Vajza e Dritan Priftit poston videon kur ishin ende bashkë: Sa shumë më mungon ba…

13 Gusht 2018, 08:58Sociale TEMA

Fëmijët, akoma të vegjël, duke kënduar me babain në makinë dhe duke gëzuar jetën bashkë me ëndrrat fëminore.

Ndoshta në atë moment Dritan Prifti as që e ka ditur se momente si këto që duket sikur do t’i përsëritësh sa herë të të dojë qejfi, do mbeteshin vetëm kujtime dhe se ai nuk do t’i shihte fëmijët të rriteshin.

E bija, më e vogla e katër fëmijëve ka postuar videon, bashkë me fjalët prekëse “Sa shumë më mungon ba”.

Ndoshta ngaqë mund të ketë qenë e përkëdhelura e tij, Livia e kujton përherë të atin me fjalë përmallimi e foto të dikurshme, që të paktën ka fatin t’i ketë si kujtim.

Once upon a time with my father, David and Ted. Sa shume me mungon ba ????

A post shared by Livia Elia Marié Prifti ? (@liv_elia) on

6 komente në “Vajza e Dritan Priftit poston videon kur ishin ende bashkë: Sa shumë më mungon ba…”

  1. Skanderbeg says:

    Keq me vjen per Dritanin,sikur kjo Shqiperi te kishte me shume Dritane qe ti nxirrnin te palarat ketyre politikaneve.

  2. Her says:

    Po po dritani sa ishte minister ni hajdut i pa shpirt ishte tani po na pikellojn me kto postime pffffff

    1. LORA says:

      ,,,jo vetem kusar I pashpirt por edhe pretendent I lojrave me te pashpirta dhe makiavelike me fatet e nje populli te tere.
      Ne rastin e tij mund te them qe pagoi per cfare meritonte.Pas I vafshin edhe te tjeret , e te njejtit kallep.

  3. DINGO says:

    Dritani ishte Trim dhe ja u nxorri te palarat,po e mbyten te shkretin .Hajdutet jane me shume se te ndershmit,kjo eshte Fatale per ne si komb.

  4. Besi says:

    Nese e ndjek profilin e vajzes ne Instagram (adresa eshte e hapur per publikun) do te shohesh shpalosjen e nje pasurie perrallore, pushime idilike, veshje prej mijera eurosh te ekspozuara nga nje femije qe nuk di ne i ka mbushur 10 vjec. Dhe kjo vlen edhe per vellezerit dhe mamane e saj. Me cfare eshte vene e gjithe kjo pasuri? Me cfare vaniteti dhe pandjeshmerie flakerohet ky lluks perpara pjeses tjeter te popullit? E kam hasur rastesisht nje here faqen e saj dhe me eshte shpifur nga fallciteti i komentuesve kur burimi i parave dihet, korrupsion dhe allishverishe me pozicionet qe ka pasur i ati, se edhe ai pjese e ‘bllokut te vogel te zi’ ishte. Keshtu qe babai Ndjese Paste, por me mire mos i botoni keto lajme se nuk ju nderojne si gazete, thjesht rikujtoni nje tjeter krim ekonomik te pandeshkuar.

  5. ela says:

    Dritani ishte njeri fisnik,por ishte i vetem,goc te jesh krenare per babin tend,sepse ti e do dhe resopekton si baba si njeri e respektojme ne qe kena punu me te .qofte i paharueshem per ju si familje dhe per ne si shoqeri.Ecsh ne gjurmet e babait tend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje