Tërmeti tronditi sërish Shqipërinë këtë pasdite.
Epiqendra ishte 10 km në veri të Burrelit dhe me thellësi 23 km. Lëkundjet u ndjenë në Tiranë dhe në zonat verilindore.
Nuk raportohet për dëme, ndërsa termeti u ndje thuajse në të gjithe Ballkanin.
Sizmiologet thonë se kjo ishte lëkundja e 932-të brenda 1 muaji
Tërmetet vijojnë të shkaktojnë panik. Lëkundja e 932 është regjistruar në orën 17:40 të kësaj të shtune në zonën e Bulqizës, që sipas sizmologëve është i ngjashëm me atë të vitit 2017, në po të njëjtën shtrirje.
“Epiqendra është në veri të Bulqizës, magnituda është 5.1, paksa më e ulët se ajo e 4 korrikut, por ndjeshmëria gjithmonë favorizohet nga kushtet tektonike të tërmetit, pra nga thyerja tipike që gjeneron tërmeti.
Tërmeti është ndjerë fort lokalisht për shkak të thellësisë, ka pasur një thellësi prej 23 km dhe kjo ka bërë që tërmeti të ndjehet gjerësisht, edhe jashtë kufirit si në Maqedoni dhe Mal të zi, sipas të dhënave që disponojmë paraprakisht”, shprehet për Top Channel, Edmond Dushi, sizmiologu i Institutit të Gjeoshkencave.
Njëjtë si tërmeti i ndodhur një muaj më parë, edhe ky i 11 gushtit është pasur nga lëkundje të tjera.
“Tërmeti ishte unik, por është pasuar nga pasgoditje dhe është normale që tërmetet të cilat e kalojnë magnitudën 5, pritet të kenë goditje të menjëhershme”, shton Edmond Dushi.
Sipas sizmiologut të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, lëkundjet sizmike do të vazhdojnë: “Mendoj që do të ketë pasgoditje të tjera, nuk mund të them se sa do të jetë intesiteti i tyre, dmth a do të jetë njësoj me atë të gjirit të Lalzit apo do të jetë me një ritëm më të ulët, por që pasgoditje do të ketë”.
Magnituda 5.1
Cfar eshte 5.1? Rrush kumbulla, fiq …?
Magnitut nuk eshte njesi matese
Por shumica e lekundjeve ka epiqender gjirin e Lalzit dhe kjo mbase nuk eshte rastesi. Mbase natyra e ben vete vettingun dhe i jep nje super lekundje qe ti gropose familjarisht te gjithe hajdutet qe cfiliten dhe po ja marrin akoma shpirtin ketij populli. Mbase perendia ben ate qe nuk ben dot drejtesia dhe i zhyt hajdutet ne humnere me gjith soj e sorollop dhe me gjithe parate e vjedhura. Kuptohet qe ketu nuk perjashtohet edhe Petrit Vasili per meritat e tij artistike ne skalitjen e persosur te figures se bythelepiresit dhe pazhit te bindur deri ne flijim.
O doni edhe mund te ndodhe po I Kane themelet ne rere. Por nuk e dime,se mire do ishte
Keshtu eshte kur populli nuk degjon hoxhallaret. Qe vazhdimisht kane paralajmeruar termete e shkaterrime per shkak te imoralitetit.Qoshin keto termete thjesht paralajmerime. Dhe te mos kete me .
Cdo student i FGJM e di qe: Magnituda eshte energjia e termetit sipas shkalles Rihter. Magnituda 5.1 rihter eshte ekuivalennte me rreth 7 balle ( intesitet) . Prof. Dushi eshte specialisti dhe sizmologu ne i mire qe ka IGJEUM-i. Te tjeret kane thene mendime qe na kane zhgenjyer ne lidhje me te ardhmen e aktivitetin sizmik ne vend.