parë, edhe te mënyra e trajtimit, por edhe te pagesa. Këtu ne paguajmë shumë më pak, në krahasim me atë që paguajmë atje. Shumë mikë të mia italiane, kanë preferuar që t’i bëjnë këtu punimet për dhëmbët”, thotë Argenta.
Italiani Antonio Demaio tregon se, çmimet i shtyjnë të kontrollojnë dhëmbët në vendin e tyre fqinj.
“Një nga arsyet është se kam filluar të punoj në Shqipëri, por edhe çështja ekonomike sigurisht, sepse kursen mjaftueshëm dhe është më lirë se në Itali, rreth 30% më pak”, thotë Antonio Demaio, shtetas italian.
Stomatologia Vera Gjata shprehet se veç emigrantëve dhe italianëve këtë vit bie në sy fluksi i nordikëve. Kjell është pacienti i ri i saj, i cili ka vënë dhëmbët në klinikën e saj dentare. Duke qenë se ai jeton në Oslo, e ruajnë komunikimin me rrjetet sociale.
“Kryesorja çmimi, kur vijnë të huajt për çmimin imagjino shqiptaret që janë në vendin e tyre. Nordikët janë shumë mëndjehapur,të kuptojnë shumë mirë. Kur ulen në poltron çfarë ju thotë mjeku, ok thonë nuk e diskutojnë. Shqiptarët ndoshta dhe nga sistemi, dyshues skeptikë, duhet ti sqarosh menjëherë. Dhe italianët e di që ndonjëherë janë më ashtu se shqiptarët, për të kërkuar detaje…i sqaron lodhesh”, shprehet Vera Gjata.(TCH)
O doktoresh Vera, ta pret mendja qe norvegjezi do te thote okej, ndersa ne Shqiptaret duam sqarime se na bie bretku duke punuar, me orar e pa orar e mos kujto se i korrim leket rrugeve, ndersa keta MUTER norvegjez e suedez as u pjerdh meraku per ty e per ne, mos te duken se coc jane.
Vetem çmimi i detyron se per sa i perket cilesise jane larg si nata me diten.Nje pjese e kuptojne kete ndryshim pas disa vitesh qe duhet ti ribejne dhembet.Prandaj dentistet mos te abuzojne me çmimet per ti rritur here pas here,se dhe ata kliente do te largohen gradualisht.Dhe Kroacia eshte vend terheqes per Italianet per te rregulluar gojen,por cilesia eshte me e larte se ne Shqiperi.Prandaj mbani kete raport cilesi-çmim se fqinjet jane pas dere.Se shkon si pushimet qe vet Shqiptaret e kuptuan qe ne sherbime shume me te mira ne Turqi shpenzon me pak.