Lajm i mirë për shqiptarët, ja 12 shtetet ku mund të marrin certifikatë

10 Gusht 2018, 15:31Sociale TEMA

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë në vijim të zbatimit me sukses të lëshimit të Certifikatave të Lindjes ose Familjare për shtetasit shqiptarë në Itali, njofton se ky shërbim është zgjeruar edhe në 12 shtete të tjera.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë bënë të ditur se tashmë shtetasit shqiptarë me rezidencë në këto vende mund të tërheqin Certifikatën e Lindjes ose Familjare nëpërmjet Përfaqësive të RSH-së në: Vjenë, Sofje,

Pragë,

Budapest,

Prishtinë,

Zagreb,

Tokjo,

Podgorice,

Bukuresht,

Bratislavë,

Bernë,

Ankara,

Stamboll.

Po ashtu, MEPJ e konsideron një premtim të mbajtur të qeverisë shqiptare.

“Ofrimi i këtij shërbimi nga MEPJ përmbush objektivat dhe prioritetet e Qeverisë shqiptare për: 

Ofrimin e shërbimeve ndaj shtetasve shqiptarë jashtë territorit të RSH-së; 

Lehtësimin dhe reduktimin e ndjeshëm të kohës për marrjen e këtyre shërbimeve nëpërmjet Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore;

 Zgjerimin e gamës së këtyre shërbimeve online”, shpjegon MEPJ.

 

6 komente në “Lajm i mirë për shqiptarët, ja 12 shtetet ku mund të marrin certifikatë”

  1. Cudia says:

    Po ne Amerike dhe Kanada nuk paska shqiptare?

  2. Kalec Dega says:

    Bravo qeveria, po ate ligjin e te drejtes per votim nga emigrantet e keni shume frike, pse keshtu?
    Pse ka frike kjo qeveri dhe Edvin Rama nga ligji i se drejtes per vote ne zgjedhje nga Emigrantet qe jane plot 1 milion e gjysem ne bote.

  3. Shkodrani says:

    O paliço ne Athin, Rom, Londer atje ka shum Shqiptar

  4. bregdetari says:

    Zoti dega pse gabon? Apo nuk ke informacion te sakte. Per votimin e emigranteve, per te mundesuar edhe kete, kjo qeveri ka inicuar nje ministri te vecante, ate te diaspores. Kjo e para. E dyta ,duhet ta dish se ne debatin qe eshte bere per plotesimin e kerkesave te OSBES per permiresimin e kodit zgjedhor, PS insiston per voten e emigranteve,por eshte PD ajo qe heziton. Perpjekja eshte te perfshihet kjo ne kodin qe pritet te miratohet,brenda ketij viti dhe vota e emigranteve te behet efektive per zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme. Ky eshte realiteti prandaj mos ja keput kot, o zoti Dega

    1. Kalec Dega says:

      Si PD si PS kane frike nga vota e emigranteve. Ministria e Diaspores eshte kote, per te shpenzuar taksat e shqiptareve per udhetimet boshe te Pandeli Majkos apo Tualet Palles. Po te doje PS, me shumicen ne Parlament dhe nese e ka ne program dhe te premtuar per zgjedhjet , ku jane veprimet pervec fjalimeve dhe konferencave te Pandeli Majkos ose te beje zhurme te madhe qe ajo do vertet nje ligj per emigrantet. A nuk i intereson PS te demaskoje PD si partia qe eshte kundra ligjit per vote te emigranteve.Ose jeni naiv ose doni ti hidhni sy ketij populli qe i eshte bere truri lavazh.Premtimet e votes per emigrantin jane si ato premtimet per Gerdecin, rrugen e kombit dhe Saline ne burg, rruget kombetare te Edvin Rames dhe trenat elektrik te Lali Erit.
      Kjo puna e votes se emigrantit eshte si ajo e vetingut qe te dyja Partite e kane frike.

  5. labi says:

    po kisha spares per ne ankara Nik ka me shtet vari trapin nuk gjen me cunat e xaxit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje