FOTOT: Rrjet i ri kanalizimesh në zonën e autostradës

11 Gusht 2018, 10:12Sociale TEMA
FOTOT: Rrjet i ri kanalizimesh në zonën e autostradës

Krahas investimeve brenda qytetit, një fokus të veçantë Bashkia e Tiranës po i kushton edhe shtrirjes së investimeve në zonat rurale, duke sjellë edhe një përmirësim të infrastrukturës për qytetarët dhe bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këto zona.

Investimi i radhës nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës i përket rrjetit të kanalizimeve në zonën Industriale pas QTU, në rrugën “Bylis”.

Specialistët e UKT nxorën nga përdorimi tubacionet e vjetruara duke ofruar siguri maksimale të menaxhimit të ujërave të përdorura.

Ky investim sjell një transformim të zonës, ndërkohë që i hap rrugën e dhe investimeve të tjera infrastrukturore.

Gjithashtu, Bashkia ka ndërtuar edhe lidhje të reja me pallatet në rrugën “Bardhok Biba”. Grupet e punës plotësuan kërkesat e konsumatorëve duke garantuar tashmë furnizim normal me ujë të pijshëm për të gjithë banorët e kësaj zone.  

1 komente në “FOTOT: Rrjet i ri kanalizimesh në zonën e autostradës”

  1. shvejku says:

    Bravo lal Eri,qe po i derdh milionat me shumice atje ku te intereson ty!
    A di gje ky delirant se ka 50 mije shqiptare ne Yzberisht,qe jetojne si ne Kalkuta,se bashkia per 28 vjet nuk ka shpenzuar asnje qindarke per shtrime rrugesh,cerdhe,kopshte etj?
    Doemos se na quan qytetare te kategorise se 3 ky derdimen!
    Futja reklames lal Eri se atje ke fitim e jo ne Yzberisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje