Dajti si atraksion turistik, vendoset sistemi i ndriçimit në zonën e Linzës

13 Gusht 2018, 10:10Sociale TEMA
Dajti si atraksion turistik, vendoset sistemi i ndriçimit në

Krahas rregullimit të qendrave urbane, Bashkia e Tiranës po punon edhe për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale. Urbanizimi po prek çdo zonë të kryeqytetit e cila me ndarjen e re administrative-territoriale është bërë pjesë tashmë e Bashkisë së madhe.

Ndërmarrja e Punëtorëve Nr. 2 e kryeqytetit ka filluar këtë javë me vendosjen e shtyllave në zonën e Linzës, një aks rrugor tepër i rëndësishëm jo vetëm për rritjen e turizmit në zonën e Dajtit, por njëkohësisht edhe për mijërave familje që jetojnë në këtë zonë.

Dikur të harruara, tashmë këto zona po pajisen me të gjithë infrastrukturën e nevojshme të ngjashme me ato në qytet, duke sjellë një transformim dhe një impakt pozitiv edhe në përmirësimin e ekonomisë lokale për shitjen e produkteve bujqësore e blegtorale të zonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje