Gjiganti gjerman i farmaceutikës, “Bayer”, është përballë akuzave të shumë grave në lidhje me një pajisje që përdoret për të parandaluar shtatzëninë e padëshiruar.
Disa gra në Australi kanë ndërmarrë një nismë ligjore, me argumentin se spiralja “Essure” u ka shkaktuar probleme shëndetësore.
Ankesa të ngjashme ka pasur në lidhje me këtë pajisje edhe në Britaninë e Madhe, SHBA dhe Kanada.
Femrat që e kanë përdorur ankohen për dhimbje kronike dhe reaksion ndaj nikelit.
Vetë “Bayer” thotë se pajisja është e sigurt, por në korrik ajo është tërhequr nga tregu amerikan, ndërsa në disa vende të tjera shitja është ndaluar, duke e shpjeguar këtë me “arsye komerciale”.
Implanti i vogël në trajtë spiraleje përbëhet nga nikeli dhe fibra të poliestrës.
Ajo përdoret si pajisje sterilizimi, pas ndalon vezën të arrijë në mitër.
Pajisja vendoset në tubat e Fallopit, ku shkakton fillimisht inflamacion. Më pas, në të njëjtin vend ndërtohet ind i ri, i cili bllokon tubat.
Por shumë gra ankohen se u është dashur ndërhyrje kirurgjikale për ta hequr spiralen.
Një grua në Australi tha se një nga efektet anësore të përdorimit të saj ka qenë humbja e kujtesës për 8 vjet.
Komplikacione të tjera kanë të bëjnë me hemorragji mestruale të çrregullt, inflamacion në zonën e legenit, dhimbje gjatë kontaktit seksual, ulje e dëshirës seksuale dhe dhimbje muskujsh.
Sipas vetë kompanisë “Bayer”, të paktën 750 mijë pajisje të tilla janë shitur në të gjithë botën. (TemA TV)
Dhe migrantët shqiptar të hedhin në gjyq qeverin Greke dhe Italiane për Krim ndaj njerzimit me eliminime fizike